Kur humbet besimi – Violeta Kadriu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUR HUMBET BESIMI

Kurrë nuk kam menduar
se ti ke me më lanë,
aq më pak kam besuar
se me tjeter kam me të zanë!
-Heshtni, u kam thanë të tjerëve
nuk dua t’iu dëgjoj ma’
s’i kam besuar askujt
se këtë mundesh me e ba’!

A mund të m’i kthesh vitet
që në humnerë m’i hodhe,
a mund të ma kthesh jetën
që me pabesi ma vodhe,
Nëse mundesh kthema
shkëlqimin ne sy
veq edhe një herë,nëse mundesh kthema
BESIMIN në TY!

Kur dashuria në shpirt shuhet
nuk ringjallet më,
yjet n’sytë tanë,humbin vezullimën
nuk ndrijnë më për të.
Tani në sytë e mij
ka veq akull me acar
e që dikur lëshonin aq shumë rreze
si Dielli mbi lule e bar.

Zemra ime në copa
ka me ta zanë frymën,
do ta urrejsh vetveten
si në’pranverë pema brymën,
me ndjenjat e mija t’sinqerta
s’ke guxu me lujt’
në shpirt me heshtë pabesie
s’e kam meritu’ me më gjujt!

Se bora eshtë bërë e zezë
nëse do të thoshje ti, kisha besu,
oqeani kapërcehet me kembë
në fjalët e tua s’do të kisha dyshu’
Tani,po të më thuash
se Dielli është veq zjarrë
une do të klithi,me bindje
…Të gjithë qiellin uji e paska marrë…!

VIOLETA KADRIU 20 12 2009 PODUJEVE

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com