Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mëmëdheu

Më premtove se do të ktheheshe
edhe pse do të shkoje larg,
s’do të harroje folenë e vjetër
dhe bekimin që të dhashë!.

S’të kam harruar Mëmëdhe,
s’do të harroj kurrë,
por si shumë mërgimtarë
premtini nuk varej nga unë.

Dhe këtu ku jam s’kam fole
endem por si trumcak,
kam vetëm zogjtë e mi mëmëdhe
që tashmë ju janë rritur krahët.

Kanë gjetur bilbilat me këngë,
të rrtitur po në këtë natyrë,
kanë bërë zgjedhjen e tyre,
ashtu, si dikur dhe unë, të lirë.

Kanë krijuar çerdhet mëmësore
me zogjë të bukur ngjyra -ngjyra,
me grimcat e tua qelizore,
me cicërimat e mia më të dëlirta.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com