Manushaqe Hoxha Laçi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/manushaqe-hoxha-laci/ Poezi Laberia News Sun, 12 Sep 2021 06:23:54 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Manushaqe Hoxha Laçi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/manushaqe-hoxha-laci/ 32 32 Sillmë kafe me biskota! – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/30/sillme-kafe-me-biskota-manushaqe-hoxha-laci/ Wed, 30 Sep 2020 17:08:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12915 Sillmë kafe me biskota! Hidhmë syrin moj e bukur nën qerpikët e zinj të gjatë....

The post Sillmë kafe me biskota! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sillmë kafe me biskota!

Hidhmë syrin moj e bukur
nën qerpikët e zinj të gjatë.
Mos më rri me droje strukur
të kam lulen më të rrallë.

Moj e mira ledhatare
herët zgjuar çdo mëngjes.
Sillmë diellin në dritare
të ëmblën kafe nga ti pres.

Sillmë moj dhe dy biskota
kur t’më vish këtu pranë.
E imja do jetë tërë bota
kur me ty bashkë t’i ndajmë.

Hidhmë moj pakëz aromë
nga cep i buzës tënde.
Të shijoj kafen e ngrohtë
si prushi kur digjet me ëndje.

Moj e bukura plot me naze
hapin kur drejt meje hedh.
Ma mbush shpirtin me tallaze
në krah të dua moj përjetë.

The post Sillmë kafe me biskota! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Udha drejt teje! – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/23/udha-drejt-teje-manushaqe-hoxha-laci/ Wed, 23 Sep 2020 19:03:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12698 Udha drejt teje! Kam parë të lindë diellin dhjetëra e dhjetëra herë. Kam prekur e...

The post Udha drejt teje! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Udha drejt teje!

Kam parë të lindë diellin dhjetëra e dhjetëra herë.
Kam prekur e shijuar pafundësi lulesh me aromë.
Por kur lexova shpirtin tënd mora mijëra diej
e më përkëdhelën lulet më të bukura në botë.

Kam ecur në rrugë të baltosura me hapin mbi gurë.
U jam lutur yjeve të më plotësojnë ndonjë dëshirë.
Por kur preka shpirtin tënd u vendosa brigjeve urë
e kurora yjësish m’u formuan në dorë e në sy.

Kam shëtitur mbrëmjeve mbi rërën e lagur në bregdet.
Pulëbardhat që notonin i kam ushqyer në dorë.
Por kur të njoha shpirtin për mua u bëre mbret
e jeta në udhë më vendosi si dhuratë një kurorë.

Kam parë sytë e hënës me vështrimin e ndrojtur.
Me buzët që më dridheshin bisedonim çdo natë.
Por kur të gjeta u ktheva në kështjellë të pamposhtur
bedenë kalaje, si shqiponjë në udhëtimin e gjatë.

The post Udha drejt teje! – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vallëzo, valëz e detit – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/10/vallezo-valez-e-detit-manushaqe-hoxha-laci/ Thu, 10 Sep 2020 19:59:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12323 Vallëzo, valëz e detit hedhur bregut shtat magji. Ledhato rrezen e diellit kur të puth...

The post Vallëzo, valëz e detit – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vallëzo, valëz e detit
hedhur bregut shtat magji.
Ledhato rrezen e diellit
kur të puth të bukurin sy.

Zgjate dorën e kap bregun,
hidhe vallen me ngadalë.
Lëre hënën të djegë shtegun
kur të puth ballin me mall.

E kërce me perëndimet
malit shtrirë tutje larg.
Digjet deti, vlojnë burimet
kur të prek dorën e bardhë.

Dridhe valëz, dridhe belin
në sup të yllit ledhatar.
Dhe kitara e shkund telin
Nga prushim i valsit të parë.

The post Vallëzo, valëz e detit – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja vashëz, po të pres – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/10/eja-vashez-po-te-pres-manushaqe-hoxha-laci-2/ Thu, 10 Sep 2020 19:46:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12317 Eja vashëz, po të pres Ma dhuro syrin e bukur mos ma fshih moj në...

The post Eja vashëz, po të pres – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja vashëz, po të pres

Ma dhuro syrin e bukur
mos ma fshih moj në stoli.
Në je engjëll, ngjalë a flutur
mbi qerpikë do të vij.

Hidhmë, hidhmë moj vështrimin
mos shiko tutje larg.
Se për ty e zbres agimin
bëhem vesë, valë e dallgë.

Ma dhuro moj buzëqeshjen
mos e fshih të ëmblën buzë.
Se për ty nuk ka rrebeshe
që më shuajnë zjarrin prush.

Thuamë vashëz fjalën magjike
mos më lër në ankth të pres.
Se për ty moj nuk ka shtigje
që ma ndalin udhën n’ mes.

Jepmë moj ti jepma dorën
shpirt i ndezur po të pret.
Se pa ty s’ dua kurorën
dhe sikur t’më bëjnë mbret.

The post Eja vashëz, po të pres – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Plagosje e dashurisë – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/07/plagosje-e-dashurise-manushaqe-hoxha-laci-2/ Mon, 07 Sep 2020 05:20:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12202 Plagosje e dashurisë Ja preve krahët dashurisë. Të cunguar e le në udhëkryq. Si njê...

The post Plagosje e dashurisë – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Plagosje e dashurisë

Ja preve krahët dashurisë.
Të cunguar e le në udhëkryq.
Si njê pemë pa bisqe të rinj
a livadh në pranverë pa gjelbërim.

Si zog i vetmuar në strehë
a një fëmijë i mbetur jetim.
Si lumë i shteruar në verë.
Anije pa vela mes detit me tërbim.

The post Plagosje e dashurisë – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhuromë dashuri që nuk vyshket asnjëherë – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/06/dhurome-dashuri-qe-nuk-vyshket-asnjehere-manushaqe-hoxha-laci-2/ Sun, 06 Sep 2020 20:00:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12174 Dhuromë dashuri që nuk vyshket asnjëherë. Nuk thahet nga etja, dimri e acari. Mbushmë me...

The post Dhuromë dashuri që nuk vyshket asnjëherë – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhuromë dashuri që nuk vyshket asnjëherë.
Nuk thahet nga etja, dimri e acari.
Mbushmë me dashuri që sjell vetëm pranverë,
ku dhe mes ngricës të më përkëdhelë behari.

Të më qetësojë dimrave dallgët e rrëmbyera.
Të më mbushë zemrën me dritë agimi.
Të më zgjojë shpirtin me ëndrrat e ngazëllyera.
Të ketë pastërti kristal si ujë burimi.

Të më japë buzëqeshjen e një rrezeje dielli.
Të më mbulojë me të qiellit kaltërsi.
Të ketë në brendësi perla si funddeti.
Të më sjellë mrekullinë e tetë në sy.

The post Dhuromë dashuri që nuk vyshket asnjëherë – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pritmë sonte – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/09/06/pritme-sonte-manushaqe-hoxha-laci-2/ Sun, 06 Sep 2020 07:52:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12143 Pritmë sonte Seç kam një mall të fshehur një dëshirë në buzët shkrumb. Të prek...

The post Pritmë sonte – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pritmë sonte

Seç kam një mall të fshehur
një dëshirë në buzët shkrumb.
Të prek fundin me ty e dehur
në krah të natës ëndrrën përkund.

Seç më ndizet shpirti zjarr
kur në mendje ti më vjen.
Në gjirin tënd si lule e bardhë
dua të zgjohem e të fle.

Më prit netëve të të dhuroj
vargje të mbushura rreze dielli.
Në shpirtin tënd të bëhem yll
të zbres mbi ty hënën nga qielli.

The post Pritmë sonte – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mallkime kurbeti – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/mallkime-kurbeti-manushaqe-hoxha-laci/ Sat, 01 Aug 2020 19:37:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10570 Mallkime kurbeti Kur hedh në pyjet e largëta pas dritares shikimet. Sikur jam në çdo...

The post Mallkime kurbeti – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mallkime kurbeti

Kur hedh në pyjet e largëta pas dritares shikimet.
Sikur jam në çdo shtizë të atij syri, ndonëse kaq larg.
Thahen detrat nga malli e zemra e poetit digjet.
Në Ajkunë moderne kthehem dhe unë këtë natë.

Ta lexoj buzëqeshjen, dhe pse pas lotësh fshihet
në sytë që shkëlqimin kurrë nuk e humbasin.
Me hapat qiellorë në yje me mua shkruan vargje magjike.
E duam të fshijmë largësinë si në letër goma fshin lapsin.

Kisha dëgjuar për largësi kurbeti në oda burrash.
Kisha lexuar në tingujt e këngëve që vinin si gërsheti.
Tani e besova dhe vetë kur dhe malli si zjarri më djeg.
Kur në gjoksin e ngrohtë më vijnë sa e sa eho kurbeti.

The post Mallkime kurbeti – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Drejt brigjeve të shpirtit të dashuruar – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/drejt-brigjeve-te-shpirtit-te-dashuruar-manushaqe-hoxha-laci/ Sat, 01 Aug 2020 13:50:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10515 Drejt brigjeve të shpirtit të dashuruar me trenin e valëve erdhe nga larg. Sa rrahje...

The post Drejt brigjeve të shpirtit të dashuruar – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Drejt brigjeve të shpirtit të dashuruar
me trenin e valëve erdhe nga larg.
Sa rrahje zemrës i kanë munguar
aq përrenj lotësh u derdhën me mall.

Shtrinë krahët dallgët e brigjet përqafuan.
Zjarret u ndezën në oxhaqet e zemrës.
Kërcyem valsin e përjetësisë të dashuruar.
Në kor kënduan bukuritë e jetës.

Solle diellin e munguar të largësisë.
U zgjuan ëndrrat e strukura në heshtje.
Largove retë nga qielli i dashurisë.
U mbushën mushkëritë me frymëmarrje jete.

The post Drejt brigjeve të shpirtit të dashuruar – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Plagosje e dashurisë – Manushaqe Hoxha Laçi https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/plagosje-e-dashurise-manushaqe-hoxha-laci/ Sat, 01 Aug 2020 08:37:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10412 Plagosje e dashurisë Ja preve krahët dashurisë. Të cunguar e le në udhëkryq. Si njê...

The post Plagosje e dashurisë – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Plagosje e dashurisë

Ja preve krahët dashurisë.
Të cunguar e le në udhëkryq.
Si njê pemë pa bisqe të rinj
a livadh në pranverë pa gjelbërim.

Si zog i vetmuar në strehë
a një fëmijë i mbetur jetim.
Si lumë i shteruar në verë.
Anije pa vela mes detit me tërbim.

The post Plagosje e dashurisë – Manushaqe Hoxha Laçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>