Uni yt! – Zamira Hajdari
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
UNI YT !
Ai, Un-i yt vërtet më tremb,
më tremb etja jote për pushtet,
me këmbë përpiqesh të shkelësh gjithkënd,
mbi dhimbjen e tyre të sundosh ti vetë,
të ndjehesh TRIUMFATOR!!!
EGO-ja jote nuk njeh kufi e cak,
narcist i fshehur pas buzëqeshjes,
në kurthin tënd viktimat, tërheq pak nga pak,
i le të përpëliten në rrjetën e vdekjes,
ti mjeshtër MANIPULATOR!!!
Sytë e tu ngulitur brenda Un-it tënd,
kridhen në labirinthet e inteligjencës,
brenda asaj bote për të tjerë s’ka vend,
je ti, fillim dhe fund i ekzistencës,
i EGO-s PERANDOR!!!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
