Tipe femrash – Ulku Bardh

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TIPE FEMRASH

Ekzistojnë….
disa tipe femrash,
si për shembull:
melankolike, patetike,
të ashpra, të buta,
të sjellshme, të pasjellshme,
të ndjeshme, të pandjeshme,
ledhatuese e ofenduese,
madje xhentile e frigide,
me edukatë e pa edukatë
të cilat, për hiçgjë,
bëjnë shamatë….!
Pra, secila sipas rendit të vet
bën edhe bylmet,
diçka për stanin e vet
e tjetra për market…?!
Por, ka diçka që
dua ta shpreh
sepse dot s’e fsheh,
përshtypje më bëjnë ato
që fikin pluhur si dhe
ato që ngrenë pluhur..!
Thënë ndryshe,
ato femra që mbulojnë
dhe gëlltisin,
që e ruajnë qetësinë
t’mos e mbysin dashurinë…
dhe ato të cilat,
çka zbulojnë edhe e vjellin,
që nuk durojnë dot as imtësira,
shpesh ta ftohin dhe jetën
bile ta ngrysin edhe diellin,..
siç thotë dhe populli vet,
“ato që i nge e mira”…!

© Ulku Bardh

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com