Eleni Mingu Bircaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/eleni-mingu-bircaj/ Poezi Laberia News Mon, 14 Sep 2020 19:20:08 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Eleni Mingu Bircaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/eleni-mingu-bircaj/ 32 32 Lulja e tulipanit – Eleni Mingu Bircaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/14/lulja-e-tulipanit-eleni-mingu-bircaj/ Mon, 14 Sep 2020 19:20:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12420 LULJA E TULIPANIT Lule e Tulipanit Qënke rritur shumë , Sa herë kam kaluar Si...

The post Lulja e tulipanit – Eleni Mingu Bircaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LULJA E TULIPANIT

Lule e Tulipanit
Qënke rritur shumë ,
Sa herë kam kaluar
Si s’të kam parë unë?!

Unë këtu kam qenë
Por s’më ke parë ti,
Se isha e vogël
Jam rritur tani!.

Meqë je i pari
Mos rri dhe më shiko,
Merrëm ti me vete
E në kopsht më ço!

Kur flladi i mëngjesit
Të fryjë në pranver,
Veç erë tulpani
Ti të ndiesh përherë!.

Do të marr patjetër
Se pa ty s’rri dot ,
Do jesh ti e para
Të më mbushësh baçen plot.

The post Lulja e tulipanit – Eleni Mingu Bircaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bonjakja – Eleni Mingu Bircaj https://poezi.laberianews.com/2020/06/10/bonjakja-eleni-mingu-bircaj/ Wed, 10 Jun 2020 19:50:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7980 “Bonjakja” Imazhin tënd të dikurshëm Bonjake, E imagjinoj përherë në sfondin e qytetit, Tek sa...

The post Bonjakja – Eleni Mingu Bircaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Bonjakja”

Imazhin tënd të dikurshëm Bonjake,
E imagjinoj përherë në sfondin e qytetit,
Tek sa ecje me hapat e mëdha,
Dhe humbisje k’thesave të rrugicave,
Prej vuajtjeve e rremetit!.

Diku kërkoje të coptuarën nga fantazma kuçedrash
Atë të ngrohtën fole,
Të rindërtuar në dy strheza të kundërta!.

Ndër vite në negativin e syve të mi,
E fiksuar si dikur ke mbetur,
Ashtu e krruspull në krahët
e pemës së moçme përsëri,
Duke cicëruar me atë zërin e mekur!.

Dritë-hijeve pas xhamave të tejdukshëm,
të krisur,
Si zemra jote e vogël e brishtë,
Tablloja e zonjës si Pranvera
e fund Vjeshte
Me duart mbështetur pas tyre
Më shfaqet sërisht!.

Ti s’kërkove asgjë nga askush
e as kësaj bote,
Përveçse një qoshe ku të s’trukeshe
e të kaloje trishtimin e netëve të gjata,
Grimcë Djamanti ,ngelur në cepin e ndonjë
buze fllad Pranveror,
Ditëve të zymta ,të acarta!.

The post Bonjakja – Eleni Mingu Bircaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pranë Adriatikut – Eleni Mingu Bircaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/23/prane-adriatikut-eleni-mingu-bircaj/ Sat, 23 May 2020 18:38:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6947 PRANË ADRIATIKUT Në bregun e San Cataldos, në Itali, këtë mbasdite po kaloj në bukurinë...

The post Pranë Adriatikut – Eleni Mingu Bircaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PRANË ADRIATIKUT

Në bregun e San Cataldos, në Itali,
këtë mbasdite po kaloj
në bukurinë magjepse nën kaltërsi,
ku dhe valzat drithëruse belbëzojnë.

Janë po të njëjtat valëza gazmore
që më ledhatonin dikur fëmijë,po kështu,
nën rrezet e arta diellore,
zhytur si sirenë ,në ujin e tejdukshëm, blu.

Janë po këto valëza
që lagin bregun tjetër,
qytetin tim të ëndrrave, Vlorën
ku kam lënë gjurmët e jetës.

Eshtë po ky det,i Adriatikut,
që e adhuroja shumë që fëmijë
pa ditur rrugëtimin e jetes
ndodhem përsëri në njërin breg të tij.

E.M.B. (23-6-2017)

The post Pranë Adriatikut – Eleni Mingu Bircaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si engjëll ti shfaqesh – Eleni Mingu Bircaj https://poezi.laberianews.com/2020/03/22/si-engjell-ti-shfaqesh-eleni-mingu-bircaj-2/ Sun, 22 Mar 2020 08:21:52 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1975 SI ENGJËLL TI SHFAQESH Si engjëll ti shfaqesh dhe si anije pa kapiten pret gjëmimet...

The post Si engjëll ti shfaqesh – Eleni Mingu Bircaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SI ENGJËLL TI SHFAQESH

Si engjëll ti shfaqesh
dhe si anije pa kapiten
pret gjëmimet e shtrëngatave
si ujk plak i etur…

Si hije zezë kalëron botës
pret lisa,
pret filiza,
si shenjtore e përlotur
përulesh edhe qesh nën buzë.

Druvar tu ç’faroftë emri
që po bën kërdinë pa masë në turma
diellin po mbulon me perçe të zezë,
bilbilat po i kthen në shudhmemecë.

The post Si engjëll ti shfaqesh – Eleni Mingu Bircaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rruga e mallkuar – Eleni Mingu Bircaj https://poezi.laberianews.com/2020/02/22/rruga-e-mallkuar-eleni-mingu-bircaj/ Sat, 22 Feb 2020 12:08:15 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=453 Rruga e mallkuar Është një zë që ndihet nga thellësia e detit, përzihet me oshtimat...

The post Rruga e mallkuar – Eleni Mingu Bircaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rruga e mallkuar

Është një zë që ndihet
nga thellësia e detit,
përzihet me oshtimat e dallgëve
dhe arrin skajet e qiellit.

Kush ka gjetur bijën time,
i lutem:të ma trajtojë mirë,
ta puthë, taledhatojë,
ti dhurojë pak dashuri.

Nga gjiri ma hoqën shpejtë,
ma shkëputën pa mëshirë,
kur mora rrugëpn e mallkuar të kurbetit
për një jetë më të mirë…

Ti dhuoja arusha, lodrat që donte,
ta gëzonte plotshisht fëmijërinë
të luante, të ëndërronte
të flinte në gjirin tim…

Mos ma bëni të lotojë
se unë zërin ia dëgjoj,
s’jam e fuqishme të dal
nina nënat ti këndoj…

Këtu ku jam, vendi s’më mbanë
gjesdis nga të gjitha anët
nga dhimja, dëshperimi
dridhet toka, gjunjzohen malet

The post Rruga e mallkuar – Eleni Mingu Bircaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mëmëdheu – Eleni Mingu Bircaj https://poezi.laberianews.com/2020/02/21/memedheu-eleni-mingu-bircaj/ Fri, 21 Feb 2020 07:19:31 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=283 Mëmëdheu Më premtove se do të ktheheshe edhe pse do të shkoje larg, s’do të...

The post Mëmëdheu – Eleni Mingu Bircaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mëmëdheu

Më premtove se do të ktheheshe
edhe pse do të shkoje larg,
s’do të harroje folenë e vjetër
dhe bekimin që të dhashë!.

S’të kam harruar Mëmëdhe,
s’do të harroj kurrë,
por si shumë mërgimtarë
premtini nuk varej nga unë.

Dhe këtu ku jam s’kam fole
endem por si trumcak,
kam vetëm zogjtë e mi mëmëdhe
që tashmë ju janë rritur krahët.

Kanë gjetur bilbilat me këngë,
të rrtitur po në këtë natyrë,
kanë bërë zgjedhjen e tyre,
ashtu, si dikur dhe unë, të lirë.

Kanë krijuar çerdhet mëmësore
me zogjë të bukur ngjyra -ngjyra,
me grimcat e tua qelizore,
me cicërimat e mia më të dëlirta.

The post Mëmëdheu – Eleni Mingu Bircaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>