Veç ty t’ruaj si perlë – Vlora Rexhaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VEÇ TY T’RUAJ SI PERLË

Në rrahje zemre
më fle veç ti
Të ruj si perlë
në shpirtin tim

Si fllad mëngjesesh
kur shfaqesh ti
Fikemi dhe ndritëmi
të dy në përjetësi

Kur vjen dhe strukesh
në gjokësin tim
Si struket hëna
me drojë mes resh

Dhe bëhesh det
plotë melodi
Më djeg e ndez
si një rrufe

Ti oazë mbushur
plotë dlirësi
Pelikan ngjyrash
ndër ëndërrash lulëzuar

Ngarent mes qiejsh
si vetëtimë
Veç shpirtin tënd
për ta takuar.

26 shtator 2020 Vlora Rexhaj Morina

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com