Sillmë kafe me biskota! – Manushaqe Hoxha Laçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sillmë kafe me biskota!

Hidhmë syrin moj e bukur
nën qerpikët e zinj të gjatë.
Mos më rri me droje strukur
të kam lulen më të rrallë.

Moj e mira ledhatare
herët zgjuar çdo mëngjes.
Sillmë diellin në dritare
të ëmblën kafe nga ti pres.

Sillmë moj dhe dy biskota
kur t’më vish këtu pranë.
E imja do jetë tërë bota
kur me ty bashkë t’i ndajmë.

Hidhmë moj pakëz aromë
nga cep i buzës tënde.
Të shijoj kafen e ngrohtë
si prushi kur digjet me ëndje.

Moj e bukura plot me naze
hapin kur drejt meje hedh.
Ma mbush shpirtin me tallaze
në krah të dua moj përjetë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com