Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Er e Re

Ka trokitur te përgjumje njerëzore.
Distancim mirëkuptimi,për ajrim t’pastër.
Planet i lodhur nga kafshimet djallëzore.
Mirëpret zgjim te mëngjes qiellkaltër!

Kaluan shekuj drite,nga gjethe fiku.
Kur faraonë ngritën piramida sigurie.
Kohë fisi me kode,ligjëruar nga “i dituri”.
Nga peshë e kohës përulej kulm i çative.

Bota u lodh,nga vijëzime miopike.
Dhe shpirtin mosbesimi e thërrmoi.
Qiellin ndajnë dronë,me sy ciklopikë.
Nëntokën arkitektja”milingonë”populloi.

Bunkerë pafund,tjetër anë male betoni.
Po shkencë e trurit,matet me tjerë planet.
Er e Re fillon kohën te KONSTRUKSIONI.
Ankand rri hapur,për të tjerë ARKITEKT.

Për ne që kemi fatin t’thithim ajrin tonë.
Rrugëtim duhet mbushë kurajo për jetën!
Bota ka patur dhe do të ketë FARAONË.
Ndaj Er e Re- hap të ri kërkon patjeter.

Mjaft veshët na i zhurmoi këmbanë.
Me thënien”Europë e plakur,e plakuur…”
Bota “tjetër” njerëzimit,ia mori majanē.
Tek – Er e Re,tjetër rrugë për të hapur.

Dhe unë udhëtar i saj dua të mbetem!
Se përvojë njerëzore,ka afruar thënien;
“Sado të pish ujë deti,mbetesh i etur.”
Dëshirë për t’jetuar,s’ta ngop as zemrën!

Planet ka ndryshuar shumë e shumë.
Por disa pranë muzeut kemi mbetur.
U gëzoheshim turbinave tek lumë.
Kur imagjinatë te Er e Re,ishte ndezur.

Ato çfar ia dhamë penës histori.
Ndër vite kopsitur te rafte pafund.
Kush shpalosi dije,të tjerët trillësi.
Ndër breza breg e mbuloi shkumë.

Të gjithë i njohëm,valët dhe dallgët.
Notuam tek molo,deri te frymë e fundit.
Na mbuloi shkumë,jetojmë zbardhjet.
Ndërsa Er e Re shkund të përgjumurit.

Për të parën herë,shenjë barazie.
Të gjithë te përballje pandemie.
Pse të ndryshëm tek ndërgjegjësim.
Er e Re nga të gjithë,kërkon përkushtim!

Myrto HYSAJ korrik 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com