Myrto Hysaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/myrto-hysaj/ Poezi Laberia News Tue, 13 Oct 2020 15:24:57 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Myrto Hysaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/myrto-hysaj/ 32 32 Lamtumirë pa përqafim – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/10/13/lamtumire-pa-perqafim-myrto-hysaj/ Tue, 13 Oct 2020 15:24:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13488 Lamtumirë pa përqafim Me gishtërinj doret gjysëmbledhur. Krejt të mpirë nga brymë dimërore. Te pagjumësi...

The post Lamtumirë pa përqafim – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lamtumirë pa përqafim

Me gishtërinj doret gjysëmbledhur.
Krejt të mpirë nga brymë dimërore.
Te pagjumësi nate sytë kanë tretur.
Lotojnë me shelgjet n’tjetrën bregore.

Me stërkala valojnë ndër brigje.
Piklim dhimshurie mbi qerpikë.
Për t’u bashkuar me re t’përhime.
E shtrat për lumin bëhet shpirtë!

Vuajtje ankth shije humbur.
Zjarr në fikje oxhak pa tym.
Dritarehapur por derëmbyllur.
Hyrje-daljet pa përqafim.

As të falem, as nuk më fal.
Gjuhë humbur zemër t’vrarë.
Vend i ndarjes ngjan me mal.
Akull brenda dëborë jashtë.

Më pas vjen kthim te derëhapur.
Trastat mbushur me dhëmshuri.
N’prag të derës përsëri akull.
Përjetësisht ndahen brezni.

Dorë gjysëmngritur rëndon dhimbje.
Trast pas dere e mbështjell errësirë.
Pleqërim gjyshor n’kohë pafajësie.
Te “breg” tjetër gjysëm lamtumirë.

Mbesë e trishtë prej mallëngjimit.
Ëndrrat fëmijërore largim ia zgjoi.
Tufëza e luleve brenda shpirtit.
Kujtim për gjyshin që s’e përqafoi.

Myrto Hysaj tetor 2020

The post Lamtumirë pa përqafim – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ruajtëm vargje sa rënduan kujtesë – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/10/ruajtem-vargje-sa-renduan-kujtese-myrto-hysaj/ Thu, 10 Sep 2020 18:57:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12288 Ruajtëm vargje sa rënduan kujtesë. Iu përkushtuam vetëm ardhmëris. Te errësirë nate,qerpikun rëndon vesë. Imazh...

The post Ruajtëm vargje sa rënduan kujtesë – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ruajtëm vargje sa rënduan kujtesë.
Iu përkushtuam vetëm ardhmëris.
Te errësirë nate,qerpikun rëndon vesë.
Imazh prindëror,përmes syve të fëmijës.

Vite brishtësie,na mbushën kraharor.
Me gjak zemre e qumësht n’drit hëne.
Rrugëtuam mes shiut acarit e dëborës.
Dëshirat e fëmijëve,si jehonë këmbane.

Asokohe ua preknim duart e buta.
Shpupurishur në shprehje dëshirash!
Brenda shpirtit ua fshihnim ndër skuta.
Dhe veten mbulonim mes të paarriturash.

Te këllef jastëku zgjidhnim mozaik.
Me lule dhe shpend flatrahapur.
N’gjum fëmijërorë t’rrokeshin fëmijërisht.
Te varfëri kohe n’rrugëtim këmbëzbathur.

Te atletike gjysëm hapura n’anë shtëpisë.
Fëmijëri rri heshtur n’përlotje prindërore.
Gjethe vjeshte mbushin jastëk t’vetmisë.
Sa kokë të mbështet në netët dimërore.

Pranverën ëndrruam mes cicërimash!
Me dallëndyshe dhe lejlekë në gazmim.
Qiellin pranveror endrruam pa bubullima.
Ngrohur n’diell lindje,mall te Perëndim.

Myrto Hysaj shtator 2020

The post Ruajtëm vargje sa rënduan kujtesë – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Duart e babait – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/07/duart-e-babait-myrto-hysaj/ Fri, 07 Aug 2020 20:27:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10852 Duart e babait Mbushur vijëzime e kallo n’zbardhje. Mbi tryezë ngjanin,si saç i ngrohtë. Të...

The post Duart e babait – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Duart e babait

Mbushur vijëzime e kallo n’zbardhje.
Mbi tryezë ngjanin,si saç i ngrohtë.
Të pjekura nga dielli dhe nga halle.
Thërrimet e bukës,mblidhte me dorë.

Kafshat pas kafshate,”përtypte” lodhjen.
Vetullat e ngrysura,ngrinin “borduret”.
Donte që ne,të rriteshim me kohën!
Ishim të vegjël,i ngjasonim me lulet.

Kthehej me muzg,herë me drit të hënës.
Lodhjen fshihte,tek buzëqeshje e lehtë.
Kur me sy prekte,shikimin e nënës.
Prindërimi bëhej,mbulesë për tryezë.

Vijëzime në duar,si kuqërrim semafori.
Mua më ngjasonin,si një rrugëtim.
Si n’errësirë të natës lëvizë xixëllonjë.
Mes vijëzimesh mishtore dhe shpirti im.

Sa herë kthehej me pako pa mbishkrim.
Ne e mendonim,si lotaria e fundvitit.
Pranë meje ulej,m’përkëdhelte butësisht.
Po adresë ia lexonim,te cep i qerpikut.

Erdhi dita darsmës,dora tij mbi krahë.
Më ngjante e lehtë dhe e ngrohtë.
Dimrave ua shkrinin,borë dhe acarë.
Për mua ishin,më t’shtrenjtat në botë!

Dasmorë mes trokitjesh,çiftin nderonin.
Po jeta ime rritur me të ngrohtat duar.
Po priste çastin,të “shijonte” pajtonin.
Me portretin e babait një vel mbuluar.

Rrugëtim i pafund mbushi jetën time.
Duart e babait,m’ledhatonin n’ëndërrim.
Autostradë bëheshin te duart-vijëzime.
Të kthehesha te tokë e ATHDEUT tim!

Myrto Hysaj gusht 2020.

The post Duart e babait – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Er e Re – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/er-e-re-myrto-hysaj/ Sat, 01 Aug 2020 09:51:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10451 Er e Re Ka trokitur te përgjumje njerëzore. Distancim mirëkuptimi,për ajrim t’pastër. Planet i lodhur...

The post Er e Re – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Er e Re

Ka trokitur te përgjumje njerëzore.
Distancim mirëkuptimi,për ajrim t’pastër.
Planet i lodhur nga kafshimet djallëzore.
Mirëpret zgjim te mëngjes qiellkaltër!

Kaluan shekuj drite,nga gjethe fiku.
Kur faraonë ngritën piramida sigurie.
Kohë fisi me kode,ligjëruar nga “i dituri”.
Nga peshë e kohës përulej kulm i çative.

Bota u lodh,nga vijëzime miopike.
Dhe shpirtin mosbesimi e thërrmoi.
Qiellin ndajnë dronë,me sy ciklopikë.
Nëntokën arkitektja”milingonë”populloi.

Bunkerë pafund,tjetër anë male betoni.
Po shkencë e trurit,matet me tjerë planet.
Er e Re fillon kohën te KONSTRUKSIONI.
Ankand rri hapur,për të tjerë ARKITEKT.

Për ne që kemi fatin t’thithim ajrin tonë.
Rrugëtim duhet mbushë kurajo për jetën!
Bota ka patur dhe do të ketë FARAONË.
Ndaj Er e Re- hap të ri kërkon patjeter.

Mjaft veshët na i zhurmoi këmbanë.
Me thënien”Europë e plakur,e plakuur…”
Bota “tjetër” njerëzimit,ia mori majanē.
Tek – Er e Re,tjetër rrugë për të hapur.

Dhe unë udhëtar i saj dua të mbetem!
Se përvojë njerëzore,ka afruar thënien;
“Sado të pish ujë deti,mbetesh i etur.”
Dëshirë për t’jetuar,s’ta ngop as zemrën!

Planet ka ndryshuar shumë e shumë.
Por disa pranë muzeut kemi mbetur.
U gëzoheshim turbinave tek lumë.
Kur imagjinatë te Er e Re,ishte ndezur.

Ato çfar ia dhamë penës histori.
Ndër vite kopsitur te rafte pafund.
Kush shpalosi dije,të tjerët trillësi.
Ndër breza breg e mbuloi shkumë.

Të gjithë i njohëm,valët dhe dallgët.
Notuam tek molo,deri te frymë e fundit.
Na mbuloi shkumë,jetojmë zbardhjet.
Ndërsa Er e Re shkund të përgjumurit.

Për të parën herë,shenjë barazie.
Të gjithë te përballje pandemie.
Pse të ndryshëm tek ndërgjegjësim.
Er e Re nga të gjithë,kërkon përkushtim!

Myrto HYSAJ korrik 2020

The post Er e Re – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shihemi në pedonale – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/07/05/shihemi-ne-pedonale-myrto-hysaj/ Sun, 05 Jul 2020 11:37:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9288 Shihemi në PEDONALE Të gjithë e thonim me zemer! N’frymëmarrjet e ditës,stinës,vitit. Bashkonim shpirt te...

The post Shihemi në pedonale – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shihemi në PEDONALE

Të gjithë e thonim me zemer!
N’frymëmarrjet e ditës,stinës,vitit.
Bashkonim shpirt te i bukuri emēr,
PEDONALE-përzgjedhja e missit.

Pranë lulishtes te kënd shtëpie.
Merrnim imazh gonxhesh n’lulëzim.
Te pijaca”aromë” kishim shikime.
Buzëqeshjet mbush n’ëmbëlsim.

Qerpikt zgjateshin porsi thakë.
Flokët ruanin formë natyrale.
Kush kaçurrela,a gërshet tē artë.
Gjithë e “dashuruam” PEDONALE!

Në hark te Trum Dugajve T’reja.
Shija birrës,deri tek ëmbëlsirë.
Mëngjezore mbush deri te dreka.
Pedonale kishim-Shëtitoren e lirë!

Xhepat gjithë i kishim në”barazi”.
Flokë vetull trup prej së vërteti.
Sapun “luks” rrobat vijë n’ujdi.
“Shikim i Parë”te çdo stinë mbeti.

Lehtë dalloje çift e familje.
Në buzëqeshje,aromë vanilje.
Përshëndetje e “shikim” shpirti!
“Makeup” Velipoje,Liqeni e Drini.

PEDONALE na ngjante sfilatë.
Çmim”Bukuria”merrnim të tanë.
Te veshje me shije,shumë ne ngjamë.
N’shpirt GJITHË ndiheshim shkodranë!

Sot PEDONALE s’ka fillim as fund.
Nisen grup,arrijnë vëtëm me celular.
Tavolinë ngjan,”krevat” për gjumë.
Të paktët e prekin “SHIKIM të PARË!”

Dhe pse sot “thërret” modernja.
Që nga veshja dhe pijet pafund.
Pedonale “kërkon” e DJESHMJA!
Shpirt shkodran do punë,jo “gjumë”!

Myrto Hysaj korrik 2020.

The post Shihemi në pedonale – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mrekulli me emrin Shirokë – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/07/05/mrekulli-me-emrin-shiroke-myrto-hysaj/ Sun, 05 Jul 2020 06:35:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9203 Mrekulli me emrin SHIROKË Sa ta prekësh ke me thanë. A jam në qiell,a jam...

The post Mrekulli me emrin Shirokë – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mrekulli me emrin SHIROKË

Sa ta prekësh ke me thanë.
A jam në qiell,a jam në tokë?!
Hije rrapesh e fllad nga valë.
Mushkëri t’mbushen me aromë.

Merre rrugën dalë-ngadalë.
Këmbë,makinë a me pedalë.
Sa të shkosh deri n’Shirokë.
Fllad liqenit t’flladit flokë.

Sa të prekësh “qilim” prej guri.
Ka me t’shiju në shpirt tradita.
Si dikur kafe nē stola druri.
“Shok” të bahet vetë natyra.

Prek me sy pa ul qerpikun.
Ku bashkohen valë e qiell.
Pusho pak mbi Veleçikun.
N’krahë t’erës,kthehu n’Liqen.

Ulu preke valën pranë bregut.
Hidhi syt te lëmashk i plakur.
Del mbi kodër,n’pamje t’gjelbërt.
Jetë me shëndet ke për të patur.

Mos mendo se ngrihesh vetë.
Sa të mbushet pllakë e fundit.
Aty mundesh prap me mbetë.
Se stërkalat të vrasin” gjumin.

Atëher prite,një ndjenjë malli.
Që troket nga EMIGRANTI!
N’cep të stolit plot mallëngjim.
Kafe”SHKODRA”mbi “QILIM!”

Nëse vjen t’shtunen mbasdite.
Sa prek dielli mal Taraboshit.
Hijen tënde nga pak lëvize!
Ke “fat”” t’rrish në cep të stolit.

Të ikën koha ndër shëtitore.
Pije t’freskëta dhe akullore.
Po kur vjen mik prej së largut.
Vjen mes tryezës “tavë e krapit”.

Misërnike në shëllirë stanit.
Shishe veret n’krah t”Harapit”.
Ul e ço “humor shkodranit”!
Sa me u “shkund”degët e rrapit.

Ndaje mendjen për tē dielën.
Si mrekullia e ditëve të javës.
Gjej “parkim”për biçikletën.
Kafja t’pihet mes ritmit valës.

Kur të ngrihesh flet me vete;
“Shpejt do të vi,tek ti Shirokë!”
Nuk mendon për biçikleten.
M’ u ngjit malit,ke marrë forcë.

Hyr e del prej pedonales.
Pllak të gurta prek me radhë.
N’breg t’liqenit pranë valës.
SHIROKË pyet;”Kur don me ardhë?”

I çlodh sytë te gur me formë.
Te shkëmbinj,pisha gjelbërim.
Ne urë t’BUNËS të shoqërojnë.
Shpend t’liqenit plot cicërim.

Bashkë me valët vijnë kujtime.
Mbushet shpirti me emocione.
Je fatlume moj Shkodra ime!
MUSHKËRI ke- AJËR Shiroke!

N’çdo pëllëmb kësaj”mbretërie”.
Sot-hyn e del pa KARTË skanim.
N’kohën tonë,kishte “ndryshime”.
Te Urë e Bunës,bëhej “check-in”.

Je i plotësuar mbas rrugëtimit.
Dhe xixëllonjat të bëjnë shoqëri.
N’hyrje t’qytetit t’pret aromë blirit.
Sikur t’falet tjetër mushkëri!

Tek shëtitorja “BIXHISTENI”.
Do t’përshëndetësh miq e shokë.
Nëse t’pyesin:”Nga po ktheheni?”
Ke me iu thanë:”Isha n’SHIROKË.”

Myrto Hysaj Qershor 2020.

The post Mrekulli me emrin Shirokë – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pritëm nën qiellin e”hapur” – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/pritem-nen-qiellin-ehapur-myrto-hysaj/ Sun, 21 Jun 2020 06:56:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8589 Pritëm nën qiellin e”hapur” Dikur tek shpellë natyrore. Ku ruhej thëngjill dhe lëkurë. Më pas...

The post Pritëm nën qiellin e”hapur” – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pritëm nën qiellin e”hapur”

Dikur tek shpellë natyrore.
Ku ruhej thëngjill dhe lëkurë.
Më pas mbuluar me betone.
Te avlli me ankthe dhe gurë.

Landfill i kohës mbushej plastikë.
Retë shtëllungore zinin dhe diellin.
Muze njerëzimi mbushej me relikë.
Me polifoni gjinore,për tokë e qiellin.

Por kënga e vallja planetin lëvizte.
Ditëlindje e lamtumirë përjetonim.
Tortën mbushej numra,fjalë magjike.
Nga “dimrat”e kohës nuk ftoheshim.

Të gjithë pyesim ku jemi,ku shkojmë?
Te bibliotekë raftëngarkuar orar zgjatur.
Që arkitekt t’kohës t’projektonin”kolonë”.
Mbetëm duke pritur,nën qiellin e “hapur”!

Myrto Hysaj qershor 2020.

The post Pritëm nën qiellin e”hapur” – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Këmishë” e Perëndisë – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/06/13/kemishe-e-perendise-myrto-hysaj/ Sat, 13 Jun 2020 19:31:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8153 “Këmishë” e PERËNDISË Kush më shpejt, kush më ngadalë. Te kjo botë erdhëm pa emër,pa...

The post “Këmishë” e Perëndisë – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Këmishë” e PERËNDISË

Kush më shpejt, kush më ngadalë.
Te kjo botë erdhëm pa emër,pa kartë.
Nënës ia lamë këmishë të PERĒNDISË.
N’panair njerëzimi,varej tjetër këmishē.

Thurur me fije pambuku herë prej ari.
Me prerje antike herë kohës moderne.
I shndriste pamje,kur ma sillte babi.
S’ishte si e mamit,ngjante këmish jete.

Në ditët e festave,si ajo e diplomës.
Panair njerëzor,mes ngjyrash flakëronte.
Të gjithë veçonim kostumin e kohës. “Këmishë”Perëndie,asnjëra s’ngjasonte.

Ajo kishte mbetur,tek trupi i NËNËS.
Thurur n’fije shpirti,ngjyros gjak t’zemrës.
Kërkova n’gjitha stinët,mbarë PLANETIN.
“Këmishë”si AJO,askund nuk kam gjetur.

Myrto Hysaj qershor 2020.

The post “Këmishë” e Perëndisë – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Hajdutët” e pranverës – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/06/06/hajdutet-e-pranveres-myrto-hysaj/ Sat, 06 Jun 2020 11:05:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7753 “Hajdutët” e pranverës Vitet e jetës i shifronin mes vetes. Ngjyrat stinore imazh tek kalendar....

The post “Hajdutët” e pranverës – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Hajdutët” e pranverës

Vitet e jetës i shifronin mes vetes.
Ngjyrat stinore imazh tek kalendar.
Dritare njerëzore n’memorjen e jetës.
Hijen mbështillnin me perden e bardhë.

Herë diell apo shi,herë ditë apo natë.
“Barometër”shpirtërorë s’kishte vijëzim.
Ah sikur jeta tē rridhte si ndër vaj!
T’rrëshqitnin hajdutë tek pikëvalim.

Mes shtëllugave të reve ndërtonin imazh.
Ku secili përjetonte përfytyrimin e tij.
Perden bashkë me hije tërhiqnin zvarrë.
Duke pritur mes shiut,t’bashkonin lotim.

Të zhduket hajdutëri nuk duam!
Se të tillë ishim dhe ne ndonjë çast.
Mbase një herë , dikur kur dashuram.
Dhe sot strukur letrën,mbajmë tek zarf.

Po lirinë planetit s’donim t’ai rrëmbenim.
Mes tokës e diellit të vendosnim lente.
Nga OPTIKË hajdutërie planet t’shikonim.
Se çdokush ka lindur,me t’drejtën për jetë.

Myrto Hysaj qershor 2020.

The post “Hajdutët” e pranverës – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>