Bletës time lozonjare..! – Ardian Muca
Bletës time lozonjare..!
Ah,moj bletë, t’i moj bletë..!
Lozonjare e belkëputur.
Si nuk u lodhe,në këtë jeté?!
Nuk le lule,nektar pa ndukur..!
*
Kur të zura,ty moj bletë.
Po ndiqja lêndinës,një pilives.
Tek trendafili fleté fletë.
Po pudrosje syt’ e zesë.
*
Kisha mall për një bletë..!
Ta çoja në timen koshere.
Mjaltin shtruar pete petë.
T’a sillte me arom lulevere.
*
Të shërbeva e bëra bletarin.
Ndjehu blet e princesh çapkani.
Buzë pjalmuar sillma nektarin.
Mbushmi pitet,t’kênaqet xhani..!
*
Thumbin ruaje për të tjerë.
Që lakmojnë të përdëlluar.
Kur luleve duan t’u marrin erë.
Mbro eliksirin e tyre me të pickuar..!
*
Gazit të ditës,të zura moj bletë.
Në hojet e mia,të dua punetore.
Bëj,të thashë,,siç ta do zemra vetë.
Vjeshtës do t’i vjel ato pjalmore..
*
Me pilivesën,kot më ngatrrove.
Nektarin e luleve ishim te gjerb.
Nga marazi në dorë,më pickove.
Një plag e vjetër, që akoma dhemb.
*
Pse trishtohesh dhe më rri tulatur..?!
Imprenjimi e dashuria,nuk janë njëlloj.
Po ndjeve zemrës tënde një të zugatur.
Nuk hyjne n’koshere,as pilives,as xixëlloj..!
