Llulla e gjyshit dhe dita me shi – Xhevrije Kurteshi Nimani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

LLULLA E GJYSHIT DHE DITA ME SHI

Eh kjo mendja sa e çuditshme që është
Të merrë në krahë dhe fluturon ndër vite diku larg,
Të ulë këmbëkryq në kohët e kaluara
E të sjellë kujtime, dashuri e mall.

Ende e kam të freskët kujtimin për gjyshin tim
Që pinte duhan me llullën e tij,
Më kujtohet edhe veshja që ai e mbante
Dhe jorgani që e mbulonte në krevatin e tij.

Isha shumë e vogël vetëm katër vjeçe
Dhe vetëm dy skena për gjyshin tim i mbaj në mend,
Llullën që tymoste gjyshi me duhan
Dhe ditën me shi kur ai ndërroi jetë.

Mbështetur për murin e shtëpisë
Pika të imta shiu që binin pa pushim,
Njerëz që hynin e dilnin për ngushëllim
Ky pra është kujtimi për gjyshin tim.

Xhevrije Kurteshi Nimani

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com