Mendimet e mia – Zamira Hajdari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MENDIMET E MIA!

Like free horses my thoughts
Galloping through the night
Stride beyond the times
Raising me to the light
Of an erudite wisdom!
Mirza!

Si kuaj të lirë mendimet e mia
Trokëllimë vargjesh, kalërim pa frerë
S’ua vesh dot maskën pandemia
Rendin përtej kohës, pluskojnë në eter!
Përtej qiejve veshin dritën, kaltërsinë
Të dlira rikthehen sërish në mua
Marr lapsin e kartën, shkruaj poezinë
Fjal’mjaltëza hoje mbush si bleta në zgjua!!!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com