Zamira Hajdari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/zamira-hajdari/ Poezi Laberia News Sun, 14 Mar 2021 20:01:17 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Zamira Hajdari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/zamira-hajdari/ 32 32 Në grackën e djallëzisë! – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2021/03/14/ne-gracken-e-djallezise-zamira-hajdari/ Sun, 14 Mar 2021 20:01:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18204 Në grackën e djallëzisë! Rreth Globit, tinëzisht vërtitesh Merimang’e zezë, pjellë e së ligës End...

The post Në grackën e djallëzisë! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në grackën e djallëzisë!

Rreth Globit, tinëzisht vërtitesh
Merimang’e zezë, pjellë e së ligës
End pezhishkën tënde, dizenjaturë websitesh
Modeluar në fasoneritë e intrigës.

Sëmurë lëngon bota..,paralizuar
Mbërthyer në grackën e djallëzisë
Me tru të mpirë nga helm i injektuar
Shpëtimin pret, prej Perëndisë.🙏🙏🙏

The post Në grackën e djallëzisë! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna ju thërret! – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/12/17/nena-ju-therret-zamira-hajdari/ Thu, 17 Dec 2020 14:59:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15819 NËNA JU THËRRET ! Ikët bijt’e mi,larg nënës mërguar Vetëm mbeta unë, n’liqen të timit...

The post Nëna ju thërret! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NËNA JU THËRRET !

Ikët bijt’e mi,larg nënës mërguar
Vetëm mbeta unë, n’liqen të timit lot
Me shpirt të plagosur e zemër coptuar
Kthehuni bij!-thërras, po s’më dëgjoni dot

Këtu në pellg loti meket zëri im
Nga klithmat e dhimbjes shpirti sakatuar
Po shuhem ngadal në t’jetes perëndim
Mjelmë krahkëputur, braktisur, vetmuar

Drejt diellit të shpresës ikët fluturim
Nën rreze të arta parajsën ëndërruar
N’vargonj të praruar, në të rremë shkëlqim
Mbetët larg bij, trupshpirt skllavëruar

Ejani bijtë e mi, malli po më tret
Ejani,kthehuni në folezën tuaj
Se guri rëndon në vendin e vet
Pa ju nuk kam jetë, pa ju fort po vuaj

The post Nëna ju thërret! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Uni yt! – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/uni-yt-zamira-hajdari/ Sat, 12 Dec 2020 11:56:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15607 UNI YT ! Ai, Un-i yt vërtet më tremb, më tremb etja jote për pushtet,...

The post Uni yt! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UNI YT !

Ai, Un-i yt vërtet më tremb,
më tremb etja jote për pushtet,
me këmbë përpiqesh të shkelësh gjithkënd,
mbi dhimbjen e tyre të sundosh ti vetë,
të ndjehesh TRIUMFATOR!!!

EGO-ja jote nuk njeh kufi e cak,
narcist i fshehur pas buzëqeshjes,
në kurthin tënd viktimat, tërheq pak nga pak,
i le të përpëliten në rrjetën e vdekjes,
ti mjeshtër MANIPULATOR!!!

Sytë e tu ngulitur brenda Un-it tënd,
kridhen në labirinthet e inteligjencës,
brenda asaj bote për të tjerë s’ka vend,
je ti, fillim dhe fund i ekzistencës,
i EGO-s PERANDOR!!!

The post Uni yt! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mendimet e mia – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/11/26/mendimet-e-mia-zamira-hajdari/ Thu, 26 Nov 2020 20:41:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15014 MENDIMET E MIA! Like free horses my thoughts Galloping through the night Stride beyond the...

The post Mendimet e mia – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MENDIMET E MIA!

Like free horses my thoughts
Galloping through the night
Stride beyond the times
Raising me to the light
Of an erudite wisdom!
Mirza!

Si kuaj të lirë mendimet e mia
Trokëllimë vargjesh, kalërim pa frerë
S’ua vesh dot maskën pandemia
Rendin përtej kohës, pluskojnë në eter!
Përtej qiejve veshin dritën, kaltërsinë
Të dlira rikthehen sërish në mua
Marr lapsin e kartën, shkruaj poezinë
Fjal’mjaltëza hoje mbush si bleta në zgjua!!!

The post Mendimet e mia – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do të vij! – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/11/21/do-te-vij-zamira-hajdari/ Sat, 21 Nov 2020 19:11:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14851 Mirmëngjes miqtë e mi të mirë! Pas një shkëputje relativisht të gjatë, u riktheva përsëri....

The post Do të vij! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mirmëngjes miqtë e mi të mirë!
Pas një shkëputje relativisht të gjatë, u riktheva përsëri. Një ndërhyrje e suksesëshme kirurgjikale, më riktheu dritë e ngjyra,në sy e në shpirt. Falënderoj Zotin dhe mjekët që më operuan! Mirse ju gjeta !

Do të vij!

Do të vij, bashkë me agimin
Me rreze dielli auror mbi mua
Me dritë shprese t’ju zboj trishtimin
Me ashtin e shpirtit t’ju them:- Ju Dua
Sepse unë jam, poete e dashurisë!

Do të vij të kridhem në oqean të lotit
Ajsbergët e dhimbjes, copash ti thërrmoj
Në gjunjë do të ulem e ti lutem Zotit
Për lumturinë tuaj, mua t’më flijoj
Mua, poeten e dashurisë!

Pas,të lë këngën time, mbi të detit valë
Tingujt ti rrëmbej era, ti përcjell jehonë
Në portë të zemrës tuaj të vij të hyj ngadalë
Si rregëtimë shpirti, që brenda jush frymon.
Frymon dashuri, këng’ e përjetsisë!

The post Do të vij! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpirt i harruar – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/06/19/shpirt-i-harruar-zamira-hajdari/ Fri, 19 Jun 2020 19:51:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8545 SHPIRT I HARRUAR ! Mos rri aty mënjanë, ti shpirt i harruar, në terrin e...

The post Shpirt i harruar – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHPIRT I HARRUAR !

Mos rri aty mënjanë, ti shpirt i harruar,
në terrin e thellë, mbuluar trishtim,
në grimcëza nate trup’i copëtuar,
thërrmohet prej dhimbjes, tretet në lëngim.

Lum’ndjenja vrastare në terr të natës rrjedhin,
mendime që mbyten në lotin e kripur,
demonë nat’sterruar jetën po ta vjedhin,
në syt’e tu të bukur, dritat janë fikur.

Ooh zgjoje agimin dritë’flakëruar,
t’ia djeg vellon natës,me rrezet e zjarrta,
gjej forcë brenda teje,mos rri aty vetmuar,
perqafoje jetën mes dritëzash të arta.

Përqafoje jetën, me të dashuruar,
çaj udhët e saj me shpresë e besim,
dhe s’do të jesh më jo, një shpirt i harruar,
do të jesh dritë jete, do të jesh bekim…

The post Shpirt i harruar – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kuvendi i bishave! – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/06/16/kuvendi-i-bishave-zamira-hajdari/ Tue, 16 Jun 2020 18:40:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8404 KUVENDI i BISHAVE ! U mblodhën bishat në kuvend, të shtrojnë e të zgjidhin hallë,...

The post Kuvendi i bishave! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUVENDI i BISHAVE !

U mblodhën bishat në kuvend,
të shtrojnë e të zgjidhin hallë,
i madh ish halli (merret me mend)
gjahu në xhungël,ish bërë i rrallë.

Luani ulur mbi fronin e vet ,
sjell elefantin pikë reference,
– Më duket se fajin e kemi vetë,
i dhamë të ketë zonë influence.
Dhe ja, ç’na bëri ai gjigand,
mblodhi bim’ngrënësit në zon’ të tijë,
për jetën e tyre, doli garant,
për ligjet e mia s’do tia dijë!

Për orë e orë,gjatë diskutuan,
merr fjalën tigri, ujku, çakalli…,
rrahën mendime e plane shtruan,
por ish e kotë, pa zgjidhje halli.
E mori fjalën dhelpra, në fund.
– Diplomacia, miq të na rrojë,
do ta sjell gjahun këtu, pa mund,
e kam një plan, të na shpëtojë.

Pa doli dhelpra, nis e thërret.
– Banorë të xhunglës, dilni festoni,
sot, elefantin do shpallim mbret
Luan gjakatarin, e rrëzuam nga froni.
Ejani, mbretit të ri ti vemë kurorë,
ta ulim atje, në fronin e lartë,
do jetojmë në paqe, s’ka më terror,
sot po fillon epokë e artë.
Do të hamë bar dhe ne ,sikur ju,
ejani vëllezër, mblidhuni këtu.

Fjalët e dhelprës besuan kafshëria,
dhe tufa tufa,dolën në lëndinë,
por shpejt mbi ta, u sul egërsia,
i prenë, i coptuan e bënë kërdinë.

Ah,ky ligj i xhunglës, sot kudo sundon,
i drejti humbet, i ligu fiton!

The post Kuvendi i bishave! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Riciklim – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/06/15/riciklim-zamira-hajdari/ Mon, 15 Jun 2020 18:33:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8370 RICIKLIM ! Ikin vitet, pareshtur rrjedhin Në shtratin e Kohës shuhen e treten Çastet e...

The post Riciklim – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
RICIKLIM !

Ikin vitet, pareshtur rrjedhin
Në shtratin e Kohës shuhen e treten
Çastet e jetës pa mëshirë na vjedhin
Humbin, harrohen, veç pak kujtime mbeten.

Lindim, rritemi, plakemi dhe vdesim
Kurmi na prehet në gji të Tokës mëmë
Në memorjen e Kohës, emrat tanë mbesin
Riciklohet Jeta, në filizat që pas lemë.

The post Riciklim – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poetit! – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/06/11/poetit-zamira-hajdari/ Thu, 11 Jun 2020 13:02:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8053 POETIT ! Ti je një klithmë!!! Klithmë miliona shpirtrash shndërruar në fjalë, shkëmbenj rrëzon copash...

The post Poetit! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
POETIT !

Ti je një klithmë!!!
Klithmë miliona shpirtrash
shndërruar në fjalë,
shkëmbenj rrëzon copash
me të dhimbjes valë….

Në stërkala dhimbjesh,
kurmi yt thërrmuar!

Por sërish këlthet!!!
Për shpirtrat e braktisur,
Zotit të Qiellit
i kërkon mëshirë,
por..,mbetën gremisur
në honet e ferrit,
lënë në errësirë…

Dhe klithma jote, jehonë e zbrazët,
aty mbet shuar…

Veç nga hiri yt,
porsi feniksi ringrihesh sërish,
me klithma oshëtimë
shqyen errësirën,
drejt dritës na grish

Zot I fatit tënd
– shpresë e rizgjuar!!!

The post Poetit! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndrrës – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/06/09/endrres-zamira-hajdari/ Tue, 09 Jun 2020 16:03:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7945 ËNDRRËS I JEP JETË! Ju……. Ëndrravrarë që dritat e shpresës keni fikur, kalvarin e jetës...

The post Ëndrrës – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ËNDRRËS I JEP JETË!

Ju…….
Ëndrravrarë
që dritat e shpresës keni fikur,
kalvarin e jetës tërhiqni zvarrë
nëpër errësirë,vdekjen duke pritur!!!
Ju…….
Skllevër te nënshtruar
të Vrasësit të Ëndrrave..,
s’e shikoni Dritën mjeranë të verbuar?!
Dilni nga skutat e dëshpërimit,
mjaft I kënduat mjerimit,
ëndrrës së vrarë,
shkallmoni vargonjtë e skllavërimit,
te gjithë tok, te Dritës flamurtarë…
Drita nuk është dhunë,
nuk është grusht urrejtje që godet,
Drita është Dituri,
Dashuria që jep jetë…
Prej mijëra vitesh na flet Historia
dhuna,mizoria pjell dhunë e mizori,
në llumra urrejtjesh mbytet njerëzia,
rrokullisen sisteme, vdesin ideale,
akoma më i egër sistemi i ri…
Vetëm DITURIA sjell prosperitet,
DASHURIA jetën, të ëmblën lumturi
DRITA çjerr errësirën ..,
dhe ëndrrës i jep jetë…

The post Ëndrrës – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>