Asaj (fjalëbukurës) – Vlora Rexhaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Asaj (fjalëbukurës)

U shemb qielli në honin e zemrës sime fjalëbukura ime
Puthjet u degëdisën në malin e egërsisë
Atje ku kafshojnë qenshe
U harrua imazhi i lotit të kristaltë
Ah…fjalëbukura ime!
Pse nuk u shndërrove në sy qielli?
Çdo ditë të këpusësh nga një shikim lakmues
Apo të mbylleshe në guackën e epsheve të thella t’i masësh pulset e shfrenueshme
T’netëve të gjata mëkatare
Ah…fjalëbukura ime!
Merri krahët e mi bojëqielli dhe degëdisi ëndërrat tona n’humnerat e vetëmisë
Mes dashurisë e mëkatit
Fjalëbukura ime !
Ti limani i përhershëm ku pushojnë dhimbjet e mija!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com