poez Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/poez/ Poezi Laberia News Sat, 21 Aug 2021 20:19:33 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg poez Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/poez/ 32 32 Nën grila të Europës – Nijazi Kastrati https://poezi.laberianews.com/2021/08/21/nen-grila-te-europes-nijazi-kastrati/ Sat, 21 Aug 2021 20:19:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20460 Nën grila të Europës Më ke futur nën grila Europë E nuk kënaqesh me kaq,...

The post Nën grila të Europës – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nën grila të Europës

Më ke futur nën grila Europë
E nuk kënaqesh me kaq,
Mbi kokën time gjithnji mban varur
E s’më heq dot një gërbaç.

Zogjët fluturojnë të lirë mbi qiellin tënd
Vetëm një e mba të robruar,
Shqipen nën grila e ke ndryrë
Nuk e le të lirë për t’fluturuar.

Hiqmi grilat Evropë!
Si gjysmë shekulli më parë të jem aty,
E di atëherë kur isha i lirë
Sa herë doja vija tek ty.

Unë i njejti jam Evropë
Ndërsa ti ndryshove shumë,
E ta them haptas tani se
Gabim je ti e jo unë.

Mi heq grilat Europë!
Mos më lë kështu të ngujuar,
Nëse do dhe ti njëherë
Me ne fytyrën për ta pastruar!

01.07.2021

The post Nën grila të Europës – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një kujtimi i bukur për mua je – Ida Gjini https://poezi.laberianews.com/2021/02/28/nje-kujtimi-i-bukur-per-mua-je-ida-gjini/ Sun, 28 Feb 2021 09:31:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17686 Një kujtimi i bukur për mua je Dikur ishim të lumtur PO Po shumë të...

The post Një kujtimi i bukur për mua je – Ida Gjini appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një kujtimi i bukur për mua je

Dikur ishim të lumtur
PO Po shumë të gëzuar
Por ajo çfar shikoj unë
Tani jemi vetëm dy të huaj

PO pse pse erdhëm deri
Këtu ne të dy të jemi vetëm
Një kujtim të bukur por tani
Me një zemër shumë të thyer

Shumë her të kujtoj kjo zemra
e thyer shumë të vajton nga
Dëshpirim që ndjen për ty për
Mua ke mbet një kujtim

Prap e bukur eshtë të të kujtoj
Ty e bukur ndjesi kur të pata ty
Afër mejë më plot buzëqeshje
Kjo më bën mos të harroj ty

7…..2…..2021

The post Një kujtimi i bukur për mua je – Ida Gjini appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kombi im, dashuri – Indira Avdyl Hoxha https://poezi.laberianews.com/2021/01/31/kombi-im-dashuri-indira-avdyl-hoxha/ Sun, 31 Jan 2021 13:59:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16978 KOMBI IM, DASHURI Buzë lumenjëve pranë vullkaneve Në hije të plepave të maleve të makinave...

The post Kombi im, dashuri – Indira Avdyl Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KOMBI IM, DASHURI

Buzë lumenjëve pranë vullkaneve
Në hije të plepave të maleve të makinave
Në hotele në katakombë në sallone
Të kam z’deshur prej mistereve

Qenkam mashtruar keq
Pas teje duke vrapuar
Nga syri i ligë
Duke e mbrojtur trupin tuaj

Dhëmbët me nxorrën jashtë lëkure
Qetësin dua t’ua prish edhe drunjëve
Grave të botës barit e tokës
Për kombin tim përplotë dashuri

Ngreh dorë nga gjithqka
E jotja dashuri
Nuk paske qenë fati im
E as qetësija ime

Në qenien tënde
Kam udhëtuar trime
Me dashuri plotë
Për kombin tim.

Indira Avdyl Hoxha

The post Kombi im, dashuri – Indira Avdyl Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Heshtje… – Adivije Hoxha https://poezi.laberianews.com/2021/01/15/heshtje-adivije-hoxha/ Fri, 15 Jan 2021 21:21:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16599 HESHTJE…..* Nëpër ngjyra ylberesh zbardhi dita e nata më përcolli pafund nëpër ëndrra, fjalën TË...

The post Heshtje… – Adivije Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
  • HESHTJE…..*
  • Nëpër ngjyra ylberesh zbardhi dita
    e nata më përcolli pafund nëpër ëndrra,
    fjalën TË DUA
    papushim përsërita,
    valse dashurie vallëzonte zemra..

    Për një çast mendova se lindi dielli,
    e vetmia e netëve të errta perëndoi,
    me i lehtë do më dukej GURI I SIFIZIT,
    se heshtja,
    që fjalën e shumpritur përcolli…

    Dhimbjet e gjithë botës
    do i duroja me kënaqësi,
    veç ëmbëlsinë e fjalës të merrja nga ti…

    Adivije Hoxha (risjellje)

    The post Heshtje… – Adivije Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Nëntorët – Lola Shehi https://poezi.laberianews.com/2020/11/27/nentoret-lola-shehi/ Fri, 27 Nov 2020 23:23:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15083 NËNTORËT Erdhën sërish festat e nëntorit Dhe globi ngjyroset dyngjyrësh, kuq e zi Se ska...

    The post Nëntorët – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    NËNTORËT

    Erdhën sërish festat e nëntorit
    Dhe globi ngjyroset dyngjyrësh, kuq e zi
    Se ska vend e rrugë të jarane botës
    Ku s`ka shtegëtuar gjaku yt Shqipëri

    Do mbushen profilet me duar formë shqiponje
    Flamuj që valëviten në çdo prag
    Do mbahen kumtesa nga studiues e historianë
    Seanca gjykimi për të lavdishmit në Hagë

    Eh Shqipëri, plagë të mbeti shtati
    Shkruaj e grisu kjo e bekuar histori
    Ti thanë damarët, ti lanë pa pikë gjaku
    Hienat e shekullit të ri

    Lola Shehi

    The post Nëntorët – Lola Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Nje jetë ne udhtim – Mark Gjetja https://poezi.laberianews.com/2020/09/27/nje-jete-ne-udhtim-mark-gjetja-2/ Sun, 27 Sep 2020 09:45:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12842 Nje jetë ne udhtim . Kudo udhtova me nje anije te vjeter , me vullnet...

    The post Nje jetë ne udhtim – Mark Gjetja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Nje jetë ne udhtim .

    Kudo udhtova me nje anije te vjeter ,
    me vullnet dhe sakrifice brigjet i kam gjetur ,
    sa here ne ujra te turbullta me dallgë jam ndeshur,
    e punes gjerë ne mesnatë i jam perveshur .

    Stuhitë ne vende te huaja më kanë hedhur
    kudo me vehten time jam perplasur
    tek sakrificat dhe djersa ime jam mbeshtetur
    kurr per dredhi dhe hile mendjen se kam pasur .

    Asnjehere se humba rrugen , megjithse ish plotë mjegull
    eca i sigurtë mbi këmbet e mia,
    mjegullen para meje me dritë e kam hequr
    se afer zotit me mendje gjithmonë i rrija.

    Në ngrice e dëborë sa herë kam udhtuar
    rrugeve te Europes plotë halle takova ,
    shumë herë kam dyshuar ne mendjen time ,
    por me vullnet dhe punë lirinë e fitova .

    Jam takuar me kolegë te dobet e cipë plasur
    qe buken nga goja kerkonin per të ma hequr ,
    në udhëkryqe shpesh herë i kam hasur ,
    por perseri i kam nderuar e pershedetur .

    Per emigrantet nuk kishin asnje pikë meshirë
    e perballë meje gjithmone kanë heshtur,
    me sakrificë nga lista i kam fshirë ,
    imazhin tim per ta nxirë ,Jane perpjekur .

    Mbas shpine me kane sharë e provokuar ,
    perherë kane deshtuar si te mjerë ,
    e vehten para padroneve kanë mallkuar ,
    se gjithe jeten punova drejtë dhe me nderë.

    The post Nje jetë ne udhtim – Mark Gjetja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Hapave – Selajdin Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/09/27/hapave-selajdin-gashi/ Sun, 27 Sep 2020 09:01:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12840 Hapave Të tu gjithnjë kam ecur Ku shputat tua linin gjurmo I sigurtë shkelja me...

    The post Hapave – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Hapave
    Të tu gjithnjë kam ecur
    Ku shputat tua linin gjurmo
    I sigurtë shkelja me nxitim
    Koha të mos na ikën; të na vijo pas
    Fjala jote e buto, këshullë paqësore
    Drejton krrusjen time, rinohem kur mendoj
    Se frymo e jote jeton në ne, e ti provove
    Bëre të mundshmen që dukej e pamundshme
    Vëlla, mos më tall me ikjen, je këtu, frymoj me ty
    Prandaj, pavdekësia më flet, më bind amshimi yt
    Se dheu e atdheu janë tonat përgjithmonë
    E u shpërbë katrahurë anarkije të kësaj dekadence të sëmurë!

    Selajdin Gashi, 26.09.20

    The post Hapave – Selajdin Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Vlores time te dashur – Demir Jazo https://poezi.laberianews.com/2020/09/02/vlores-time-te-dashur-demir-jazo/ Wed, 02 Sep 2020 20:05:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12008 Vlores time te dashur Dua qe ksaj Vlores time Tja shkruaj dy a tre vargje...

    The post Vlores time te dashur – Demir Jazo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Vlores time te dashur

    Dua qe ksaj Vlores time
    Tja shkruaj dy a tre vargje
    Jam krenar moj Vlora ime
    Moj Vlore e kenges labe

    Kur ja merrje shtruar shtruar
    Kenges labe aq lezet
    Me nje iso aq te embel
    Kur i mbledh dy o tre vet

    Bukuri e Vlores time
    Eshte deti dhe natyra
    Dhe malet ter gjelberime
    Kur i sheh te cel fytyra

    Kenga labe e tradites
    Qe kendohet me pasjon
    E kendon gjith Laberia
    Kenaqesh kur e degjon

    Bukuri e kesaj kenge
    Qe buron nga shpirti labit
    Ti keput telat e zemres
    Bashk me fyellin e cobanit

    Ti moj Vlorè e laberis
    E Laberise si nure
    Keng dhe valle burrerore
    Treves ton emer i vure

    Kèng labe ķeng zakoni
    Qè ka lezetin e saj
    E kènduar laberishte
    Ben dhe fèmijen te qaj

    Vlora ime bukuroshe
    Vlora e kènges labe
    Iso pèr polifoninè
    Vlorè e bukur Bregdetare

    Dj ,,1,,9,2020 dukat i ri Vlore respekt per polifonin e kenges Labe respekt per vloren e Vlonjatve

    The post Vlores time te dashur – Demir Jazo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Të kërkova – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/04/20/te-kerkova-zymer-mehani/ Mon, 20 Apr 2020 05:44:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4582 Të kërkova Të kërkova nëpër male, Në fusha e lëndina N’ bjeshkë të larta të...

    The post Të kërkova – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Të kërkova

    Të kërkova nëpër male,
    Në fusha e lëndina
    N’ bjeshkë të larta të kërkova
    Ku rri gjeraqina

    Të kërkova në gjethnaja
    Në suka, gremia
    Nëpër kopshte të kërkova
    Ku k’ndon kanarina

    Të kërkova në vërri
    Te kroi e bashtina
    Nëpër pllaja të kërkova
    Ku fryn suferina

    Të kërkova nëpër shkrepa
    Në arat me grurë
    Dhe n’ujëvara të kërkova
    Në pyjet me drurë

    Te liqeni të kërkova
    Te zalli me gurë
    Nëpër brinja të kërkova
    Në të fresktën gurrë

    Të kërkova nëpër lagje
    Në fshat e qytet
    Në rrugica të kërkova
    Kudo cep më cep

    Poshtë e lart Ty të kërkova
    T’ kërkova dhe n’ lumë
    Një fjalë zemre të ta them
    Se të dua shumë

    The post Të kërkova – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Kam ditë… – Violeta Hoxhaj Hysenaj https://poezi.laberianews.com/2020/03/30/kam-dite-violeta-hoxhaj-hysenaj/ Mon, 30 Mar 2020 13:38:34 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2708 Kam ditë.. Kam ditë, bir, s’të përqafoj, Kam ditë, bir,që të rri larg. Ti hedh...

    The post Kam ditë… – Violeta Hoxhaj Hysenaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Kam ditë..

    Kam ditë, bir, s’të përqafoj,
    Kam ditë, bir,që të rri larg.
    Ti hedh një hap, unë të ndaloj,
    Më drithëron ky kontakt.

    Jam i rregullës përjashtim,
    Mes turmës e imja arenë,
    Nëse shërbej për njerinë,
    E ul të frikës edemë.

    Shtëpia s’më bëhet gunë,
    Istikami është shesh,
    Një cërrkë pështymë mund të jetë plumb,
    Nje prekje mund të jetë hesht’.

    Rrëkezë jam në kanal,
    Nën varkën që shemb urinë.
    Borxhin, bir,kam për ta larë,
    Sa moli të puthë gjeminë.

    Violeta Hoxhaj Hysenaj

    The post Kam ditë… – Violeta Hoxhaj Hysenaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>