Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TË PRES

Po të pres nën hije bliri,
me të puthë buzën si shalqiri.
Erë e blirit le të na dehë
afsh i zjarrtë t’na qon mbi re’!

Po të pres sonte nën gështenja
lulet e tyre t’na lenë pa ndjenja!
Mos ta qojmë këtë pranverë kot,
t’na shkoj viti me gaz’pa lote.

Po të pres sonte mu ke fiku
me t’ndi zërin prej arshiku,
me nge aromën me ta ndje
pa raki me ty me u deh’!

Të pres ku mugullon bari
e ku gurgullon lumi,
ku qelë, bleron behari
e në duet këndon dhe pëllumbi!

Ku gjithëherë lulëzon dardha
qërshija e molla,
ku me mallë ia thotë gushëkuqi
ku me ëndje lozë e qeshë belholla.

Ku ëmbël lëshon erë
murrizi e lulështogu,
ku thithë nektare bleta
e ëmbël cicëron zogu.

Të pres këtu ku ka plot
borzilokë e dafina,
ku struket në ferrë manushaqja
e ylberon trëndelina.

Ku gumëzhinë gjinkalla
e këndon bilbili
ku ndezë fanarin xixëllonja
tek qelë trëndafili.

Të pres tek këto vende
ku zotëron frymë MIRËSIE,
zotëron rrymë NDERI e BESE
e shpon tallas DASHURIE.

Të pres dhe në male te largëta
ku të shpon veshët jehona,
atje ku lodërojnë drenushat
e me endje ndihet kumbona.

Ku fjalët tona dashurore
përzihen me të malit jehone,
ku yjet, “u kemi zili!”
prej së larti na duket se na thonë.

Të pres në këto vende
ku sundon qëndresë nane,
ku qdo ligësi e shpirtit
tretet me magji zane.

Të pres tek këto vende
ku të gllabëron fuqi LISI,
ku të gjithë janë martirë
ku kuqëlon e bardhon plisi.

Në të gjitha anët e ATDHEUT
unë ty gjithkund të pres,
O YLL o DRITË o FRYMË
po s’erdhe TI, DO TË VDES!

— Violeta Kadriu, 5/13/2020, Podujevë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com