Ulku Bardh Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ulku-bardh/ Poezi Laberia News Mon, 28 Sep 2020 17:25:52 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ulku Bardh Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ulku-bardh/ 32 32 Tipe meshkujsh – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/09/28/tipe-meshkujsh-ulku-bardh/ Mon, 28 Sep 2020 17:25:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12864 TIPE MESHKUJSH Ekzistojnë disa tipe meshkujsh, si për shembull: melankolik, patetik, i ashpër(brutal), i butë,...

The post Tipe meshkujsh – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TIPE MESHKUJSH

Ekzistojnë disa tipe meshkujsh,
si për shembull: melankolik, patetik,
i ashpër(brutal), i butë, i sjellshëm, i pasjellshëm,
i ndjeshëm, i pandjeshëm(akull), ledhatues
por dhe e ofendues, madje xhentil e rrezil,
me edukatë e pa edukatë të cilët,
për hiçgjë, bëjnë shamatë,
“për një plesht e djegin jorganin”
e pastaj fle në kashtë, rri e shikon tavanin..!
Pra, secili sipas rendit të vet sjell bukën në shtëpi
prodhon edhe bylmet, diçka për stanin e vet
e tjetrin për market.?!
Por, ka diçka që dua ta shpreh
sepse dot s’e fsheh se,
përshtypje më bëjnë
ata që brenojnë …..
si dhe ata që e bëjnë mizën buallicë..!
Thënë ndryshe,
ata meshkuj që mbulojnë dhe gëlltisin,
që e ruajnë qetësinë
t’mos e mbysin dashurinë…
dhe ata të cilët, çka zbulojnë edhe e vjellin,
që nuk durojnë dot as imtësirë,
shpesh ta ftohin dhe jetën
bile ta ngrysin edhe diellin
në ditët më të mira,…
siç e thot dhe populli ynë i urtë,
“ata që i ngre e mira”,
kur e lehta u duket e vështirë
kuese e keqja u bahet e mirë..!

© Ulku

The post Tipe meshkujsh – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tipe femrash – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/09/27/tipe-femrash-ulku-bardh/ Sun, 27 Sep 2020 08:17:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12823 TIPE FEMRASH Ekzistojnë…. disa tipe femrash, si për shembull: melankolike, patetike, të ashpra, të buta,...

The post Tipe femrash – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TIPE FEMRASH

Ekzistojnë….
disa tipe femrash,
si për shembull:
melankolike, patetike,
të ashpra, të buta,
të sjellshme, të pasjellshme,
të ndjeshme, të pandjeshme,
ledhatuese e ofenduese,
madje xhentile e frigide,
me edukatë e pa edukatë
të cilat, për hiçgjë,
bëjnë shamatë….!
Pra, secila sipas rendit të vet
bën edhe bylmet,
diçka për stanin e vet
e tjetra për market…?!
Por, ka diçka që
dua ta shpreh
sepse dot s’e fsheh,
përshtypje më bëjnë ato
që fikin pluhur si dhe
ato që ngrenë pluhur..!
Thënë ndryshe,
ato femra që mbulojnë
dhe gëlltisin,
që e ruajnë qetësinë
t’mos e mbysin dashurinë…
dhe ato të cilat,
çka zbulojnë edhe e vjellin,
që nuk durojnë dot as imtësira,
shpesh ta ftohin dhe jetën
bile ta ngrysin edhe diellin,..
siç thotë dhe populli vet,
“ato që i nge e mira”…!

© Ulku Bardh

The post Tipe femrash – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Uji i qetë bregun rrënon – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/09/23/uji-i-qete-bregun-rrenon-ulku-bardh/ Wed, 23 Sep 2020 18:22:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12678 UJI I QETË BREGUN E RRËNON Nga uji i rrëmbyeshëm Ti kurrë mos u tremb...

The post Uji i qetë bregun rrënon – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UJI I QETË BREGUN E RRËNON

Nga uji i rrëmbyeshëm
Ti kurrë mos u tremb
Veç ai që i rri në ballë
Pamëshirshëm e shemb.

Për çkado që e sfidon
Ai nuk ka pardon
Një forcë që bën të dalë
s’ka kohë as për valë.

Por ti të kesh drojë
Dhe nga uji i qetë…
Mos vëhesh në lojë
Në befasi të vërtetë.

Pranë tij mos rri palë
Dhe të presësh valë
Ai në qetësi vepron
Dhe bregun e rrënon.

© Ulku

The post Uji i qetë bregun rrënon – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndërthurje dhimbjesh – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/09/20/nderthurje-dhimbjesh-ulku-bardh/ Sun, 20 Sep 2020 09:19:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12573 NDËRTHURJE DHIMBJESH Shpirti digjet, dhe Në flakën e zjarrit Ëndrrat mbështjellin Ndjenjën prush… Djegien e...

The post Ndërthurje dhimbjesh – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NDËRTHURJE DHIMBJESH

Shpirti digjet, dhe
Në flakën e zjarrit
Ëndrrat mbështjellin
Ndjenjën prush…
Djegien e përcjellin
Dhimbjet zharrë
Zemra, ky pusi i thellë
I dëshirave të athta,
Që kurrë s’u mbush!
A tamthi plot vrer.

© Ulku

The post Ndërthurje dhimbjesh – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Plisbardhëve – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/08/25/plisbardheve-ulku-bardh/ Tue, 25 Aug 2020 15:28:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11612 PLISBARDHËVE (respekt atyre që e mbajnë plisin e bardhë) Se ç’të paska dhe hije Plisi...

The post Plisbardhëve – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PLISBARDHËVE
(respekt atyre që e mbajnë plisin e bardhë)

Se ç’të paska dhe hije Plisi
Ky symboli ynë prej lashtësie
Të mbante Pellazgu i Pellazgjisë
Ari bardhë përmbi krye
Symbol krenarie i kësaj etnie
Në përulësi ndaj perëndie
Si dëbora e bardhë majë Lisi
Shenjë festash Lirie…
Nishan kohësh tek Fisi
Tokë e qiell për një Diell
Ati ia pati sjellë…
Anembanë Shqiptatisë
E s’u ngjye që prej lashtësisë
Qëndroi besnik, besë perëndie
Kjo ngjyrë borike, ngjyrë etnie
I bërë vetë nga frymë hyjnie
Por, edhe ne e kemi ruajtur
Me afsh e mall prej gjakut
Njësoj si e mbajmë edhe sot
Shqipen dykrenare
Në palët e bajrakut.

© Ulku

The post Plisbardhëve – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mendimet e thella – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/08/16/mendimet-e-thella-ulku-bardh/ Sun, 16 Aug 2020 12:23:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11245 MENDIMET E THELLA Shumë lehtë është për të lexuar I mëson shkronjat dhe kryhet puna...

The post Mendimet e thella – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MENDIMET E THELLA

Shumë lehtë është për të lexuar
I mëson shkronjat dhe kryhet puna
Por është e rëndë për t’i kuptuar
Mendimet e rënda sikur guna.

Dhe mendimi nuk është birrë
Që e shuan etjen me një të pirë
Por është ilaç dhe balsam
Për zemërbardhët…,
Për ata me shpirt të dëlirë
Për ata që janë si shkëmb!

Ata që lexojnë mesrreshtash
Atë që s’e lexojnë dot të tjerë
Mendja e tyre sheh pas perdes
Ajo mendimet hollë i tjerrë.

© Ulku

The post Mendimet e thella – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Akuzat furtunë – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/08/13/akuzat-furtune-ulku-bardh/ Thu, 13 Aug 2020 16:22:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11088 AKUZAT FURTUNË (epigram) Edhe furtuna e ka një të mirë sa herë që vjen si...

The post Akuzat furtunë – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AKUZAT FURTUNË
(epigram)

Edhe furtuna e ka një të mirë
sa herë që vjen si e papritur
të përplasur na e len para derës
krejt atë që s’e kemi ditur..!

© Ulku

The post Akuzat furtunë – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Thuan raki e femer te keqe s’ka – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/08/12/thuan-raki-e-femer-te-keqe-ska-ulku-bardh/ Wed, 12 Aug 2020 17:28:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11050 Thuan raki e femer te keqe s’ka Mos te raftë ne luge se nuk ke...

The post Thuan raki e femer te keqe s’ka – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Thuan raki e femer te keqe s’ka

Mos te raftë ne luge
se nuk ke çka i ban …
qoft e hidhur a e embël
ti ate vetë e han…!
Ka raki qe t’i merr mendt
e s’dallon pantalona nga fustan
po ka dhe femer qe te çmend..
mbetesh pa tekst ne kuvend!
Thuan se, raki e femer te keqe s’ka
po si provove te pakten njëherë
ti nga jeta gje s’ke pa’…
po s’u dehe nga lulet në pranverë.

© Ulku

The post Thuan raki e femer te keqe s’ka – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pritjet e gjyshit – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/08/09/pritjet-e-gjyshit-ulku-bardh/ Sun, 09 Aug 2020 10:50:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10929 PRITJET E GJYSHIT Gjyshi moshën e sfidon në shkurtim të rrugës së vet bindjes së...

The post Pritjet e gjyshit – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PRITJET E GJYSHIT

Gjyshi moshën e sfidon
në shkurtim të rrugës së vet
bindjes së vet fort i qëndron
mall i jetës gjithnjë e tret.

Përjeimet si dhe kujtesa…
njëra malores e tjetra dishezës
seç pret gjyshi nipër e mbesa
t’ia mbushin kopshtin e shpresës.

Zemra bëhet mal e shpirti det…
famijja është gjë e shenjtë
s’ka gëzim më të madh në jetë
kur e sheh pasqyrën e vërtetë.

Edhe sytë kur të t’i verbohen
ai e kujton buzëqeshjen e shpirtit
edhe veshët kur të t’i shurdhohen
lulëzimi n’kopsht e zgjon prej flirtit.

© Ulku Bardh

The post Pritjet e gjyshit – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos u ngut… – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/07/13/mos-u-ngut-ulku-bardh/ Mon, 13 Jul 2020 14:12:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9707 MOS U NGUT… Asnjëherë mos u ngut në jetë Mos u gëzo n’të tjetrëve hidhërime...

The post Mos u ngut… – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS U NGUT…

Asnjëherë mos u ngut në jetë
Mos u gëzo n’të tjetrëve hidhërime
Se të vin rendi ta shohësh vetë
Pate apo nuk pate pretendime.

Pra mos u qesh në vaje të dikujt
Mos u bëj shkaktar i lotit të huaj
Një herë në jetë i bie gjithkujt
Për veprimet e veta të paguaj.

Ti në jetë mos u ngut…
Nëse je në udhë të drejt’
Kurrë për vete mos u tut
Misionin tënd bëje krejt.

© Bardh Ulku

The post Mos u ngut… – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>