Mos qaj për mua – Xhevrije Kurteshi Nimani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOS QAJ PËR MUA

Një ditë kur unë më nuk do të jem
Mos qaj ti për mua,
E di se do të të mungoj,
Por kujto të mirat e gëzimet gjatë jetës
Që edhe ti mi ke falur mua.

Një ditë kur unë më nuk do të jem
Mos u mërzit deri në ç’menduri,
Kujtoj momentet e lumtura që patëm
E lotin shumë herë që ma ke fshi.

Një ditë kur unë më nuk do të jem
Mos thuaj nuk do të këndoj e vallëzoj më,
Kujto çastet e bukura që patëm bashk
Sa herë që kënduam e vallëzuam bashk unë e ti.

Xhevrije Kurteshi Nimani

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com