Shqipe Bytyqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/shqipe-bytyqi/ Poezi Laberia News Sun, 01 Nov 2020 16:48:19 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Shqipe Bytyqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/shqipe-bytyqi/ 32 32 Njerëzit e mi frymëzënë – Shqipe Bytyqi https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/njerezit-e-mi-frymezene-shqipe-bytyqi/ Sun, 01 Nov 2020 16:48:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13966 NJERËZIT E MI FRYMËZËNË Njerëzit e mi po kthehen në ujë që s’lëvizë ujë, qe...

The post Njerëzit e mi frymëzënë – Shqipe Bytyqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJERËZIT E MI FRYMËZËNË

Njerëzit e mi po kthehen në ujë që s’lëvizë
ujë, qe merr formen e enës
sikur s’kan shpirtë
sikur i frikohen rritës
mu si Peter Pan qe s’u rrit kurrë
mu si qengjat qe dalin prej vathes
e krejt qetë shkojnë drejt therrjes
si molle e pjekur, e gatshme me pikë

Njerëzit e mi frymëzėnë po kthehen në ujë
aso që pavërejtur gërryen shtratin e vetë
dhe ngadalë tretet
edhe ai kalium që dikur skeletin bënte
edhe ai fosfor qe brigjet ndizte
ska gurgullim, ska shkumë
Afrodita këtu nuk lindet më

A flisni për këte
a flisni për shkyerje copēsh kurmi
merre, shkyeje…
atëherë, kot e derdha trupin
krejt materjen e ngurtë
e kotë që linda para zjarrit
njerzit e mi po shohin veç këtej hunde
njerëzit e mi po kthehen në knetë

Shqipe Bytyqi

The post Njerëzit e mi frymëzënë – Shqipe Bytyqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poema e Trojes sime – Shqipe Bytyqi https://poezi.laberianews.com/2020/09/04/poema-e-trojes-sime-shqipe-bytyqi/ Fri, 04 Sep 2020 05:55:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12054 POEMA E TROJES SIME (në vigjilje të një takimi) Duke pa humbjen tēnde të gjithë...

The post Poema e Trojes sime – Shqipe Bytyqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
POEMA E TROJES SIME
(në vigjilje të një takimi)

Duke pa humbjen tēnde
të gjithë ne, ngjajmë
në copëzat e historisë së thyer
në një mbështjellëse dosjesh
ligj, mbi tavolinë
të një zyrtari të lartë
që gjamën e burrave bën
brryle, nofulla, ballë, djersë
të qeshura krejt të ngrira
darka nën qiej të rrejshëm
dhe një vendim
që dridhshëm
Trojen time rikonfiguron

Është e ardhmja e mexhave t‘babës
t‘gjyshit e t’Konstantinit
është e ardhmja e fëmijve t‘mi

Në një univers paralel
mbase do isha princeshë e ishujve blu
ose gruaja e pafat në kontinentin e zi
kush e di çfar do isha
por jo në këtë univers
ku vetëtimat djegin tokën time
e njerëzit bëhen gadi për gjumë
gjumë decenjesh, mbase shekujsh
nga frika se do jenë tē shtrënguar
të shohin jetën drejtë në sy
të shohin një histori
që para syve tyre shkruhet
gjersa nuk ka asnjë kundërshti
për kokat që gënjejnë
mbledhur mbi tavolinë
se gënjeshtrën ato heret kishin mjeshtruar
të zgjuara dhe dinake
presin prenë në pritë
presin marrëveshjeve të detyruara
lojën e shkronjave bëjnë

Në tavolinën e madhe
makthi im
kishte mbërri
disa ditë para meje
Të zhdukurit, të vrarët
të përdhunuarat
me goja të qepura
qëndronin aty
medikamentet, qetësuesit
këpucët e hapave të ngathtë
qilimi kuq në rast firmosjeje
marionetat me fytyrë prej mumje
të gjithë ishin aty
dhe mbanin nga një mollë mbi krye
rreshtoheshin para shigjetarëve
50 me 50 gjasat
E tëra ishte vu në lojē;
lufta e Trojes sime
falja e gjakut të viktimave
zhdukja tyre nga kujtesa
sikur t’mos kishin qenë kurrë
bile edhe vrasja e mbetjeve mortore…

Kurrë si mësova
ato sekretet e vogla të zanatit,
që në fakt vidhen
ato vendimet e parfumosura e të pista
zatën, parfumi u zbulua
që pisllėku t’mos kundërmoj
Kurrë si mësova
ato mashtrime, n’dukje të vockla
arsyetime interesash regjionale, globale…
hingëllima kuajsh para porte
aktvendime faljeje
ujrash, tokash, malesh
të mbëshjellura në letër vizlluese
rëndë, rëndë
të parfumosura

S’di pse u fiksova
pas lojes së shkronjave
shoh si vallzojnë mbi dosje
si ndryshojnë paragrafet, nenet
si ato riformësohen
unë ngecë mes dy rreshtash
aq shumë më shtypin nga jashtë
më zihet fryma mbrenda një teze
pastaj ato më bartin
në një kryerresht tjetër
në tjetër epokë
zgjidhja është e largët, e huaj
si shtëpi e pambaruar
e pa kulm
si Trojë
në fatamorganë kthyer…

ShB, 03.09.2020

The post Poema e Trojes sime – Shqipe Bytyqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpirtëra të trishtë – Shqipe Bytyqi https://poezi.laberianews.com/2020/06/19/shpirtera-te-trishte-shqipe-bytyqi/ Fri, 19 Jun 2020 20:09:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8554 Në ditën nderkombtare te eliminimit te dhunes seksuale ne lufte SHPIRTËRA TË TRISHTË (leximi per...

The post Shpirtëra të trishtë – Shqipe Bytyqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në ditën nderkombtare te eliminimit te dhunes seksuale ne lufte

SHPIRTËRA TË TRISHTË
(leximi per moshën mbi 18 vjeq)

Në netët e trishta, si varr
në ditët e vetmisë skëterrë
shpirtit, ndjej çirrjet tuaja
atë zë t’shtjerrur
atë shpirt t’llahtart
atë frymim buzvarri
Ndjej, kur shpirti i trisht’
braktis trupin gati t’pajetë
për t’mos ndje dhembjen
për t’mos ndje trupin e turpin
Ndjej, kur mendja ikë n’çmendi
kur edhe qerpiku ngrihet
kur çdo gjë shuhet
e ngadalë… vdes

Ndjej tehun e thikës
mbi trupin e dlirë
ndjej cigaren e ndezur
si përcëllon t’bardhën lëkurë
dhe ato duar mizore
shumë duar… kudo duar
t’gjitha njëjtë kundërmojnë
barot, alkohol, gjak
ndjej atë zë, që timpanin shpon
që t´gjitha qelizat nervore
gjitha sinapsat
tanësinë e trurit
pakthyeshëm, dhunon
Tërë llymi
gjithë e pështira
e k’saj dhe asaj bote
shkrirë n’atë zë serbi
dhe ai…
ende aty
ende i strukur n’kokë
fle e dhemb n’heshtje
e shpirtin më mban peng
fle e helmon n’heshtje
e kur zgjohet…
ah…, kur zgjohet ai
godet, therr, n’gjitha anët pret
çdo thithje ajri, mijëra qeliza vret

Mbaj mend
bishat me bisht ndër shalë, ikën
rrugëve, fëmijë, gra, burra
me sy e shpirt shkyer
turma me lot e lule
puthnin tanket e helmetave blu
e unë
veçse kisha vdekur
veçse kisha vdekur…

Ende rastis
bota m’drejton gishtin
m’duket sikur kokë m’kokë përgojojnë
me shikimet që gozhdojnë
e unë sërish vdes
dhe kur copat e shpirtit
mes dhembjesh mbledh
gati gjakos lëkurën duke fërkuar
Thonë se uji pastron çdo gjë
kjo është gënjeshtër e kulluar
ka më shumë se njëzet vjet
trupin e turpin
s’ia dola për t’pastruar!

Me dhembje, njëzet mijë grave dhe vajzave të dhunuara në luftën e Kosovës nga forcat policore, paramilitare dhe militare serbe

ShB

The post Shpirtëra të trishtë – Shqipe Bytyqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vdekja m’flet serbisht – Shqipe Bytyqi https://poezi.laberianews.com/2020/04/29/vdekja-mflet-serbisht-shqipe-bytyqi/ Wed, 29 Apr 2020 19:19:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5092 (Kujdes: leximi vetem mbi 18 vjeq!) PËR KRIME GJENOCIDALE NUK KA AMNISTI! Nga libri DRITĖ...

The post Vdekja m’flet serbisht – Shqipe Bytyqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
(Kujdes: leximi vetem mbi 18 vjeq!)
PËR KRIME GJENOCIDALE NUK KA AMNISTI!
Nga libri DRITĖ MBI PLAGĖ
me botues Gjenocidi ne Kosovë-Plagë e hapur

Shqipe Bytyqi

VDEKJA M’FLET SERBISHT

Jam shpirt i ngritur nga grumbull kufomash
Jetoj për t’dëftuar
Vdekja është fqinji im
Ai që genin dhe gjuhën time mallkoi
Vdekja është një llavë krijesash me maska
Pa fytyrë, pa shpirtë
Vdekja ka veç sy, duar dhe imagjinatë ferri
Vdekja flet serbisht
Ajo është e paparashikueshme
Herë përzgjedhë hijet nga kolonat e të dëbuarve
Herë herë u falë amshimin të gjithëve
Pa dallim, pa asnjë mëdyshje, pa lëvizur as qerpikun

Jam shpirt nga grumbull kufomash
Që shtirem si i vdekur
Apo kufomë që shtirem sikur jetoj
Jam ai quni vogël në Gjakovë, në lagjen e parë
Jam në mesin e rrethit të shtatë të ferrit
Dëgjoj përgjërimin foshnjor t’motres Diones
Si nën trupin e nanës, plumbash kositur
Ngadalë në agoni vdekjeje shuhet

Ai çuni vogël në mua, nuk u rrit kurrë
Ashtu i vogël mbush, stërmbush, ngulfat qenjen time
Shtrihem dhe ngritem me te
As n‘varr s‘do t‘më lëj të qetë
E vdekja ende flet serbisht
Edhe mbrëmë isha në pragun e shtëpisë
që digjej
Pashë Flakën lozonjare si vallzonte n’flakë
Vdekja më përzgjodhi t’i numroj vdekjet
T’i thërras në emër
T’ju shoh retinën si shuhet
Rita, Dalina, Diona, veç nga dy pranvera
Marigona, Sihana, Arlindi, Delvina t’gjithë fëmijë
Dhe Flaka, ah Flaka e tëra n’flakë
Trembëdhjetë fëmijë
Shtatë gra
Një burrë, rëndë i sëmurë
Dhe rrethi i shtatë i ferrit të Dantes

I përgjërova t’më vrasin
Zgërdhiheshin, ulërinin si ujqër
Me ulurimën si kodin e tyre vrastar
Unë përgjëroja, vdekjen kërkoja
Tmerr i shpirtërave që therren
Kundërmim i njerëzve që digjen
Lemeritje e gjenocidit n‘fundin e shekullit njëzet
Nuk m‘kujtohet më
Sa kohë ka
Që zgjohem e shtrihem me të
E vdekja ende serbisht m’flet

(Dren Cakes, nëntë vjeqarit, të mbijetuarit të vetëm nga masakra e Gjakoves me 02.04.1999 ku forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe dogjën 21 fëmijë dhe gra.)

The post Vdekja m’flet serbisht – Shqipe Bytyqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë këtij fëllimshekulli sërish nusërohem – Shqipe Bytyqi https://poezi.laberianews.com/2020/04/12/une-ketij-fellimshekulli-serish-nuserohem-shqipe-bytyqi/ Sun, 12 Apr 2020 04:58:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4042 UNË, KËTIJ FILLIMSHEKULLI SËRISH NUSËROHEM Si ikën koha e unë qenkam tkurrur shumë martesave e...

The post Unë këtij fëllimshekulli sërish nusërohem – Shqipe Bytyqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UNË, KËTIJ FILLIMSHEKULLI
SËRISH NUSËROHEM

Si ikën koha
e unë qenkam tkurrur shumë
martesave e krushqive të kushtëzuara
divorceve të përgjakshme
ndjenjës bonjakes përhershme
braktisjes vetes nën lëkurë
gjersa sërish m’duhet t’paguaj faturen
për gënjeshtat e bukura
për mblesërinë që po më bëhet
99 vjet martese, thonë
jo më shumë
që kurmi im gjaknat të pajtojë
zemrimin e Zeusit të zbusë
paja ime mblesëtarët tinzak të paqtojë

Edhe atëher
kur do luhet akti fundit
si tragjedi në skenën reale
si pjellë e mendjeve të përdala
si kusuritje globale
ti s’do ta besosh
as kur vajtojcat grrithin fytyrat
as kur varrëmihësit lopatat rrokin
ti s’do ta besosh
që unë sërish tkurrem
që unë këtij fëllimshekulli
sërish nusërohem

ShB, prill 2020

The post Unë këtij fëllimshekulli sërish nusërohem – Shqipe Bytyqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
8 mars, në vend të urimit… EVOLUCION – Shqipe Bytyqi https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/8-mars-ne-vend-te-urimit-evolucion-shqipe-bytyqi/ Sun, 08 Mar 2020 20:41:26 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1236 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Shqipe Bytyqi 8 mars, në vend të urimit… EVOLUCION Vetëbesimi saj...

The post 8 mars, në vend të urimit… EVOLUCION – Shqipe Bytyqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Shqipe Bytyqi

8 mars, në vend të urimit…
EVOLUCION

Vetëbesimi saj
trondit eshtrat arkaik
tërmet gjashtë ballësh
miliarda neurone n’lëvizje
nxitojnë zigzakeve dhe shtratit t‘langt
veç sa s’shpërthejne membranat trunore
dosje te hapura
llogari algoritmike
hipotallamusi nuk mban kontrollën
tundim i kromozomit y
muret e kësaj shtëpie kan veshë për burrin
për duar gruaje
për hire gruaje
muret e kësaj shtëpie
s‘kan vend për nivel sysh

Ky tërmet gjashtë ballësh po me çmend
si përsëritje e një manjetofoni defekt
kurrë në nivel syshë jo…
kurrë në nivel syshë jo…
Shoh, kromozomin y
këtë kameleon gjenetik
që relikte, rrugës evolucionit mblodhi
edhe atë aktin e pështirë
të shënjimit të territorit
akt që ndesh në vetbesimin e saj
e evolucioni përmbrenda zien
mashtrohet kafsha alfa
dhe vullneti tij i dominimit,
evolucionit si bën ballë dot

N’horizont përshfaqen
ëndrra që drojnë të linden
ndjenja që ndrydhen e shtrydhen
turma primatësh
që besojnë, shoqëri t‘kenë emrin
Por ti beso,
e tha, Athena,
lindur nga koka e t’jatit
atyre betejave kromozomesh
atyre luftërave nivelesh sysh
veç une bëj zap Aresin!

Evolucioni përmbrenda zien
Të lutem m‘trego
kur mund t’hap sytë?

ShB, 2020

The post 8 mars, në vend të urimit… EVOLUCION – Shqipe Bytyqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>