violeta kadriu Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/violeta-kadriu/ Poezi Laberia News Mon, 31 Aug 2020 19:04:39 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg violeta kadriu Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/violeta-kadriu/ 32 32 Ty liri… – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/08/31/ty-liri-violeta-kadriu/ Mon, 31 Aug 2020 19:04:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11932 Ty liri… Në agimet e mëngjeseve të arta kur depërton rreze e parë kodrinave të...

The post Ty liri… – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ty liri…

Në agimet e mëngjeseve të arta
kur depërton rreze e parë kodrinave
të shoh, liri,
në perëndimet e netëve të zjarrta
tek shpirtërat e dashuruar shkëmbejnë afshet mes trëndelinave
zemra me ty më bie n’ujdi.

Në gugatjen e cdo pëllumbi
gjerësa me sqep puthë të vegjëlit e pëllumbeshën
liri, ti më buzëqeshë,
në gurgullimën e cdo kroi e lumi
tek mbushin ujë e lahen shtojzovallet
me rroba ylberi shpirtin ma veshë.

Në ngazëllim zemre varfënjaku
kur i zgjatet dorë e uruar shpëtimi
oh, sa të dua liri,
në lotët e gëzimit të bonjakut
kur, duke u mikëluar merrë krah nga zemërgjerësi trimi
në zemër më rrezaton si perri.

Ku ndihet zëri i trumcakut
e i buzëqesh në shpinë canta vocërrakut
ta dëgjoj këngën tënde, liri,
ku nënat rrezojnë me ninula të ëmbëlit pranë oxhakut
e baballarët mbjellin zambakët skaj pragut
të përqafoj e të përjetësoj me poezi.

Ku flitet gjuhë arbërore
e ku frymojmë në tokat stërgjyshore
liri, e bekuar je gjerë në re,
ku mrizojnë qengjat mes lulesh e barit
mbbasi dimri ia bën me sy beharit
për ty, liri, ndjenjat s’kanë fre.

Në shkumbëzimet e valëve të Adriatikut
tek ndër shkëmbinj i puthin rrënjët shegës e fikut
liri, oh sa më dhuron freski,
ku cdoherë rri hapur dera e mikut
e sirena i këndon serenada kreshnikut
ti reflekton vetëm dashuri.

Ku shpatë e Kastriotit ndër shekuj vringëllon
e ku dyngjyrëshi me shkabë, duke carë stuhi, valon
në zemrën time, je lis me kurorë,
ku emri Shqiptari na lartëson
e gjuhë e zjarrtë shqipe me flatra fluturon
ne bijtë e bijat tua për ty biem therrorë.

VIOLETA KADRIU 31 8 2020 Podujevë

The post Ty liri… – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më ka marrë malli… – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/07/13/me-ka-marre-malli-violeta-kadriu/ Mon, 13 Jul 2020 06:24:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9686 ME KA MARRE MALLI… Më ka marrë malli shumë për shkëlqimin e syve të tu...

The post Më ka marrë malli… – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ME KA MARRE MALLI…

Më ka marrë malli shumë
për shkëlqimin e syve të tu
të cilin
vetëm shpirt i dashuruar
din ta shprehë aq ngrohtë,
tuj ndjerë tingujtë e kësaj kënge
që na trazonte aq shumë
e që zemrën e sytë
na i mbushte me lotë…!

Për vendet ne ku rrinim
oh,sa jam përmallu
e që syri s’ka forcë,
nuk duron t’i shohë,
vendet ku shpirti fliste
vetëm fjalën …Të du’!…
e që zemra s’pranon më
tani as t’i njohë…!

Athua,gjethet e pyllit
u shkapërderdhën nga era
apo ruajnë kujtimin
kur na shërbyen jorgan,
apo iu është ndalur kënga
edhe zogjëve ndër manaferra
e që ndër gjithë ato vende
serenada për ne lanë?…

Nuk ka rrugë me gurë
me bar o me baltë
që e shkelëm s’bashku
e s’na u duk asfalt,
se dashuria caka dhe shkëmbin
e malet i bëka lëndina,
shkrika dhe akullnajat
në to celka trëndelina!

VIOLETA KADRIU 2020 PODUJEVE

The post Më ka marrë malli… – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UÇK – Emblemë lirie – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/06/29/uck-embleme-lirie-violeta-kadriu/ Mon, 29 Jun 2020 20:45:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9068 UÇK – EMBLEMË LIRIE KUR HORDHITË SLLAVE GLLABËRUAN DIELLIN NË TONIN ATDHE, KUR NUK KURSYEN...

The post UÇK – Emblemë lirie – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UÇK – EMBLEMË LIRIE

KUR HORDHITË SLLAVE GLLABËRUAN DIELLIN
NË TONIN ATDHE,
KUR NUK KURSYEN MOSHË, GJINI, STATUS
E NUK NJIHNIN DINË, SEKT E AS FE,
KUR NË BARK TË NËNAVE TË REJA
FOSHNJAT KOSOVARE MASAKRONIN,
KUR MË SY ÇAKËRDISUR PËR GJAK
VETËM EMËR /SHQIPTAR/ KËRKONIN,
DOLI NJË FUQI SHPIRTLUANI
ME MADHËSHTI SHQIPONJE FLAMURI
DUAR, ZEMËR, SHPIRT BESATUAN
MBI NJË EMBLEMË, DALUR PREJ ÇDO ZEMRE ME FUQI QELIKU E GURI!

DOLI KJO FUQI BAROTI, KOSOVË
TY QË TA MBROJTI PRAGUN,
ÇLIRIMTARJA JONË E KUQE
QË PËR TY DERDHI GJAKUN.
BILBILAVE TU UA THEU KAFAZET
KU ME DEKADA, ME DHEMBJE CICËRUAN ËR VERËN,
NUK DESHTI T’IA DIJË AS PËR ACARET E DIMËRAVE
GJERËSA NË KËTO TROJE NA SOLLI PRANVERËN!

QLIRIMTARJA JONË E SHTRENJTE, KOSOVË
TA KTHEU TE TË PARËVE LAVDI,
NA KTHEU GUFIMET NË ZEMRA KOSOVË
QË NA I BËNË SHKRUMB E HI,
UA KTHEU GURGULLIMËN
E SHKUMBËZIMIN LLAPIT E DRINIT,
NË MES ACARESH I SOLLI BLERIMIN
GOLLAKUT, DRENICËS, DUKAGJINIT…

ÇLIRIMTARËT TANË NËN KËTË EMBLEMË AGJËRUAN
NDËR TYM BAROTI, PA QENË RAMAZAN,
TY KOSOVË ME TË MADHERISHMIN ZOT TË KRAHASUAN
NDËR BEDENA PËR PASHKË E BAJRAM,
AMANET E MARTIRIZIM I TYRE
TA LA GJIRIN, KOSOVË ME TRIMA PLOT
QË NUK SHKELIN KËTË EMBLEMË LIRIE
SIMBOL QËNDRESE PËR JETË E MOT.

ÇFARË MENDON SOT, MOJ OGURZEZË
SERBI KATILE, AGRESORE
APO ËNDËRRON QË PRAPË
NË KOSOVË TË SHTRISH TUAT TABORRE
ME RRJETË TË GJAKOSUR PO MUNDOHESH
PESHQË TË MËDHENJË TI SOT ME NXANË
POR GËNJEN VETEN NËSE MENDON
SE KEMI ÇLIRIMTARË TË PAFAJSHËM TY ME TË DHANË!

Violeta Kadriu, 26/6/2020, Podujevë.

The post UÇK – Emblemë lirie – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur humbet besimi – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/06/11/kur-humbet-besimi-violeta-kadriu/ Thu, 11 Jun 2020 18:39:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8072 KUR HUMBET BESIMI Kurrë nuk kam menduar se ti ke me më lanë, aq më...

The post Kur humbet besimi – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUR HUMBET BESIMI

Kurrë nuk kam menduar
se ti ke me më lanë,
aq më pak kam besuar
se me tjeter kam me të zanë!
-Heshtni, u kam thanë të tjerëve
nuk dua t’iu dëgjoj ma’
s’i kam besuar askujt
se këtë mundesh me e ba’!

A mund të m’i kthesh vitet
që në humnerë m’i hodhe,
a mund të ma kthesh jetën
që me pabesi ma vodhe,
Nëse mundesh kthema
shkëlqimin ne sy
veq edhe një herë,nëse mundesh kthema
BESIMIN në TY!

Kur dashuria në shpirt shuhet
nuk ringjallet më,
yjet n’sytë tanë,humbin vezullimën
nuk ndrijnë më për të.
Tani në sytë e mij
ka veq akull me acar
e që dikur lëshonin aq shumë rreze
si Dielli mbi lule e bar.

Zemra ime në copa
ka me ta zanë frymën,
do ta urrejsh vetveten
si në’pranverë pema brymën,
me ndjenjat e mija t’sinqerta
s’ke guxu me lujt’
në shpirt me heshtë pabesie
s’e kam meritu’ me më gjujt!

Se bora eshtë bërë e zezë
nëse do të thoshje ti, kisha besu,
oqeani kapërcehet me kembë
në fjalët e tua s’do të kisha dyshu’
Tani,po të më thuash
se Dielli është veq zjarrë
une do të klithi,me bindje
…Të gjithë qiellin uji e paska marrë…!

VIOLETA KADRIU 20 12 2009 PODUJEVE

The post Kur humbet besimi – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Varr i hapur – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/06/09/varr-i-hapur-violeta-kadriu/ Tue, 09 Jun 2020 16:00:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7943 Varr i hapur Varr i hapur qe shumë vjet Trupin tand, o vëlla e pret...

The post Varr i hapur – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Varr i hapur

Varr i hapur qe shumë vjet
Trupin tand, o vëlla e pret
Kështu hasmi e fshehu krimin
Lufta jonë i dhashtë dënimin!

Qe sa vjet erdh, shkoi behari
Vajtoi zogu skaj këtij varri
Toka amë s’pati qetësi
Tuj kërku trupin e tij.

Ah, mor vëlla, i dashtun vëlla
Tuj t’ë shpu plumbat me sy t’kam pa
Me gjak tokën tuj e ujitë
Këtë nanë loke që të ka rritë!

Shkau i egër ku të degdisi
Flakë i kuq kur t’u ba plisi?
A të rrokë breshëri, a të rrahë era
A e ndjenë or vëlla kur vjen pranvera?

Sa herë shokët të vijnë në derë t’konakut
Shpeshherë ulen skaj oxhakut
Nëna loke u rrin në kambë
Zemra e saj lëshon ofshamë.

S’ia don zemra, s’ia pranon
Se s’je gjallë më, kur i thonë
është betuar se s’ka me vdekë
me trup tandin pa u përpjekë.

Mos qajë nënë e mos qajë motër,
se një nuse u kam sjellë në votër,
me shokë shumë, gjithë të pandarë
në qdo votër e kemi shpërndarë!

-Po, or vëlla, nusen na e solle
me gjak tëndin në KOSOVE e mbolle,
është LIRIA, kuqëlon prej gjaku
nuk lejon armik të afrohet tek pragu!

Me respekt e dhimbje për të gjitha nënat e motrat kosovare që kanë humbur të bijtë dhe vëllezërit në Luftën Çlirimtare të Kosovës. — Violeta Kadriu, Podujevë.

The post Varr i hapur – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sonte – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/06/08/sonte-violeta-kadriu/ Mon, 08 Jun 2020 18:23:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7875 SONTE Këtë natë, vetëm ,po rri zgjuar, fare nuk kam gjumë në sy, nuk duroj...

The post Sonte – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SONTE

Këtë natë, vetëm ,po rri zgjuar,
fare nuk kam gjumë në sy,
nuk duroj më pa të takuar
Mos e mbyll derën me dry!

Do marrë peng shpejtësinë e zërit
edhe krihte e më të ‘shpejtit zog,
me aromë TËNDEN dua të dehem
të’bëhem Mimoze e Lule SHtog!

Kur të’trokas ti hapma derën,
krismën time ti e njeh,
prej së largu ndjema erën
le ta ndjenë zemra dhe po s’me pe!

Në’fole sonte do të’vij, o gjan
s’duroj më unë ty pa të’pa,
qdo pengesë do të’hudhë mënjanë
se ky mallë po don me më’vra!

— Violeta Kadriu, 8/5/2020, Podujevë.

The post Sonte – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Te pres – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/05/23/te-pres-violeta-kadriu/ Sat, 23 May 2020 05:11:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6864 TË PRES Po të pres nën hije bliri, me të puthë buzën si shalqiri. Erë...

The post Te pres – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË PRES

Po të pres nën hije bliri,
me të puthë buzën si shalqiri.
Erë e blirit le të na dehë
afsh i zjarrtë t’na qon mbi re’!

Po të pres sonte nën gështenja
lulet e tyre t’na lenë pa ndjenja!
Mos ta qojmë këtë pranverë kot,
t’na shkoj viti me gaz’pa lote.

Po të pres sonte mu ke fiku
me t’ndi zërin prej arshiku,
me nge aromën me ta ndje
pa raki me ty me u deh’!

Të pres ku mugullon bari
e ku gurgullon lumi,
ku qelë, bleron behari
e në duet këndon dhe pëllumbi!

Ku gjithëherë lulëzon dardha
qërshija e molla,
ku me mallë ia thotë gushëkuqi
ku me ëndje lozë e qeshë belholla.

Ku ëmbël lëshon erë
murrizi e lulështogu,
ku thithë nektare bleta
e ëmbël cicëron zogu.

Të pres këtu ku ka plot
borzilokë e dafina,
ku struket në ferrë manushaqja
e ylberon trëndelina.

Ku gumëzhinë gjinkalla
e këndon bilbili
ku ndezë fanarin xixëllonja
tek qelë trëndafili.

Të pres tek këto vende
ku zotëron frymë MIRËSIE,
zotëron rrymë NDERI e BESE
e shpon tallas DASHURIE.

Të pres dhe në male te largëta
ku të shpon veshët jehona,
atje ku lodërojnë drenushat
e me endje ndihet kumbona.

Ku fjalët tona dashurore
përzihen me të malit jehone,
ku yjet, “u kemi zili!”
prej së larti na duket se na thonë.

Të pres në këto vende
ku sundon qëndresë nane,
ku qdo ligësi e shpirtit
tretet me magji zane.

Të pres tek këto vende
ku të gllabëron fuqi LISI,
ku të gjithë janë martirë
ku kuqëlon e bardhon plisi.

Në të gjitha anët e ATDHEUT
unë ty gjithkund të pres,
O YLL o DRITË o FRYMË
po s’erdhe TI, DO TË VDES!

— Violeta Kadriu, 5/13/2020, Podujevë.

The post Te pres – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pritja – Violeta Kadriu https://poezi.laberianews.com/2020/05/22/pritja-violeta-kadriu/ Fri, 22 May 2020 20:28:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6836 PRITJA S’e kam dijtë se sa dhembë pritja gjersa të takova TY, e vështirë, si...

The post Pritja – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PRITJA

S’e kam dijtë se sa dhembë pritja
gjersa të takova TY,
e vështirë, si n’majë t’shkëmbit ngjitja
pa ra në gjumë e pa mbyllë sy!

Oh,sa ditë e netë kam pritur,
të kam pritur, pritur kot
m’ka gërryer malli e dëshira
e jastëkt i kam larë me lotë!

Ti nuk dijte qka është kthimi
as në jetë s’do ta dijshe kurrë,
me vite m’ka rëndu trishtimi
pse për ty u bana urë.

KURRË në jetën time
unë më s’kam me të dashtë,
kurrë më dora jote
s’ka me mujtë me m’prekë.
Edhe nëse vuaj a çmendem
ani, ani nashtë,
veq Zoti e di prej teje qka kam hjekë!…

— Violeta Kadriu, 5/10/2020, Podujevë.

The post Pritja – Violeta Kadriu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>