Unë këtij fëllimshekulli sërish nusërohem – Shqipe Bytyqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

UNË, KËTIJ FILLIMSHEKULLI
SËRISH NUSËROHEM

Si ikën koha
e unë qenkam tkurrur shumë
martesave e krushqive të kushtëzuara
divorceve të përgjakshme
ndjenjës bonjakes përhershme
braktisjes vetes nën lëkurë
gjersa sërish m’duhet t’paguaj faturen
për gënjeshtat e bukura
për mblesërinë që po më bëhet
99 vjet martese, thonë
jo më shumë
që kurmi im gjaknat të pajtojë
zemrimin e Zeusit të zbusë
paja ime mblesëtarët tinzak të paqtojë

Edhe atëher
kur do luhet akti fundit
si tragjedi në skenën reale
si pjellë e mendjeve të përdala
si kusuritje globale
ti s’do ta besosh
as kur vajtojcat grrithin fytyrat
as kur varrëmihësit lopatat rrokin
ti s’do ta besosh
që unë sërish tkurrem
që unë këtij fëllimshekulli
sërish nusërohem

ShB, prill 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com