Vallëzo, valëz e detit – Manushaqe Hoxha Laçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vallëzo, valëz e detit
hedhur bregut shtat magji.
Ledhato rrezen e diellit
kur të puth të bukurin sy.

Zgjate dorën e kap bregun,
hidhe vallen me ngadalë.
Lëre hënën të djegë shtegun
kur të puth ballin me mall.

E kërce me perëndimet
malit shtrirë tutje larg.
Digjet deti, vlojnë burimet
kur të prek dorën e bardhë.

Dridhe valëz, dridhe belin
në sup të yllit ledhatar.
Dhe kitara e shkund telin
Nga prushim i valsit të parë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com