Zamira Hajdari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/zamira-hajdari/ Poezi Laberia News Sat, 12 Dec 2020 11:56:29 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Zamira Hajdari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/zamira-hajdari/ 32 32 Uni yt! – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/uni-yt-zamira-hajdari/ Sat, 12 Dec 2020 11:56:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15607 UNI YT ! Ai, Un-i yt vërtet më tremb, më tremb etja jote për pushtet,...

The post Uni yt! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UNI YT !

Ai, Un-i yt vërtet më tremb,
më tremb etja jote për pushtet,
me këmbë përpiqesh të shkelësh gjithkënd,
mbi dhimbjen e tyre të sundosh ti vetë,
të ndjehesh TRIUMFATOR!!!

EGO-ja jote nuk njeh kufi e cak,
narcist i fshehur pas buzëqeshjes,
në kurthin tënd viktimat, tërheq pak nga pak,
i le të përpëliten në rrjetën e vdekjes,
ti mjeshtër MANIPULATOR!!!

Sytë e tu ngulitur brenda Un-it tënd,
kridhen në labirinthet e inteligjencës,
brenda asaj bote për të tjerë s’ka vend,
je ti, fillim dhe fund i ekzistencës,
i EGO-s PERANDOR!!!

The post Uni yt! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mendimet e mia – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/11/26/mendimet-e-mia-zamira-hajdari/ Thu, 26 Nov 2020 20:41:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15014 MENDIMET E MIA! Like free horses my thoughts Galloping through the night Stride beyond the...

The post Mendimet e mia – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MENDIMET E MIA!

Like free horses my thoughts
Galloping through the night
Stride beyond the times
Raising me to the light
Of an erudite wisdom!
Mirza!

Si kuaj të lirë mendimet e mia
Trokëllimë vargjesh, kalërim pa frerë
S’ua vesh dot maskën pandemia
Rendin përtej kohës, pluskojnë në eter!
Përtej qiejve veshin dritën, kaltërsinë
Të dlira rikthehen sërish në mua
Marr lapsin e kartën, shkruaj poezinë
Fjal’mjaltëza hoje mbush si bleta në zgjua!!!

The post Mendimet e mia – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Riciklim – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/06/15/riciklim-zamira-hajdari/ Mon, 15 Jun 2020 18:33:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8370 RICIKLIM ! Ikin vitet, pareshtur rrjedhin Në shtratin e Kohës shuhen e treten Çastet e...

The post Riciklim – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
RICIKLIM !

Ikin vitet, pareshtur rrjedhin
Në shtratin e Kohës shuhen e treten
Çastet e jetës pa mëshirë na vjedhin
Humbin, harrohen, veç pak kujtime mbeten.

Lindim, rritemi, plakemi dhe vdesim
Kurmi na prehet në gji të Tokës mëmë
Në memorjen e Kohës, emrat tanë mbesin
Riciklohet Jeta, në filizat që pas lemë.

The post Riciklim – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poetit! – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/06/11/poetit-zamira-hajdari/ Thu, 11 Jun 2020 13:02:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8053 POETIT ! Ti je një klithmë!!! Klithmë miliona shpirtrash shndërruar në fjalë, shkëmbenj rrëzon copash...

The post Poetit! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
POETIT !

Ti je një klithmë!!!
Klithmë miliona shpirtrash
shndërruar në fjalë,
shkëmbenj rrëzon copash
me të dhimbjes valë….

Në stërkala dhimbjesh,
kurmi yt thërrmuar!

Por sërish këlthet!!!
Për shpirtrat e braktisur,
Zotit të Qiellit
i kërkon mëshirë,
por..,mbetën gremisur
në honet e ferrit,
lënë në errësirë…

Dhe klithma jote, jehonë e zbrazët,
aty mbet shuar…

Veç nga hiri yt,
porsi feniksi ringrihesh sërish,
me klithma oshëtimë
shqyen errësirën,
drejt dritës na grish

Zot I fatit tënd
– shpresë e rizgjuar!!!

The post Poetit! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndrrës – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/06/09/endrres-zamira-hajdari/ Tue, 09 Jun 2020 16:03:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7945 ËNDRRËS I JEP JETË! Ju……. Ëndrravrarë që dritat e shpresës keni fikur, kalvarin e jetës...

The post Ëndrrës – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ËNDRRËS I JEP JETË!

Ju…….
Ëndrravrarë
që dritat e shpresës keni fikur,
kalvarin e jetës tërhiqni zvarrë
nëpër errësirë,vdekjen duke pritur!!!
Ju…….
Skllevër te nënshtruar
të Vrasësit të Ëndrrave..,
s’e shikoni Dritën mjeranë të verbuar?!
Dilni nga skutat e dëshpërimit,
mjaft I kënduat mjerimit,
ëndrrës së vrarë,
shkallmoni vargonjtë e skllavërimit,
te gjithë tok, te Dritës flamurtarë…
Drita nuk është dhunë,
nuk është grusht urrejtje që godet,
Drita është Dituri,
Dashuria që jep jetë…
Prej mijëra vitesh na flet Historia
dhuna,mizoria pjell dhunë e mizori,
në llumra urrejtjesh mbytet njerëzia,
rrokullisen sisteme, vdesin ideale,
akoma më i egër sistemi i ri…
Vetëm DITURIA sjell prosperitet,
DASHURIA jetën, të ëmblën lumturi
DRITA çjerr errësirën ..,
dhe ëndrrës i jep jetë…

The post Ëndrrës – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Trokun mos e ndal! – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/06/05/trokun-mos-e-ndal-zamira-hajdari/ Fri, 05 Jun 2020 19:50:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7713 TROKUN MOS E NDAL! Vrapo kal’ i bardhë, i bukuri im vizion, rend o rend...

The post Trokun mos e ndal! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TROKUN MOS E NDAL!

Vrapo kal’ i bardhë, i bukuri im vizion,
rend o rend galop, trokun mos e ndal,
mijëra stërkala të shpirtit tim pasion,
shkumëbardha që treten në të detit valë!

Vrapo kal’ i bardhë, me gjoks prite dallgën,
çaje përmes detin, rend si suferinë,
brenda zemrës tënde mblidhe shkumëbardhën,
është shpirt i sirenës që vdiq për dashurinë!

Brenda zemrës tënde jeton dashuria, shkumebardhë mirësie, shpirtdritë rrezaton,
në zërin e sirenës hyjnore melodia,
kënga e dashurisë nëpër valë jehon!!!

The post Trokun mos e ndal! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Botë parajsore! – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/06/01/bote-parajsore-zamira-hajdari-2/ Mon, 01 Jun 2020 19:07:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7518 Sot, ne diten kushtuar femijeve , engjëjve tane te vegjel, ju ftoj te hyni ne...

The post Botë parajsore! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot, ne diten kushtuar femijeve , engjëjve tane te vegjel, ju ftoj te hyni ne boten e tyre. Eshte vete parajsa!

BOTË PARAJSORE!

Lulet më dhuruan aromën e tyre, më dehën
Të bukurat ngjyra mi fali ylberi, u lumturova
Dlirësinë e fëmijës, shpirtit tim i veshën
Hapa flatrat e ylberta, fluturova!

Eja i dashur, fluturo me mua
Surreale botën tonë,le ta quajnë
Të digjemi bashkë në zjarrin që s’u shua
Si dy gjuhëza flake kur me flladin luajnë!

Kur drita të zbardhë në agim
Eja jeta ime, mes fluturash më gjej
Si lulja’diellit i përulet n’adhurim
Në dorën tënde ulem, ngrohtësin të ndjej!

Eja princi im, të kridhemi thellësive
Jam siren’e bukur, me ty dashuruar
Në grimcëza kristalesh, të tretemi kaltërsive
Botëkaltra jonë, parajs’ëndrra vesuar!

Eh bota jonë, mbushur plot femijë
Shpirtra engjëllorë, të bekuar
Portat janë hapur, kush do, mir’se të vijë
Është vet parajsa nga Zoti premtuar!

The post Botë parajsore! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në flatrat e ëndrrës! – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/05/23/ne-flatrat-e-endrres-zamira-hajdari/ Sat, 23 May 2020 18:29:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6945 NË FLATRAT E ËNDRRËS! Më mori ëndrra në flatrat e saj, më çoi diku larg...

The post Në flatrat e ëndrrës! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË FLATRAT E ËNDRRËS!

Më mori ëndrra në flatrat e saj,
më çoi diku larg në të botës skaj,
toka ish e djerrë, vendi ish i shkretë,
veç një oaz i vogël jepte shenjë për jetë.

Aty njerëzia jetonte shumë varfër,
uji shumë i çmuar, pak ushqim në vatër,
por njerëzit ishin të lumtur për çudi,
barku i pangopur, por n’zemra dashuri.

Pashë një grua të shpërthej në vaj,
gjinjtë s’kishin qumësht për beben e saj,
por një tjetër nënë mori beben në gji,
e ndau pikën e qumështit me të sajin fëmi.

Dy vëllezër atje tej punonin pa pushim,
frytet e pakta tê tokës mblidhnin me mundim,
i dobët, i sëmurë ish njëri vëlla,
tjetri ish shtatlartë, i fortë si një ka.

Kur dielli në perëndim mblodhi rrezet e fundit,
të dy bashkë vëllezër ndanë frytet e mundit
Njësoj sa unë do marrësh-tha I forti vëlla,
– të punosh sa unë sëmundja nuk të la.

Mbledhur gra e burra në një tryezë rrethore,
bashkë kuvendonin për problemet madhore.
Mendjet e ndritura zgjidhje kërkonin,
nga mund ‘ i varfërisë, njerëzinë të shpëtonin.

Ta kthenin shkretëtirën në tokë të begatë,
të mos vuanin urinë, të mos ishin të ngratë,
të mbushet kjo botë me të lumtur fëmijë,
drita e haresë nëpër sy t’u ndrijë.

Më mori ëndrra në krah’ të dashurisë,
më çoi atje lart, në fron të perëndisë,
Ati ynë qiellor shikonte krenar,
mirësinë e këtyre njerëzve të urtë e bujar.
E ktheu shkretëtirën në Eden të vërtetë,
të jetojë njerëzia e lumtur, e qetë.

Nga flatrat e ëndrrës papritur u rrëzova,
mos ishte UTOPI ajo që ëndërrova?!

The post Në flatrat e ëndrrës! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhimbje dhe shpresë! – Zamira Hajdari https://poezi.laberianews.com/2020/04/20/dhimbje-dhe-shprese-zamira-hajdari/ Mon, 20 Apr 2020 21:18:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4666 Dhimbje dhe shpresë! Një ditë do t’largohem përgjithmonë Jeta do ti mbyll portat pas meje...

The post Dhimbje dhe shpresë! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhimbje dhe shpresë!

Një ditë do t’largohem përgjithmonë
Jeta do ti mbyll portat pas meje
S’do të shoh më diellin kur lind e perëndon
Dhe gjak s’do t’më rrjedh më ndër deje….

Trupin e marr borxh.,tokës do tia kthej

Nuk ish udha ime me dafina shtruar
Në gjemba e shkurre këmbët i përgjaka
Ish barrë e rëndë mëkat i trashëguar
Nga dhimbje e lëngime u treta,u mpaka……

Se gjarpri biblik, vazhdon të më gënjej

Do iki nga kjo botë kaq keq ngatërruar
Vëllezërit hasëm i bëri lakmia
Me llumin e urrejtjes njerëzi e verbuar
E ndoti këtë tokë-dhurat nga perëndia…..

Dhe klithmat e saj, në shpirt po i ndiej

Me vete do të marr veç ëndrrat e mia
Dhe shpresën e ndezur-drit në errësirë
Si vuajta unë të mos më vuaj fëmija
Të përgjërohem Zot,për ta ki mëshirë…..

Ndihmoje njerëzinë,tënden udhë të gjej
Udhën e Dashurisë!

The post Dhimbje dhe shpresë! – Zamira Hajdari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>