Vdekja m’flet serbisht – Shqipe Bytyqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

(Kujdes: leximi vetem mbi 18 vjeq!)
PËR KRIME GJENOCIDALE NUK KA AMNISTI!
Nga libri DRITĖ MBI PLAGĖ
me botues Gjenocidi ne Kosovë-Plagë e hapur

Shqipe Bytyqi

VDEKJA M’FLET SERBISHT

Jam shpirt i ngritur nga grumbull kufomash
Jetoj për t’dëftuar
Vdekja është fqinji im
Ai që genin dhe gjuhën time mallkoi
Vdekja është një llavë krijesash me maska
Pa fytyrë, pa shpirtë
Vdekja ka veç sy, duar dhe imagjinatë ferri
Vdekja flet serbisht
Ajo është e paparashikueshme
Herë përzgjedhë hijet nga kolonat e të dëbuarve
Herë herë u falë amshimin të gjithëve
Pa dallim, pa asnjë mëdyshje, pa lëvizur as qerpikun

Jam shpirt nga grumbull kufomash
Që shtirem si i vdekur
Apo kufomë që shtirem sikur jetoj
Jam ai quni vogël në Gjakovë, në lagjen e parë
Jam në mesin e rrethit të shtatë të ferrit
Dëgjoj përgjërimin foshnjor t’motres Diones
Si nën trupin e nanës, plumbash kositur
Ngadalë në agoni vdekjeje shuhet

Ai çuni vogël në mua, nuk u rrit kurrë
Ashtu i vogël mbush, stërmbush, ngulfat qenjen time
Shtrihem dhe ngritem me te
As n‘varr s‘do t‘më lëj të qetë
E vdekja ende flet serbisht
Edhe mbrëmë isha në pragun e shtëpisë
që digjej
Pashë Flakën lozonjare si vallzonte n’flakë
Vdekja më përzgjodhi t’i numroj vdekjet
T’i thërras në emër
T’ju shoh retinën si shuhet
Rita, Dalina, Diona, veç nga dy pranvera
Marigona, Sihana, Arlindi, Delvina t’gjithë fëmijë
Dhe Flaka, ah Flaka e tëra n’flakë
Trembëdhjetë fëmijë
Shtatë gra
Një burrë, rëndë i sëmurë
Dhe rrethi i shtatë i ferrit të Dantes

I përgjërova t’më vrasin
Zgërdhiheshin, ulërinin si ujqër
Me ulurimën si kodin e tyre vrastar
Unë përgjëroja, vdekjen kërkoja
Tmerr i shpirtërave që therren
Kundërmim i njerëzve që digjen
Lemeritje e gjenocidit n‘fundin e shekullit njëzet
Nuk m‘kujtohet më
Sa kohë ka
Që zgjohem e shtrihem me të
E vdekja ende serbisht m’flet

(Dren Cakes, nëntë vjeqarit, të mbijetuarit të vetëm nga masakra e Gjakoves me 02.04.1999 ku forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe dogjën 21 fëmijë dhe gra.)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com