Ildije Xhemali Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ildije-xhemali/ Poezi Laberia News Sun, 13 Feb 2022 07:52:14 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ildije Xhemali Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ildije-xhemali/ 32 32 Fatos Mero Rrapaj – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2022/02/13/fatos-mero-rrapaj-ildije-xhemali/ Sun, 13 Feb 2022 07:52:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22633 *** Fatos Mero Rrapaj Mos ndoshta e keni harruar Këtë emër thellë vluar?! Që Shqipëris’...

The post Fatos Mero Rrapaj – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***
Fatos Mero Rrapaj

Mos ndoshta e keni harruar
Këtë emër thellë vluar?!
Që Shqipëris’ i ra përqark
Mblodhi fjalën rrënjë gjak.

Si bleta me fjalën labe
Mbushi hojet shumë kate.
E ardhmja t’ njoh trimërinē
Por dhe fjalë bukurinë.

Trokiti në çdo shtëpi çami
Përzën’, djegur nga vatani
Voli, shkroi ënthin e fjalës
Mbas t’ i mbetej djalit, vajzës.

Sa punoi a u pagua?
Sot për të kush u kujtua?
Kemi “halle” më të mëdha
Akademisë pika s’ i ra.

Në se doni që tek burimi
Qartë, drejt gjuhën të njihni
Notoni në çamërishten
Arvaniten dhe arbërishten.

Fjala- vluar e nëndialektit çam
me kuptimin: i ruajtur me dashuri
Ënthin e fjalës- fjalë të zgjedhura

The post Fatos Mero Rrapaj – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Fruta” të pashijuara – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2021/12/26/fruta-te-pashijuara-ildije-xhemali/ Sun, 26 Dec 2021 18:16:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22362 *** “Fruta” të pashijuara “Mollë të ndalueme” shkroi i madhi Migjen. Dhe shumë, sa shumë...

The post “Fruta” të pashijuara – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***
“Fruta” të pashijuara

“Mollë të ndalueme”
shkroi i madhi Migjen.
Dhe shumë,
sa shumë i dhamë të drejtë
Se në çdo kohë
pengesa, ndalime ka e gjen
Edhe sot pas një shekulli
të ikur e tjetri vjen.

Çdo brez përpiqet e ndreq
një gur shtrembërt vën’
Nga të parët tanë, nga padija,
koha a babëzia.
Në rrugën që hapëm
t’ na pengojnë jo nuk i lëm’
Se për diçka, vendosur keq
do t’ ngatrrohemi për dreq

Dhe ky brez, përpara një hap
ca shkallë më lart
“Mollë të ndalueme” ka,
edhe pse nuk do.
Ligj jete, respektuar kushdo
Brezat vihet përballë
“Ca pemë” do mbjellësh,
të tjerët i shijojnë ato.

Poezi e përmbledhjes po me titullin “FRUTA” TË PASHIJUARA”

The post “Fruta” të pashijuara – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkëlqimi nuk t’u venit – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2021/08/27/shkelqimi-nuk-tu-venit-ildije-xhemali/ Fri, 27 Aug 2021 15:18:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20726 Shkëlqimi nuk t’u venit Vitet ikin dhe unë po zvogëlohem Thinjat mbuluar, gjithçka po rrëgjohet....

The post Shkëlqimi nuk t’u venit – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Shkëlqimi nuk t’u venit

Vitet ikin dhe unë po zvogëlohem
Thinjat mbuluar, gjithçka po rrëgjohet.
Për çudi, gjurmët, mësimet e tua
Më tepër shkëlqejnë edhe ndriçohen.
Desha të të ngjaj si nënë

Arrita,…
tek thoi i tëndes këmbë
Desha të të ngjaj si gjyshe
Oh sa gjëra bëra ndryshe
Por shumë larg mbeta
Nuk maten me kilometra

Nëna ime e sakrificës
Edhe pse e së djeshmes
Kapedane e së nesërmes
Nëna ime e tallazeve të mëdha
Që i mposhti e mbijetoi
Në udhën e punës na drejtoi.

Në respekt të NËNAVE tê brezit tim !

The post Shkëlqimi nuk t’u venit – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna është e bukur – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2021/08/26/nena-eshte-e-bukur-ildije-xhemali/ Thu, 26 Aug 2021 16:42:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20676 Nëna është e bukur Dija Që zhvillohen vetëm konkurse bukurie Ku njeriu kënaqet,admiron Me çfarë...

The post Nëna është e bukur – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna është e bukur

Dija
Që zhvillohen vetëm konkurse bukurie
Ku njeriu kënaqet,admiron
Me çfarë Zoti krijon.
Por mësova se konkurse shëmtie
Njeriu ka zhvilluar e zhvillon
Mësova dhe për “Akromegalia”
Sëmundje, gruan-nënë e shëmton
Dhe Nëna Mari e pranoi këtë titull
Pa çka se u tall, u pështy
Rriti të sajtë fëmi
Ç’ kojçidecë e dhimbshme!

Merjem, Mari
Nënat, që njerëzimi nderon
“Mari” dhe nënën që poshtrtron

Dhe ,shpesh, përjetohet kjo ndjenjë
Por jo tek çdo grua.
Në rini
Kur gëzon fuqi e bukuri
Trajtuajtur me dashuri
Përkujdesje, njerëzi
Harruar, larguar
Kur e shēmtuara pleqëri
Afrohet tek nëna, e ndryshon
S’ma thotë goja “e shëmton.”
E shndrron në tjetër njeri.
Fëmijtë harrojnë
A s’ duan ta kuptojnë
Burimi i çdo mirësie
Burimi i çdo bukurie
E mënçurie
Është kjo NËNË!

Lexova për një konkurs shëmtie, ku një nënë, dikur grua e bukur,
por gjatë lindjes së katër fëmijëve të saj dhe rritjes së tyre u shëmtua
e prekur nga “Akromegalia” mori pjesë duke fituar edhe titullin poshtërues
“Gruaja më e shëmtuar në botë” për të rritur fëmijtë e saj mbetur jetim.

The post Nëna është e bukur – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ruzha Drashiq (Nënës serbe që proteston ndaj Gjykatës Speciale) – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2021/04/09/ruzha-drashiq-nenes-serbe-qe-proteston-ndaj-gjykates-speciale-ildije-xhemali/ Fri, 09 Apr 2021 20:35:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18881 Ruzha Drashiq Nënës serbe që proteston ndaj Gjykatës Speciale Zonja, mund t’ ishe me tjetë...

The post Ruzha Drashiq (Nënës serbe që proteston ndaj Gjykatës Speciale) – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ruzha Drashiq

Nënës serbe që proteston ndaj Gjykatës Speciale

Zonja, mund t’ ishe me tjetë emër
Po kaq të bukur si çdo femër
Sllavica, Ljubica, Dragana
Dritë bëre, qum’shtin që nana

Të dha, të mëkoi, të qartësoi
Gjykim e mendje të ndriçoi.
“Nga UÇK – ja djemtë i kam gjall’
Rob u zunë, po s’i vranê”

“Millosheviçi m’ i nisi me dhunë
Mbi Kosovë mbolli furtunë
Kosovarët nderin, vatrat e veta
Mrojtën. Është kjo e vërteta.”

“Ndoshta kundër Gjykatës Speciale
Pa m’u dridhur qerpiku fare
Në krah të UÇK-s nesër do dal
Boll sa shpifët, boll me kaq.”

S’ je e vetme me k’ të mendësi
Plot miq të vjetër, miq të ri
Që fqinjin se duan në zjarr, terror
Me të në harmoni e njerëzor.

Gjithë serbët s’janë në një mendim
Mendje çartuar, me sy verbuar
Ka fisnik, që kërkojnë pendim
E ardhjma sjelltë veç vllazërim.

Prill 2021

The post Ruzha Drashiq (Nënës serbe që proteston ndaj Gjykatës Speciale) – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
101 babai im – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2020/12/04/101-babai-im-ildije-xhemali/ Fri, 04 Dec 2020 21:51:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15325 101 BABAI IM Për fëmijë Në shkollë kam mësuar Pesha: për të peshuar Metri :...

The post 101 babai im – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
101 BABAI IM

Për fëmijë

Në shkollë kam mësuar
Pesha: për të peshuar
Metri : për të matur
Lapsi: për të shkruar
Banga: për t’më mbajtur
Prindërit: për t’më dashur.

Po ne ç’ detyra kemi?!
-Dua atë e këtë, themi
Nga mëngjesi në darkë
Në çdo ditë e çdo javë
Kur prindërit s’ i plotësojnë
Me lotë protestojmë.

Kështu gabova një ditë
Kur me prindërit në nj’ vizitë
Babi shkoi e detyr’ më la
Të kujdesesha për vëlla
U zemrova sa më s’ ka
“Na ke ne, jo nën’ e baba.”

S’ foli babi, nxiu si reja
Atë mbrëmje dhe kur veja
Ta përqafoja , të lodroja
Pushtuar e kish lodhja.
-Përse babi ndrroi sjellje?
Mamin pyeta me kurreshtje.

“Pa kujtohu çfar’ ke thënë?
Në mërzi babin ke vënë.
Ne po rrisin vajzë e djalë
Pleqërojmë nënë e babë
Ndaj atyre pa kursim
Përkujdesja është kurim.”
.

The post 101 babai im – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ç’jemi ne për ty moj EVROPË?! – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2020/11/14/cjemi-ne-per-ty-moj-evrope-ildije-xhemali/ Sat, 14 Nov 2020 12:59:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14558 18 Ç’jemi ne për ty moj EVROPË? ! U tund toka, u hapën varret Baca...

The post Ç’jemi ne për ty moj EVROPË?! – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

18 Ç’jemi ne për ty moj EVROPË? !

U tund toka, u hapën varret
Baca Adem s’e ç’mori hov
Një ushtri me dëshmorë
T’ indinjuar, hedhur mbi tok’.

-Mbi ç’ligje mbahesh ti, Evrop’ ?
Mbron pushtues, drejtësia për tok’ !
Kush vrau e kush përdhunoi?!
1600 të zhdukur ku t’i kërkoj?!

Ku e kur s’jemi, na bën fajtor.
Krijojmë shtet e s’na jep dorë
Të pandehur me akt-akuza
N’ dhoma keqdash’se t’ fabrikuara

Kush shkallmoi derë dhe portë ?
Kush mizoritë ripërtriu fort ?
Kush përdhunoi femra e i mbyti ?
Ç’ qe kjo llahtar, Kombin tronditi!

Atje ku s’është, kërkohet faji
Dhunshëm erdhët serbët së pari.
Ju: tanke, plumba, bajoneta.
Ne: zemër, duar, tonat shkrepa.

Me t’ padrejt’ vratë e pretë
Ta jetojm’, s’ na lat’ k’ të jetë
Na lini t’ qet’ t’ pushojm’ n’ varre
Si dje e sot po me marre.

S’ u ngopët ç’ ju panë sytë?!
Nisi Lokja të gjithë bijtë
Ndër beteja gjysmat ranë
Për Shqiptari jetën dhanë!

Përmbledhje me poezi
“Blerimi i akulliit”

The post Ç’jemi ne për ty moj EVROPË?! – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku ta gjej atë peshore?! – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2020/10/09/ku-ta-gjej-ate-peshore-ildije-xhemali/ Fri, 09 Oct 2020 10:11:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13277 KU TA GJEJ ATË PESHORE?! Mora peshoren të peshoja të mijat borxhe E fillova me...

The post Ku ta gjej atë peshore?! – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

KU TA GJEJ ATË PESHORE?!

Mora peshoren të peshoja të mijat borxhe
E fillova me miq e shokë, farë e fis
Peshorja nga të dy krahët, njëlloj fiks.

Thashë të peshoja dhe borxhet ndaj fëmijëve
Por hoqa dorë, një ndjesi dëshirën ma zvetënoi
“Kur t’ vi dita fëmijtë borxhin ndaj teje t’ peshojnë”

Nga peshorja borxhin ndaj nënës kërkova të di
Me gurin-peshê të një krahu blete, s’lëvizi kurrësesi
Fillova peshën ta shtoj gjer … në tonelata
Një zë dëgjova: “Mos vazhdo, bëj mbrapa”

“Nënat as qumështin, as dashurinë e sakrificën
Në peshore nuk i vënë, se peshoret s’i peshojnë
Peshore për to as ka patur, as kush t’i prodhojë.”
Më ndihmoni, më thoni, ku ta gjej atë peshore?

Gjithnjë për NËNËN!

The post Ku ta gjej atë peshore?! – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ç’të kujtoj nga ty baba?!- Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2020/08/17/cte-kujtoj-nga-ty-baba-ildije-xhemali/ Mon, 17 Aug 2020 04:30:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11248 Ç’TË KUJTOJ NGA TY BABA ?! Shumë poete e poet Vargje thurur për babanë Për...

The post Ç’të kujtoj nga ty baba?!- Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ç’TË KUJTOJ NGA TY BABA ?!

Shumë poete e poet
Vargje thurur për babanë
Për mua mos mendoni keq
Që e tërhequr, rri mënjanë

Për poetet:”Mbret i jetës”
Për poetët: “Mësues e shok”
Si bëj bisht të vërtetës
Dhe vargjet t’i thurr kot

Për mua bosh fjala “baba ”
Për këtë, askush faj s’ka.
Kurioze pyesja nënën
Nga vëllezërit kush i ngjan?

Në kalvarin e mbijetesës
Dhe fotot koha i dogj
Mbështetur tek njëri-tjetri
Gjithësecili u rrit, u poq

Nënë – baba një, për mua
Jeta s’i veniti bukurinë
Nuk u thye, u forcua
Tek Ajo njoha Burrërinë

Prandaj të babait festë
Për ty do këndoj, o Nënë
Në vite duke u pjekur
T’admirova krenarinë.

Shoh djemtë e mi sot
Vajzave u falin dashuri
Pa dashje rrëshqet një lot
Dhe pse, gjyshe, jam tani

Cilin fati e goditi
E s’rriti të tijtë fëmi
Në xhenet i ndristë shpirti
T’ gjallët, durim, dashuri!

“Lule mbi thinja”

The post Ç’të kujtoj nga ty baba?!- Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në borxh me Ty, gjuhë ime – Ildije Xhemali https://poezi.laberianews.com/2020/07/13/ne-borxh-me-ty-gjuhe-ime-ildije-xhemali/ Mon, 13 Jul 2020 15:04:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9715 *** *** Në borxh me Ty, gjuhë ime. E di, se me nënën Në borxh...

The post Në borxh me Ty, gjuhë ime – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
*** ***
Në borxh me Ty, gjuhë ime.

E di, se me nënën
Në borxh kam mbetur
Dhe qumshtin e gjirit
Kockave, indeve tretur
Dhe qelizave mbetur
Kthyer as të dhjetën

Di, që edhe me Ty
E shtrenjta ime, gjuhë
Në borxh jam shum’
Edhe pse në punë
Dyzet vjet miqësi
Bashkë unë e Ti
Puno e lato
Të arrinim përsomëri

Po a arrin të shijosh
Gjithë krojet, burimet
E këtij vendi parajs’?
As munda të kënaq
Timin shpirt e zemër
Me fjalën mjaltë
Të gjuhës së zjarrtë.

Thura poezi
Do thur përsëri.
Por nektarin tënd
S’e mblodha dot
Ti e përjet’shmja
Si Dielli mbi tok’

Të thurr sa të thurr
Se do ketë të tjerë
Mjeshtra të rrallë
Fjalët bukur tjerrë.
Se, pellazgjishtja,
Gjuha më e parë,
Tek Shqipja jonë
Mbjellë farë
Dalluar qartë

Ëndërr do mbes’
Midis arvanitëve të jem
Këngët t’ua dëgjoj
Gjyshet e mia t’i ftoj
Të këndojnë bashkë
Këngën e lashtë.

Tek arbëreshët e mi
T’i këndojmë Moresë
S’e s’kam mundësi
Vizit’ t’i bëj folesë
Ku lindi mëm’ e at’
Ku bar e shpres’ jan’ thar’
Të zbres në Çamëri
Një lule a degë ulli
Mbi jetët bërë fli.
Të gjyshërve eshtra
Që dimri dhe vjeshta
S’i treti dhe pa gojë
Por besnik si roje
Të viseve thesprote

Të bëhem Shqiponjë
Të zbres në Turqi
Ku shqipja jonë
Përtrihet, merr fuqi
Dhe brezi i ri
Ta kenë për krenari
Ta flasin gjuhën e lashtë
Që Perëndia e ka dashtë

Flutur të jem
Të zbres në Rumani
Ku vëllezër të gjakut
Të Besës si un’, si Ti
Jetojnë e punojnë
I shtojnë Krenari
Të shenjtës Shqipëri!

Jo s’harroj vëllezërit kroat
Që koha e gjatë
Nga ne s’i largoi
Dhe fjala shqip
Jetoi e këndoi.

Përmbledhja me poezi
“Blerimi i akulliit”

The post Në borxh me Ty, gjuhë ime – Ildije Xhemali appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>