Petrit Ruka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/petrit-ruka/ Poezi Laberia News Sat, 28 Aug 2021 14:11:17 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Petrit Ruka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/petrit-ruka/ 32 32 Shkruaj poezi – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/shkruaj-poezi-petrit-ruka/ Sat, 28 Aug 2021 14:11:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20872 Shkruaj poezi Shkruaj nëse sytë të kanë lënë e nuk sheh, në je i belbër...

The post Shkruaj poezi – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkruaj poezi

Shkruaj nëse sytë të kanë lënë e nuk sheh,
në je i belbër
a mbete pa këmbë,
po ngele jetim, në burg a me kancer,
kur shpirti të ka ardhur ndër dhëmbë.

Shkruaj po u ndave nga një grua a shok,
kur malli të këput për të vdekur.
Kur ëndrra nuk sheh dhe duhet t’i shpikësh,
kur ajri ngjishet, bie era hekur.

Shkruaj poezi kur fjalët mungojnë,
fshihen si milingonat nga shiu.
Kur të ndjesh se të gjithë
të paskan harruar
siç harrojnë arixhinjtë një varr arixhiu.

Shkruaj kur të mungon i tëri Atdheu,
kur Atdheu për festa
ha mëlçinë tënde,
kur vetmia të të mbetet e vetmja grua
që mund të martosh çdo mendje.

Në këto çaste shkruaj
për të mbetur i gjallë,
të mbijetosh mes Hiroshimë së marrë,
shkruaj që Biblioteka e Aleksandrisë të gjendet
të lexosh aty poezinë tënde të parë.

Por mos shkruaj kurrë, kur të jesh i lumtur,
se nuk je ti,
je ndërruar me një tjetër.
në botë nuk mbeti më asgjë për të parë
përveç poezisë, gjithçka është e vjetër…

Petrit Ruka
Tiranë, janar 2013

The post Shkruaj poezi – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atdheu u shit, ankandi u mbyll – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/07/21/atdheu-u-shit-ankandi-u-mbyll-petrit-ruka-2/ Tue, 21 Jul 2020 12:17:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10114 ATDHEU U SHIT, ANKANDI U MBYLL. Atdheu u shit, ankandi u mbyll, Të gjithë e...

The post Atdheu u shit, ankandi u mbyll – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ATDHEU U SHIT, ANKANDI U MBYLL.

Atdheu u shit, ankandi u mbyll,
Të gjithë e dimë, po lajm nuk ka,
Miliona letra me vlerë votimi,
Tani do të bëhen thasë me para…

U vumë në radhë si mijra dele,
Kopen e ujqërve e zgjodhëm sërish,
Dhe shpresën e re në mijra blegërima
E mblodhën Ata në vatha partish.

Në vend të zinxhirëve – karta krediti,
Skllevër të lirë, me bukë e makina,
Për ankthin miliona tableta kimike
Nën bluzat firmato, zemra me vrima.

Në mbrëmje ziftin e shpirtit të plasur
Ekranet me ngjyra e bëjmë limonadë,
Të dyja palët numurojmë çdo mbrëmje
Ne parainfarktet, dhe ata… paratë.

Atdheu u shit, ankandi mbaroi,
Këtej rrjedh vreri, andej veç gaz,
I huaj po ndjehem çdo orë, këtu,
Po s’kam më fuqi, as për maraz.

Unë kam fuqi veç për këtë këngë,
Me të cilën ata do qeshin me lot,
Do thonë; “..po ky si s’vuri pak mend
Poet i mirë, po mbeti idiot

Petrit Ruka

The post Atdheu u shit, ankandi u mbyll – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sokaku i të marrëve – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/07/21/sokaku-i-te-marreve-petrit-ruka/ Tue, 21 Jul 2020 08:04:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10102 SOKAKU I TË MARRËVE. Tek Sokaku i të Marrëve erdha për xhirime, Po njerëz…xhanxhin! “Të...

The post Sokaku i të marrëve – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SOKAKU I TË MARRËVE.

Tek Sokaku i të Marrëve erdha për xhirime,
Po njerëz…xhanxhin! “Të mirrte të qarët.”
Një çetë francezesh me aparate cannon
Më pyesin anglisht, “…ku janë “të marrët?”

Dhe unë ju tregoj një fletë llamarine,
Ku fjala “të marrët” është shkruar me një R-ë,
Sikur Gjirokastra e tij po kursen ca bojë,
Që djali i saj ta rishkruaj edhe më…

Të “marrët” shkrimtari i mori me vete,
I mblodhi ndër libra e s’kthehen më kurrë,
Njësoj si gjyshet në bohçen plot vdekje,
Në mëndjen e gjerë, të hapur flamur….

I nisi për botë me ballonën e Dinos,*
Ai vetë si Dinua me shqipen në krahë,
Fanepsur nga shpirtra që vetëm i luten
Të shohim ca botë, të na njohin, vëlla!

I ktheu në frymë dhe ia nisi planetit,
Thonë gurët me pak bar e mall në mes,
Me kamerën të hapur tek rrugë e Poetit,
Besoj që shpirtrat do vijnë dhe i pres…

Po s’ka frymë njeriu, veç emri Kadare
Pas murit të vjetër, në tabelë llamarine…
Ku blice turistësh ndryshkun asaj
Ia lajnë e ia ndrijnë me ar vetëtime…

Tek sokaku i famshëm po bëhem i marrë
Shpresoj të xhiroj ca shpirtra ndër qelqe
Me drithma mbushur si në mallin e parë…
Gjëmon as gjëmon pafund kjo heshtje…

*Dino Çiço, personazh i Kadaresë te romani “Kronikë në gur”
* ballon- avioni, në të folurën popullore.

Petrit Ruka
Gjirokastër, qershor 2013

(“Sokaku i të marrëve”Gjirokaster
Grafike e vitit 1973)

The post Sokaku i të marrëve – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Prit! Jo, mos prit ! – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/prit-jo-mos-prit-petrit-ruka/ Sat, 02 May 2020 06:32:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5330 PRIT! JO, MOS PRIT! Për Ty nga “My petit” Prit, mos nxito kaq shumë, tek...

The post Prit! Jo, mos prit ! – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PRIT! JO, MOS PRIT!

Për Ty nga “My petit”

Prit, mos nxito kaq shumë, tek zhvishesh
Të lutem ngadalë,
Bëje tmerrësisht ngadalë,
T’i shoh çarçafët tek thinjen nga zilia
(E zezë është thinj-ja e copës së bardhë… )

Ma jep tani mua këmishën e ngrohtë,
Ma jep edhe turpin tënd të purpurtë ,
Gjerdanin e perlave të qafës
Ma ler,
Ti var në rrathët e frymës sime të butë.

Mos u shtri aty! Prit, se jastëku
E paska një rrudhë e supin ta vret,
Më prit pak, që Hënën ta lëviz
Si një ftua,
Ta vë në cep të dritares.
Në qejfin e vet.

Se pas dashurisë do jetë pjekur
Dhe ne prej urisë….
Hënën mund ta hamë,
Po gjer atëherë dritë e saj tek kërthiza,
Le të ma mbush atë kupëz
Përplot me shampanjë.

Tani përkulu, shtrihu, më thuaj!
Sa tigra të duhen
Të t’i fus nën lëkurë,
Jam gati të murosem tek harqet e tua
Tani që mbi mua
Po bëhesh një Urë.

Tani çahu si shega në vjeshtën e tretë,
Dhe hape Flamurin e Kuq
Si flakë,
Tani mos prit! Nxito, nxito,
Një sekondë po prita
Do të ngrysem një Plak…

Tani jam burri më i mirë në njëmijë,
Bëhu Zonja e jetës,
Vrime e zezë kozmike,
Përpimë që të vdes dhe ngjallëm sërish
Je ti Ringjallja e sagës biblike.

Mos merr ashtu frymë,
Se xhamat do t’i thyesh,
Dhe Zoti do zgjohet nga gjumi i penduar,
Që ne të dy na bëri bashkë
Ah, kaq të vonuar….

Tani mendoje këtë natë si të fundit,
Mi var rënkimet – perla
Pas qafës tënde,
Se dua, se dua, se dua të mbetem
Pesëqind vjet pa mendje….

Petrit Ruka

The post Prit! Jo, mos prit ! – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në se… – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/ne-se-petrit-ruka/ Sun, 05 Apr 2020 16:38:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3559 NË SE… Në se ti, e dashur, do të bëheshe era unë me siguri do...

The post Në se… – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË SE…

Në se ti, e dashur, do të bëheshe era
unë me siguri do të vrapoja,
që të të ndjeja më mirë;
tek buzët, në gjoks
dhe brenda në mushkri.

Në se bëhesh shi,
nuk do ta hapja kurrë çadrën.

Në se bëhesh lumi
në të do të zhytesha
edhe në mes të janarit,
për t’i thënë dimrit se me ty
nuk kam të ftohtë.

Në se bëhesh një fushë
dua të vdes si bujk
duke të mbjellë me pëshpërima.

Në se bëhesh letër e bardhë
do të të shkruaj me pëllëmbët e duarve
nga të dyja anët, pa pika, pa presje.

Në u bëfsh një kokërr pjeshke e pjekur
me pushin e saj do përqafohem
dhe bërthamën e saj të kuqe
do e bëj medalion.

Në u bëfsh verë e kuqe
do të të pi gllënjkë pas gllënjke
duke të kujtuar të puthurat

Në u bëfsh shtëpia ime
nuk kam nevojë për dritën
dhe oxhakun se ndez.

Dhe po u bëre një shtrat
Do shtrihem në të
Aty do të vdes…

PETRIT RUKA

The post Në se… – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atdheu u shit, ankandi u mbyll – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/03/30/atdheu-u-shit-ankandi-u-mbyll-petrit-ruka/ Mon, 30 Mar 2020 18:22:48 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2850 ATDHEU U SHIT ANKANDI U MBYLL Atdheu u shit, ankandi u mbyll, të gjithë e...

The post Atdheu u shit, ankandi u mbyll – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ATDHEU U SHIT ANKANDI U MBYLL

Atdheu u shit, ankandi u mbyll,
të gjithë e dimë, po lajm nuk ka,
miliona letra me vlerë votimi,
tani do të bëhen thasë me para…

U vumë në radhë si mijra dele,
kopen e ujqërve e zgjodhëm sërish,
dhe shpresën e re në mijra blegërima
e mblodhën Ata në vatha partish.

Në vend të zinxhirëve – karta krediti,
skllevër të lirë, me bukë e makina,
për ankthin miliona tableta kimike
nën bluzat firmato, zemra me vrima.

Në mbrëmje ziftin e shpirtit të plasur
ekranet me ngjyra e bëjmë limonadë,
të dyja palët numurojmë çdo mbrëmje
ne parainfarktet, dhe ata… paratë.

Atdheu u shit, ankandi mbaroi,
këtej rrjedh vreri, andej veç gaz,
i huaj po ndjehem çdo orë, këtu,
po s’kam më fuqi, as për maraz.

Unë kam fuqi veç për këtë këngë,
me të cilën ata do qeshin me lot,
do thonë; “..po ky si s’vuri pak mend
poet i mirë, po mbeti idiot…”

The post Atdheu u shit, ankandi u mbyll – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Duhemi ne dhe bota ka fat ! – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/03/15/duhemi-ne-dhe-bota-ka-fat-petrit-ruka/ Sun, 15 Mar 2020 09:15:05 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1470 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Petrit Ruka DUHEMI NE DHE BOTA KA FAT Siç del një...

The post Duhemi ne dhe bota ka fat ! – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Petrit Ruka

DUHEMI NE DHE BOTA KA FAT

Siç del një violinë nga këllëfi i saj,
ti dole nga fustani dhe mbete lakuriq.
Edhe njëqind neonë të ndizeshin njëherësh
s’do vdiste errësira në atë dhomë, siç vdiq.

Unë isha tani harku tendosur për kujë
që duhet të luaja mbi honet e tua.
I tmerrshëm është çasti për notën e parë,
pastaj simfoninë di ta shkruajë vetë një grua.

U pleksëm pa sy, si hardhia në lis
dhe gjaku u mpiks, u bë verë perëndie.
Si s’pati fat asnjë skenë ta shohë
si luhet në shtrat një vallëzim dashurie!

As harku i ylberit përkryer prej Zotit
nuk është si yti kur epohesh mbi mua,
asnjë orë në botë s’është shpikur akoma
të mas aq saktë sa rënkimet e tua…

As uji në rërë nuk pihet kaq shpejt
sa ç’bën ti me mua, o zalli në gusht,
tek çahesh ngado si kokrra e shegës
dhe pret të të mbush me mjaltë, me musht…

…Tani që u zgjuam, shpejt eja t’i mbledhim
gjymtyrët tona shpërndarë mbi krevat!
Pa shih sa e bukur jashtë u bë bota,
se duhemi kaq shumë dhe bota ka fat…

Petrit Ruka

The post Duhemi ne dhe bota ka fat ! – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më ka marrë malli për ty – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/03/12/me-ka-marre-malli-per-ty-petrit-ruka/ Thu, 12 Mar 2020 21:13:09 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1341 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Poezi nga Petrit Ruka. Më ka marrë malli për ty Më...

The post Më ka marrë malli për ty – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Poezi nga Petrit Ruka.

Më ka marrë malli për ty

Më ka marrë malli, shumë më ka marrë,
Tani në dhomën time nuk mbaj më kalendar…
Dhe një që e pata e bëra copë e çikë,
Ç’i kanë bërë muajtë me nga tridhjetë ditë ?!
Ditët do t’i numëroj ndryshe, për ty, e brishta,
Aritmetika e mallit,…numëron me gishta…
Më ka marrë malli, shumë më ka marrë,
Tani në dhomën time nuk mbaj më kalendar…

Poezi nga Petrit Ruka.

The post Më ka marrë malli për ty – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjërat e mia të vogla – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/03/12/gjerat-e-mia-te-vogla-petrit-ruka/ Thu, 12 Mar 2020 21:11:03 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1338 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Petrit Ruka GJËRAT E MIA TË VOGLA… Erdhi koha t’i mbledh...

The post Gjërat e mia të vogla – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Petrit Ruka

GJËRAT E MIA TË VOGLA…

Erdhi koha t’i mbledh gjërat e mia të vogla,
siç bënte nëna me bohçen e saj në sepete
ku rrobat e reja të vdekjes vinin era ftua.
do nisem ndonjë ditë t’i mbledh në vendlindje
harruar atje, pikur për mua,
janë sa një grusht- ca të pakta thërrime….

Them t’i mbledh përrenjtë e vegjël në një shishe,
t’i fus arat e vogla në një shamizë xhepi,
këngët e harruara për drithërimën e parë të një fqinje
inçizuar në gjethen e një plepi.
do ta fus në xhep varrin e babait si një kuti shkrepse,
do t’i qep pas zemrës përkëdheljet e Nënës
mbase hënën do përdor si makinë qepëse.

Do t’i marr zogjtë e do t’i vë në fole të veshëve,
dhe erërat në mushkri e në fymën e fundit,
do t’i kopjoj në të bardhën e syve të lodhur,
portën, plakat, gjerdhet dhe bel- kthesat e Vjosës
që meket pas zallit si një grua
në dhomën e saj të gjumit…

Do shkoj të marr shokët, të gjallë e të vdekur,
gjimnazin ku u mësova De Radën nxënësve të mi,
do t’i vë tek koka e krevatit si librat e fundit
nuk kam ç’lexoj gjë tjetër në këtë shtëpi…
me strehë të vogla sa krahu i pëllumbit…

Si Nëna, njësoj si Nëna, që i kish gati të tëra
me rroba të zeza, shami të zezë, palosur më dysh,
më vini dy re të vogla Goliku në xhep
ose si monedhat për taksën e Hadit
m’i vini më mirë sipër sysh….

Dy re që t’i kem si fletore shkollari
për ndonjë këngë të pa thënë,
a brengë që as varri se tret,
po nisem t’i mbledh gjërat e mia të vogla
është e vetmja punë e bukur që më prêt…

Petrit Ruka

The post Gjërat e mia të vogla – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhe prita të zgjoheshe – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/dhe-prita-te-zgjoheshe-petrit-ruka/ Sun, 08 Mar 2020 07:58:49 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1192 Autor Petrit Ruka DHE PRITA TË ZGJOHESHE. Isha vonuar, o shpirt, dhe të gjeta në...

The post Dhe prita të zgjoheshe – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Autor Petrit Ruka

DHE PRITA TË ZGJOHESHE.

Isha vonuar, o shpirt, dhe të gjeta në gjumë,
Buzët për një puthje digjnin si kaminë.
Po si të të zgjoja,
Ti ishje aq e bukur,
Sa nuk mund të ta prishja bukurinë.

Desha të të puthja ngadalë,
(Si mund të puthësh ngadalë?!)
Të të puthja një herë,
(Si vetëm një herë?!)
U ula buzë shtratit si pranë një foshnjeje,
Që porsa ka lerë.

Kishe pafajsinë e ca qiejve që akoma s’i kam parë,
Ishe krejt e pambrojtur nga dinakëritë,
Atëhere kam besuar
Që çdo grua në gjumë
Është një Afërditë.

Doja e s’guxoja,
Kisha frikë të të shihja.
Kisha frikë të të prekja.
Nëna në vogëli më thosh mos e shih të fjeturin,
Se i afrohet vdekja.

E tmerrshme ta përmendësh këtë emër,
U thafsh, moj gjuha ime që the; Vdekja.
Atëhere unë po ngulem këtu, e dashur,
Nuk luaj,
Nuk luaj sa të më zbardhet mjekra.

Dhe prita e prita një shekull
Që të zgjoheshe,
Në grua me mish të shndrroheshe…
Që pastaj të të prekja,
Pastaj le të më vinte
Vdekja.

Petrit Ruka

The post Dhe prita të zgjoheshe – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>