The post Valë – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Mes trupash
fryn ëndërra e nxehtë
Në shtratin e amullt
Bien copëza ankthesh
Të shprushta
Të mallta
N’akrepa të orës
Këputen kohët
Sytë pëflaken në jugën
E ngrohtë
Konstruktet e brinjëve kërkojnë
Horizontalet e trupit tim
Valë shpirti
Në drithërima afshi shtrëngon
çarçafinë e përjetësisë
Valë puthja
Marrëzisht dehen kafshimet
Relikt dhome
Mirazhi i hënës së copëtuar
Në xhamin e avulltë.
Vlora Rexhaj Morina
The post Valë – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Nis lundrimin – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Nis ëndërrat në lundrim
Kapiten bëhen shpresat e mia
Qajnë brigje e thejnë stuhi
Mbi detra
derdhin dhembjet e mia
Dalldisun qielli vjell rrufe
Kleopartë loti bëhet qenia ime
Treten ylberet
bota merrë ngjyrë gri
Mbi tempujt e Olimpit
Thehet marrëzia
Në mesnatën e qetë
Ku në qetinë t’shpirtit
ëndërrat bëhen erë
Vallëzojnë valësinë
e akulltë
Të qiejve të harbuarë
Si feniks tretet trupi im
Mbetet në mes të gjallëve
Relikt i harruar.
Vlora Rexhaj Morina
The post Nis lundrimin – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Në tehun e vetmisë – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Ulur në tehun e vetmisë
Duartë shtrirë
Stinëve të ngrira t’diellit
Nën krrokamën e korbit
Mbush plasaritjen e shpirtit
Me vrerin e dehur t’mëngjesit
Asgjë si dje
Vetëm hëna kre flokët
në pasqyren e thyer
Në mullirin e dhimbjes
Bluhen ëndërrat njomëcake
Në natën pa sy
Vlora Rexhaj Morina
The post Në tehun e vetmisë – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Veç ty t’ruaj si perlë – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Në rrahje zemre
më fle veç ti
Të ruj si perlë
në shpirtin tim
Si fllad mëngjesesh
kur shfaqesh ti
Fikemi dhe ndritëmi
të dy në përjetësi
Kur vjen dhe strukesh
në gjokësin tim
Si struket hëna
me drojë mes resh
Dhe bëhesh det
plotë melodi
Më djeg e ndez
si një rrufe
Ti oazë mbushur
plotë dlirësi
Pelikan ngjyrash
ndër ëndërrash lulëzuar
Ngarent mes qiejsh
si vetëtimë
Veç shpirtin tënd
për ta takuar.
26 shtator 2020 Vlora Rexhaj Morina
The post Veç ty t’ruaj si perlë – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Brenda meje – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Shpirti s’gjen qetësinë
Nën petkun gri
Vjeshta memece struki
Damarët e gjakut
T’kulluar nëpër shekuj t’djallit
Brigjeve t`diellit
vetëm zogjtë e ëndrrës
Puthin mallin e simfonisë
Të pakëndume stinëve të harrume
Në fushëbetejat e shpresës
Vetëm shiu lanë
Njollat e vegimeve t’dritës
Agimeve mashtruese.
Vlora Rexhaj Morina
The post Brenda meje – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Tik-taku nuk ndalon – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Marrë globin rrokullisë
Busulla më tradhëton
The post Tik-taku nuk ndalon – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post N’drit – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Asht pre muzgu n’çërpikun e tand
Sonte flokët tu nata qëndisë yjet
Si vesë mëngjesi m’freskon trupi saj
Lulborat mi kokë t”bajnë kunorë nusërie
A hyjneshë andrrash vesh n’fustan t’bardhë
Ku sillesh si flutur lëshon aromë bukurie
Si Zana e malit me flokët e bardhë
Nuri ytë n’drit dhe natën pa yje
The post N’drit – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Kam me t’dashtë – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Kam me t’dashtë Ty
Trëndafili im i bardhë
Çel në stinën ma t’brishtë
T’shpirtit tem
Kam me t’dashtë
se përtej andrre
Kam andërru sytë e tu
E me shikimin tanë
Kam shndërrit netët e errëta
Të zemrës tem
Në dimrat e acartë t’vetmisë
Ngjyra ylberesh
Kam vu nurin tand
ndriçum prej afshit tonë
Kam me t’dashtë Ty
Arshi i shpirtit tem
N’erna t’moteve
Kam vu përmallimin tonë t’dashnisë
E tamblinë za n’hoje të shpirtit
t’kam lanë
Kam me t’dashtë ,çmendurisht
kam me t’dashtë
Se ti je dielli jem
e unë rrezja jote e përflakët.
Vlora Rexhaj Morina
The post Kam me t’dashtë – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Nostalgji ëndërra jonë – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Veç malli mba kujtimin
Kur nata prehet në dritare
E ëndërra shton mallëngjimin
Kur si zjarri digjemi fare
Veç hëna sheh flakërimin
Ku çdo gjë i ngjanë drithërimit
Sa shpejt mbulohet nata jonë
Nga afshi i përmallimit
The post Nostalgji ëndërra jonë – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Asaj (fjalëbukurës) – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>U shemb qielli në honin e zemrës sime fjalëbukura ime
Puthjet u degëdisën në malin e egërsisë
Atje ku kafshojnë qenshe
U harrua imazhi i lotit të kristaltë
Ah…fjalëbukura ime!
Pse nuk u shndërrove në sy qielli?
Çdo ditë të këpusësh nga një shikim lakmues
Apo të mbylleshe në guackën e epsheve të thella t’i masësh pulset e shfrenueshme
T’netëve të gjata mëkatare
Ah…fjalëbukura ime!
Merri krahët e mi bojëqielli dhe degëdisi ëndërrat tona n’humnerat e vetëmisë
Mes dashurisë e mëkatit
Fjalëbukura ime !
Ti limani i përhershëm ku pushojnë dhimbjet e mija!
The post Asaj (fjalëbukurës) – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>