Tipe meshkujsh – Ulku Bardh

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TIPE MESHKUJSH

Ekzistojnë disa tipe meshkujsh,
si për shembull: melankolik, patetik,
i ashpër(brutal), i butë, i sjellshëm, i pasjellshëm,
i ndjeshëm, i pandjeshëm(akull), ledhatues
por dhe e ofendues, madje xhentil e rrezil,
me edukatë e pa edukatë të cilët,
për hiçgjë, bëjnë shamatë,
“për një plesht e djegin jorganin”
e pastaj fle në kashtë, rri e shikon tavanin..!
Pra, secili sipas rendit të vet sjell bukën në shtëpi
prodhon edhe bylmet, diçka për stanin e vet
e tjetrin për market.?!
Por, ka diçka që dua ta shpreh
sepse dot s’e fsheh se,
përshtypje më bëjnë
ata që brenojnë …..
si dhe ata që e bëjnë mizën buallicë..!
Thënë ndryshe,
ata meshkuj që mbulojnë dhe gëlltisin,
që e ruajnë qetësinë
t’mos e mbysin dashurinë…
dhe ata të cilët, çka zbulojnë edhe e vjellin,
që nuk durojnë dot as imtësirë,
shpesh ta ftohin dhe jetën
bile ta ngrysin edhe diellin
në ditët më të mira,…
siç e thot dhe populli ynë i urtë,
“ata që i ngre e mira”,
kur e lehta u duket e vështirë
kuese e keqja u bahet e mirë..!

© Ulku

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com