Ardian Muca Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ardian-muca/ Poezi Laberia News Tue, 23 Jun 2020 00:25:36 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ardian Muca Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ardian-muca/ 32 32 Ku je ardhmëri..?! – Ardian Muca https://poezi.laberianews.com/2020/06/23/ku-je-ardhmeri-ardian-muca/ Tue, 23 Jun 2020 00:25:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8733 Ku je ardhmëri..?! Ardhmëri e ngrirë në gryka dyfeqesh. Ngre supet koha,që s’di ç’ka ngjarë!...

The post Ku je ardhmëri..?! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku je ardhmëri..?!

Ardhmëri e ngrirë në gryka dyfeqesh.
Ngre supet koha,që s’di ç’ka ngjarë!
Mendimligët i zejnë pusi si merimanga leqesh.
Mentaliteti i vjetër,na e shkel lirinë ,s’i kusarë.
*
Vëllavrasja tek gjuha mpreh thikën.
Ardhmëria pastron e vajis dyfeqet.
Koha me duart në kokë dredh frikën.
Nyjes gordiane,i shton nyjet dhe leqet.
*
Fluturon krahu e truri me vaporë e dalika.
Mbyllur në valixhe,dhimbja lotshkarë.
Nuk po e do njeriu njerinë as dy dakika.
Po ikin nga kjo tokë,bedelë e kllosharë..!

The post Ku je ardhmëri..?! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jetuam si engjëj,në shtromat e shejtanit..! – Ardian Muca https://poezi.laberianews.com/2020/06/18/jetuam-si-engjejne-shtromat-e-shejtanit-ardian-muca/ Thu, 18 Jun 2020 18:15:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8472 Mirembrema miq kudo,që jeni e frymoni..! Jetuam si engjëj,në shtromat e shejtanit..! Vërtetë u rrita...

The post Jetuam si engjëj,në shtromat e shejtanit..! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mirembrema miq kudo,që jeni e frymoni..!

Jetuam si engjëj,në shtromat e shejtanit..!

Vërtetë u rrita krenar,në këto rrugica.
Nderin e Dinjitetin,i kisha të vetmit shokë.
Nuk dolëm nga avllia ,as nga plevica.
Me Laron e Balon ishim miq për kokë..!
*
Krenarinë na e vranë tek kloni i shtetrrethimit.
Trimin e Shpresën i spiunote “Besniku i partisë”.
Dembeli e hajduti ishin mbretër të kolektivizimit.
Guximtarët dhëmbë mpirë,ikën pêrtej avllisê.
*
Me Vullnetin u rrita e lidhëm besën.
Në vitet e Lirisë,me Lumturinë vura kurorë.
Mora rrugën e Mërgimin,të gjenim Shpresën.
Që hiqej e fejuar,po unazën,se mbante n’dorë.
*
Për zgafellat e jetës,nuk lashê gjë pa thênë.
Me muzën xanxare i këndova qoka sovranit.
Kush m’dha jetë e dinjitet,u thirra babê e nênë!..
“Jetuam s’i engjëjt në shtromat e shejtanit”..!

The post Jetuam si engjëj,në shtromat e shejtanit..! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa të desha moj flokborë..! – Ardian Muca https://poezi.laberianews.com/2020/06/16/sa-te-desha-moj-flokbore-ardian-muca/ Tue, 16 Jun 2020 20:36:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8432 Fundjave të bukur e klm familjarisht miq.! SA të desha moj flokborë..! U takuam moj...

The post Sa të desha moj flokborë..! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fundjave të bukur e klm familjarisht miq.!

SA të desha moj flokborë..!

U takuam moj flokborë..!
Ato ditë të akullt’ dhjetori.
Era t’i pushpuriste flokët me dorë.
Shkrinte kristalet zjarrmia te kraharori.
*
Ditên , që erdhe me vello e makinë.
Në gjethishte këndonte bilbili.
Prilli e kishte pranverën mbi shpinë.
Në lëndina pjalmohej,lulja e tërfili.
*
Ah, për ato kristale,kisha një mallë..!
Doja s’i bleta t’u thithja ato pjalmore.
Të thoshte nëna,duke t’puthur në ballë.
“Ma mbushe biro shtëpinë,plot me lulebore..!
*
Më humbi filli,në ato pjalmore.
Ah ato nektarina të ardhura prillit.!
M’u shkrinë kristalet e tua,s’i lulebore.
Barutlagur kërkova t’i, vëj flakën fitilit..!

The post Sa të desha moj flokborë..! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Puthja e nje gruaje..! – Ardian Muca https://poezi.laberianews.com/2020/06/11/puthja-e-nje-gruaje-ardian-muca/ Thu, 11 Jun 2020 11:43:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8043 Miremengjes e nje jave te mbare miq kudo qe jeni..! Puthja e nje gruaje..! Më...

The post Puthja e nje gruaje..! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Miremengjes e nje jave te mbare miq kudo qe jeni..!

Puthja e nje gruaje..!

Më ndali,më puthi dorën e m’tha;
Me fal,që mendjen,s’ta puth dot kurrë.
Pasi me vështroj në sy,pa mëndje m’la.
Lermë t’ë puth ato burime,ku nis kjo gurrë..!
*
Butësisht me gishta m’ledhatoj fytyrën.
Ajo si kameleon pigmentin ndryshonte.
U stepa,i’a kuptova sjelljen e mënyrën.
Një puthje me hir’ e pa pahir po kerkonte!..
*
Më fal,që jam e dashuruar,ështe faji ìm..!
Ama unë dua poezin tënde e s’të dua ty!
Po ato dy liqene, lermë ti kem inspirim
Te shoh panoramat e bukura,që ke në sy.
*
Nga fjalët e asaj gruaje mbeta guhak.
Me veprimet e saj nisi t’më tundonte!.
Mes njerzëve sikur e pash veten çullak.
Kur fytyrën me puthje,nisi t’ma mbulonte.

The post Puthja e nje gruaje..! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk i bëj plagjiaturë zotit..! – Ardian Muca https://poezi.laberianews.com/2020/06/09/nuk-i-bej-plagjiature-zotit-ardian-muca/ Tue, 09 Jun 2020 16:15:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7950 Nuk i bëj plagjiaturë zotit..! Piktura jote,ishte një katrahurë. Nuk di nga e gjete at...

The post Nuk i bëj plagjiaturë zotit..! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk i bëj plagjiaturë zotit..!

Piktura jote,ishte një katrahurë.
Nuk di nga e gjete at dreq piktori?!
Më dukeshin nuret e tua,s’i një gravurë.
Përpëlitej eliksiri,i rrihnin valvulat nga zori!.
*
Pa më thuaj,s’i të pa,ai dreq piktori..?!
Apo t’i nga turpi,hiret me dorë i mbulove?!
Ç’fat pati ky dreq,po sa keq të nxori!..
Pasi u shëllye mirë,të tha;mjaft na tundove.
*
Më mirë beso tek poeti dhe poezia..!
Poeti me fjalët e muzës,të bën pikturë.
Sa i bukur portreti yt në fjalët e mia.
Nuk i vjedh penelin zotit,të bëj plagjiaturë..!

The post Nuk i bëj plagjiaturë zotit..! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bletës time lozonjare..! – Ardian Muca https://poezi.laberianews.com/2020/06/06/bletes-time-lozonjare-ardian-muca/ Sat, 06 Jun 2020 14:48:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7783 Bletës time lozonjare..! Ah,moj bletë, t’i moj bletë..! Lozonjare e belkëputur. Si nuk u lodhe,në...

The post Bletës time lozonjare..! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bletës time lozonjare..!

Ah,moj bletë, t’i moj bletë..!
Lozonjare e belkëputur.
Si nuk u lodhe,në këtë jeté?!
Nuk le lule,nektar pa ndukur..!
*
Kur të zura,ty moj bletë.
Po ndiqja lêndinës,një pilives.
Tek trendafili fleté fletë.
Po pudrosje syt’ e zesë.
*
Kisha mall për një bletë..!
Ta çoja në timen koshere.
Mjaltin shtruar pete petë.
T’a sillte me arom lulevere.
*
Të shërbeva e bëra bletarin.
Ndjehu blet e princesh çapkani.
Buzë pjalmuar sillma nektarin.
Mbushmi pitet,t’kênaqet xhani..!
*
Thumbin ruaje për të tjerë.
Që lakmojnë të përdëlluar.
Kur luleve duan t’u marrin erë.
Mbro eliksirin e tyre me të pickuar..!
*
Gazit të ditës,të zura moj bletë.
Në hojet e mia,të dua punetore.
Bëj,të thashë,,siç ta do zemra vetë.
Vjeshtës do t’i vjel ato pjalmore..
*
Me pilivesën,kot më ngatrrove.
Nektarin e luleve ishim te gjerb.
Nga marazi në dorë,më pickove.
Një plag e vjetër, që akoma dhemb.
*
Pse trishtohesh dhe më rri tulatur..?!
Imprenjimi e dashuria,nuk janë njëlloj.
Po ndjeve zemrës tënde një të zugatur.
Nuk hyjne n’koshere,as pilives,as xixëlloj..!

The post Bletës time lozonjare..! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hapma atë derë..! – Ardian Muca https://poezi.laberianews.com/2020/06/04/hapma-ate-dere-ardian-muca/ Thu, 04 Jun 2020 18:47:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7638 Hapma atë derë..! Nën tingujt e një serenate. S’i Romeoja i Shekspirit..! Tek porta jote...

The post Hapma atë derë..! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hapma atë derë..!

Nën tingujt e një serenate.
S’i Romeoja i Shekspirit..!
Tek porta jote me dy kanate.
Pash t’i ndalej fryma fakirit.
*
Çelma moj katile..!
Hapma atë derë.
Shikomë si jam bër zile.
Ndaj bëma këtë nderë.
*
Nuk më solli udha.
Dhe mos më thuaj ikë.
Varëm s’i patkua.
Mbamë tek syri magjik.
*
Eja moj petalndritur.
Dilmë një herë në prag.
Të ta bêj të ditur..!
Për ty vij nga larg..!
*
Kurioz dua të di..?
Shujtën kush ta mbledh..?!
Arom e kulumbri..?
Kofinin n’krah kush e hedh.?!
*
Hapmi ato kanate.
Dilmë o qepariz.
Rreth avllisê sate.
Me laron do gavgis.
*
Postafit në ngelsha.
Brenda nuk do futem.
Po kërkëlliu mentesha..!
Në gjunjë do të lutem..!

Mirembrema e javen e mbare miq,kudo qe Jeni..!Klm familjarisht..!

The post Hapma atë derë..! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Inatin e nxora tek drutë.! – Ardian Muca https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/inatin-e-nxora-tek-drute-ardian-muca/ Sat, 30 May 2020 17:54:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7331 Inatin e nxora tek drutë.! Në oborrin tënd pash disa pula e një patë. Dhe...

The post Inatin e nxora tek drutë.! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Inatin e nxora tek drutë.!

Në oborrin tënd pash disa pula e një patë.
Dhe balon në kolibe që filloj të gavgiste.
Në pirgun e druve rrinte ngulur një sopatë.
Që u bënte roje druve,po askush s”i priste..!
*
Rrëmbeva bishtin “tradhëtar”të sopatës.
Inatin që s’të gjeta e nxora me drutë e tharë.
Doli mamaja gjasme t,’ushqente zogjt’e patës.
Me syt çuditës pyeste:”nga doli ky druvarë”?,,,
*
Pastaj nxori celularin e bëri një telefonatë.
S’di kush e nxehu,filloj të fliste e shqetësuar.
Bëri disa levizje siç bëjnë zakonisht gratë.
Vuri duart në faqe e iku duke nunëruar..!
*
Pas pak m’solli kafenë e glikonë.
Donte te fliste po veç më shikonte.
Bir,nuk më thua ,emrin si ta thonë..?!
“Lëri drutë,po eja pi kafenë”,po më ftonte.
*
Mbështeta sopatën pas murit të avllisë.
Fshiva djersët dhe me zor nxora dy fjalë..!
“T’i digjni gëzuar”,-urova zonjën e shtëpisë..!
Ndërsa vajzës thuaji:”drutë i çau një djalë”!

The post Inatin e nxora tek drutë.! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy kunguj nën sjetull..! – Ardian Muca https://poezi.laberianews.com/2020/05/27/dy-kunguj-nen-sjetull-ardian-muca/ Wed, 27 May 2020 19:03:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7188 Dy kunguj nën sjetull..! Tinës vij me natën, të troka n’portë. Ajo përplas kêmbët,duart i...

The post Dy kunguj nën sjetull..! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy kunguj nën sjetull..!

Tinës vij me natën, të troka n’portë.
Ajo përplas kêmbët,duart i ngroh me frymë.
E zalizur zemra tundet e vibron n’aortë.
Idiliket kuntime shkundin t’bardhën brymë.
*
Mê regetijnë lotët syrit nën vetull.
Gjunjët s’më binden,dihasin djersitur.
Rropatet zemra t’mbaj dy kunguj nën sjetull.
Po i merren kêmbët dhe ikën e çoroditur.
*
Me grushta largoj ujin brenda varkës.
Lëpihen dallgêt mbi iniciale i turren bojês.
Erën e kajmakut tënd e ndjej pranë flakës.
Ruaj si golja,mos ma marrin kockën prej gojës.
*
Jo gjithçka që ndrin jetës, është thesar.
Braktisa e njeriut të dashur ka një kosto..
Farkimi në kudhën e vjetër na bëri mëkatar.
“Mos t’kesh një njeri të t’sjell një komposto”..!

The post Dy kunguj nën sjetull..! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ejani nën hijen e manit…! – Ardian Muca https://poezi.laberianews.com/2020/05/26/ejani-nen-hijen-e-manit-ardian-muca/ Tue, 26 May 2020 19:31:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7148 Ejani nën hijen e manit ..! Ejani të mblidhemi dhe një herë,mor amani. Te hajmë...

The post Ejani nën hijen e manit…! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ejani nën hijen e manit ..!

Ejani të mblidhemi dhe një herë,mor amani.
Te hajmë qershi nën hijen e manit,të vjetër..!
Të luajmë me top lecke aty tek lëmi.
Të kërcejmë degë më degë,si një ketër..!
*
Ejani të mblidhemi nën hijen e manit.
Të marrim një këngë me rite djalërie.
Të nxjerrim dufin, qefin t’i bëjme xhanit.
Si aksesore të varim në vesh vëthë qershie.
*
Të kujtojmë rubinat,vajzat e djalëise..!
Që viheshin në garë,s’linin pemë pa hipur.
Në gji i fusnin kokrrat e qershisë.
Dhe me bistakë rrushi ,na patën gostitur.
*
Ne djemve na kishte lezet kënga pleqërishte.
Të çiltër e të sinqertë,nuk dinim të shtireshim!
Luanim me vajzat kukafshehti në gjethishte.
Sa herë u çorrëm e nuk qanim kur vriteshim..?!
*
Një herë i’u ngjita manit kokër pjekur.
Habitur gjeta një biskoj në man shartuar!.
Bëra të thërras shokët,për ç’ kisha gjetur.
Po ajo më vuri gishtin n’buzë,për mos treguar.
*
Për ç’ka gjeta aty e di zoti dhe xhani..!
Mbas mënit,hanim pjeshk,kajsi e mollë.
Nê vjeshta hipja e haja rrushin tek mani.
Ftuan e prisnim tek cepi i murit n’shkollë.
*
Vjeshtës mblidheshim nën hijen e arrës.
Ndiznim zjarr e këndonim pleqërishte..!
Kujtimet i breu moleja,pemët dhëmbi i sharrës.
Në lëm hedh valle ferra e mbirë në gurishte..!

The post Ejani nën hijen e manit…! – Ardian Muca appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>