Nuk i bëj plagjiaturë zotit..! – Ardian Muca

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nuk i bëj plagjiaturë zotit..!

Piktura jote,ishte një katrahurë.
Nuk di nga e gjete at dreq piktori?!
Më dukeshin nuret e tua,s’i një gravurë.
Përpëlitej eliksiri,i rrihnin valvulat nga zori!.
*
Pa më thuaj,s’i të pa,ai dreq piktori..?!
Apo t’i nga turpi,hiret me dorë i mbulove?!
Ç’fat pati ky dreq,po sa keq të nxori!..
Pasi u shëllye mirë,të tha;mjaft na tundove.
*
Më mirë beso tek poeti dhe poezia..!
Poeti me fjalët e muzës,të bën pikturë.
Sa i bukur portreti yt në fjalët e mia.
Nuk i vjedh penelin zotit,të bëj plagjiaturë..!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com