Rruga e mallkuar – Eleni Mingu Bircaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Rruga e mallkuar

Është një zë që ndihet
nga thellësia e detit,
përzihet me oshtimat e dallgëve
dhe arrin skajet e qiellit.

Kush ka gjetur bijën time,
i lutem:të ma trajtojë mirë,
ta puthë, taledhatojë,
ti dhurojë pak dashuri.

Nga gjiri ma hoqën shpejtë,
ma shkëputën pa mëshirë,
kur mora rrugëpn e mallkuar të kurbetit
për një jetë më të mirë…

Ti dhuoja arusha, lodrat që donte,
ta gëzonte plotshisht fëmijërinë
të luante, të ëndërronte
të flinte në gjirin tim…

Mos ma bëni të lotojë
se unë zërin ia dëgjoj,
s’jam e fuqishme të dal
nina nënat ti këndoj…

Këtu ku jam, vendi s’më mbanë
gjesdis nga të gjitha anët
nga dhimja, dëshperimi
dridhet toka, gjunjzohen malet

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com