Nën grila të Europës – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nën grila të Europës

Më ke futur nën grila Europë
E nuk kënaqesh me kaq,
Mbi kokën time gjithnji mban varur
E s’më heq dot një gërbaç.

Zogjët fluturojnë të lirë mbi qiellin tënd
Vetëm një e mba të robruar,
Shqipen nën grila e ke ndryrë
Nuk e le të lirë për t’fluturuar.

Hiqmi grilat Evropë!
Si gjysmë shekulli më parë të jem aty,
E di atëherë kur isha i lirë
Sa herë doja vija tek ty.

Unë i njejti jam Evropë
Ndërsa ti ndryshove shumë,
E ta them haptas tani se
Gabim je ti e jo unë.

Mi heq grilat Europë!
Mos më lë kështu të ngujuar,
Nëse do dhe ti njëherë
Me ne fytyrën për ta pastruar!

01.07.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com