Arjana Fetahu Gaba Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/arjana-fetahu-gaba/ Poezi Laberia News Thu, 16 Sep 2021 18:42:36 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Arjana Fetahu Gaba Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/arjana-fetahu-gaba/ 32 32 U bëftë dashuria ime mallkim për ty! – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2021/09/16/u-befte-dashuria-ime-mallkim-per-ty-arjana-fetahu-gaba/ Thu, 16 Sep 2021 18:42:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21438 U bëftë dashuria ime mallkim për ty!!! U bëfte dashuria ime, Mallkim për ty, Në...

The post U bëftë dashuria ime mallkim për ty! – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
U bëftë dashuria ime mallkim për ty!!!

U bëfte dashuria ime,
Mallkim për ty,
Në gotën kur ngre,
Në kafshatën e bukës kur shkon,
U bëftë dashurua ime,
Mallkim për ty,
Si lemza në fyt kur qëndron
Qosha aty në sytë e tu,
Kur një grua e bukur t’shfaqet trotuarit,
Qofsha në buzet e tua,
Si si kristelet e akujve që sjell Janari.
Qofsh ne mendjen tende
Kur ben dashuri,
U tretsh si u thane qiejt e mi
Qofsha mallkim i natës,
Në ëndrrat e tua,
E sy më mos mbyll,
Në s’jam sikur dua.
U bëftë dashuria ime,
Mallkim për ty,
Në s’jam në ato buzë,
Në s’jam në ata sy,
U bëftë dashuria ime,
Mallkim për ty,
Ç’ kuptim që vijnë pranverat
Pa qënë ne të dy?!

Arjana Fetahu Gaba

The post U bëftë dashuria ime mallkim për ty! – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Asnjë telefonatë… – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2021/09/06/asnje-telefonate-arjana-fetahu-gaba/ Mon, 06 Sep 2021 18:06:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21148 Asnjë telefonatë….. Asjnë telefonatë, asnjë fjalë me shpirt, nuk di pse diellit, ja more atë...

The post Asnjë telefonatë… – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Asnjë telefonatë…..

Asjnë telefonatë,
asnjë fjalë me shpirt,
nuk di pse diellit,
ja more atë dritë,
Dhe në shkëmbinjë thepisur brenge,
kaq shumë më ke mërzit,
kufijtë e mijëra detve lotë,
sa keq më kanë zënë pritë.
E unë,
si flutur ndrojtur,
përplasem në mes xhama,
ma more zemrën e shpure larg,
më mirë shpirtin vrama.
Pse s’hapet kjo dritere,
e pse s’me lë të hy,
unë flutur krahë rënduar dhimbjesh,
shumë lot,
kam në sy.
Asnjë telefonatë,
asnjë fjalë të më ngroh,
ti rri ashtu në heshtje,
a thua s’po të njoh.
Kaq shumë më ke larguar,
jam kthyer në “Ajo”
qiejve nuk të jam fshehur,
të lutem më kërko!!!
Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, September 2021

The post Asnjë telefonatë… – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pena, peneli i shpirtit të poetit! – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2021/08/22/pena-peneli-i-shpirtit-te-poetit-arjana-fetahu-gaba/ Sun, 22 Aug 2021 05:00:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20506 Pena, peneli i shpirtit të poetit! Pena, Peneli i shpirtit të poetit, Që përmbi krahë...

The post Pena, peneli i shpirtit të poetit! – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pena, peneli i shpirtit të poetit!

Pena,
Peneli i shpirtit të poetit,
Që përmbi krahë një muzë e mban,
Herë herë e butë si vala e detit,
Herë herë si magmë nga një vullkan,
Nga ne të pagjumët ëndrra ndrydhur,
Shpërthen penë e etur gjer në qieĺl,
Nga ne banorët e shekullit të marrë,
Dhe bën të lind një tjetër diell.

Pena,
Peneli i shpirtit të shqetësuar,
Prej dashurish dhe sysh plot mall,
Për cilindo që ka shtegtuar,
Në vise pranë, a vise larg,
Në zemër ju ndez një shpresë të rrallë.

Pena,
Magji e shpirtit të poetit,
Kur zemra dhimbje ndjen ndonjëherë,
Pikon mjaltë aromë lëndinash,
Dhe shpesh mes dimrash mbjell pranverë.

Pena,
Peneli i shpirtit të poetit,
Që ëngjëjt di të zgjojë me fjalë,
Një ylberë plot ngjyra ngre mes detit,
Dhe yjet zjarr i ngre mbi mal.

Pena,
Magji në dorën e poetit!

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey

The post Pena, peneli i shpirtit të poetit! – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një muzg i frikshëm dhe një ere e ftohtë që të mbyt – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2021/06/01/nje-muzg-i-frikshem-dhe-nje-ere-e-ftohte-qe-te-mbyt-arjana-fetahu-gaba/ Tue, 01 Jun 2021 19:38:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19898 Një muzg i frikshëm dhe një ere e ftohtë qê të mbyt, Lagështirë vese me...

The post Një muzg i frikshëm dhe një ere e ftohtë që të mbyt – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një muzg i frikshëm dhe një ere e ftohtë qê të mbyt,
Lagështirë vese me një diell ende të vonuar,
Rrugët plasaritur nga ethet e dimrit të thatë,
Dhe shpirtrat në gjumë akoma pa zgjuar.

Unë eci i vetëm në këtë qytezë kuturu dhe s’ndihem mirë,
Ashtu ngadalë, si ngahera dhe dielli u shtriq përdhe,
U ashfaq fytyra e qyteti të fjetur,
Dhe njerëz të lodhur, këtu e atje.

Një nënë me karrocë që shtyn ca banane,
Në fytyrën e saj vetem gjak që nuk sheh,
Damarë të dalë si rrënjët e një trungu,
Dhe këmbët që ecin zbathur në dhe.

Mu dhimb, dhe në shpirt ndjeva një ftohje,
I sigurt që kjo pamje, s’ka qënë ëndrra e saj,
Vazhdova të ecë me hapa të shpejtë,
Ligështuar brenda meje, nisa të qaje.

Përballë, kafeneja ku shkoja përditë pa munguar,
Futa dorën në xhep, kot instiktivisht,
E dija fare mirë që s’me ndodheshin më lek,
Dhe dora doli bosh, jo çuditërisht.

U zgjua kjo qytezë, e gjitha më në fund,
Njerëz që lëvizin dhe që shkojnë askund,
Unë në k’të mëngjes, hallit shkoj t’i fle,
Më vjen keq or mik, të lumtur më s’me sheh.

Arjana Fetahu Gaba

1

The post Një muzg i frikshëm dhe një ere e ftohtë që të mbyt – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Amaneti – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2020/08/24/amaneti-arjana-fetahu-gaba/ Mon, 24 Aug 2020 21:02:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11562 AMANETI Miku im, kur të ngjithesh me balonë siç e quan nëna ime, Tre pika...

The post Amaneti – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AMANETI

Miku im, kur të ngjithesh me balonë siç e quan nëna ime,
Tre pika loti rrudhave, do ti kem fshirë,
Mos më harro, amanetin që ta kam dhënë,
Eshtë e vetmja, e zemrës dëshirë.

Tek rrugica pa shtruar ende, si në mesjetë,
Do të zbardhi vetmuar, shtëpia ime ,
Nje qiparis i lashtë, rrëzë gardhit diku duhet të jetë,
Dhe tek porta e pritjes, patjetër nëna ime.

Do të të dhimbsen sytë e saj, jo të kthjellët tashmë,
Të qarat, ja kanë zbehur shikimin asaj,
Po kur të të shoh, të vetëm pa mua,
Do të shkrehet në vaj, shpirti i saj.

Thoi, as kësaj here unë s’munda të vij,
Tregoi, se jamë mirë, veç meraku po më tret mbi dhe,
Thoi të më presë, se biri I saj një ditë do të vijë,
Përqafoje fort, sikur të isha atje.

Shikoma mirë të lutem shtëpinë, mik I shtrenjtë,
Se unë, dhe për gurët e sokakut tim , kam shumë mall,
Unë ty të kam, vëlla e kaluar vëllait,
Të kam të shtrenjtë, të kam të rrallë.

Futu brenda, puthja dorën nënës time,
Pi një kafe a raki, sikur të jem unë aty,
Zemra e saj,do të fluturojë dhe pse trishtuar,
Lotët, do të ti fshehi nga ata sy.

Shaminë e nënës të më sjllesh, siç të porosita,
Dhe fjalët nga gojë e saj, njejtë të renditura
hajde mi thuaj,
Mërgimi më vodhi nga ty nëna ime shumë te ri,
Ndaj dhe unë , kam një jetë që po vuaj.

Arjana Fetahu Gaba

The post Amaneti – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lotin fsheha – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2020/08/20/lotin-fsheha-arjana-fetahu-gaba/ Thu, 20 Aug 2020 21:14:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11369 LOTIN FSHEHA Aty ku po puthen, deti me qiellin, Jam midis reve, qe vallëzojnë, Në...

The post Lotin fsheha – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LOTIN FSHEHA

Aty ku po puthen, deti me qiellin,
Jam midis reve, qe vallëzojnë,
Në fakt, ne buzët kemi larg,
Por zemrat, ende dashurojnë.

Lejleku i bardhë, është nis drejt teje,
Nga larg ka ardhur, të të thote,
Po ti përcjell, pas tij ca fjalë,
Më erdhi rëndë e s’ti thashë dot.

E mbajta veten, të mos kuptoje,
Pastaj, u shkreha nga dënesa,
Aktore s’jam, të luaj role,
Lotin fsheha, sa u tha vesa.

E di, u bëra pak tekanjoze,
S’kuptova zemrën, kur me ty isha,
Duhej te ikje, larg syve të mi,
Të kuptoja, sa të shtrenjtë të kisha.

Ndodh shpesh kjo, në jetën tonë,
I vlerësojmë gjërat, kur më si kemi,
Pastaj pendohemi, me mijëra herë,
Dhe veten tonë, se gjejmë ku jemi.

Arjana Fetahu Gaba,
August 2020

The post Lotin fsheha – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti moj verë – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2020/08/11/ti-moj-vere-arjana-fetahu-gaba/ Tue, 11 Aug 2020 18:56:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11007 TI MOJ VERE Ti moj verë, Ma more mëndjen, Poshtë dhe përpjetë, Herë më duket...

The post Ti moj verë – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TI MOJ VERE

Ti moj verë,
Ma more mëndjen,
Poshtë dhe përpjetë,
Herë më duket se jam gjallë,
Herë sikur s’kam jetë.
Unë të kisha në një gotë,
E më dole dy,
Nuk e di, pse qesh me vete,
Dhe kam lot në sy.
Shpirtit qefin seç m’ja solle,
Unë jam mbi të tërë,
Gjuha ime zu të flasë,
Siç pret një gërshërë,
Verë e dashur, sa të dua,
Rri gjithmonë me mua,
S’të lëshoj der rrushin tjetër,
Do t’pi sa të dua.
Në të kuqen, erën tënde,
Dhe në buzët e tua,
Seç mu bë sikur me hodhe,
Oh grua me grua.
Sa shpirt buta,
Sa te mira,
Seç më vijnë përqark,
Mëndja është në anë të keqe,
Më thotë rri dhe pak.
Të shtrëngoj moj gota ime,
Mos të derdh kam frikë,
S’dua të pikoj për kot,
Jo as dhe një pikë.
Po të lutem e bekuar,
Mos ma sill, mëndjen në vete,
Se po zgjova, me erdh mëndja,
S’kam se ku të vete.

Arjana Fetahu Gaba

Të gjitha të drejtat I përkasin autores!

The post Ti moj verë – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ja di nëna hapin djalit! – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/ja-di-nena-hapin-djalit-arjana-fetahu-gaba/ Wed, 05 Aug 2020 12:21:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10698 JA DI NËNA HAPIN DJALIT! U nis dita mori dhenë, Nata shpejt u rrokullis, Nëna...

The post Ja di nëna hapin djalit! – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JA DI NËNA HAPIN DJALIT!

U nis dita mori dhenë,
Nata shpejt u rrokullis,
Nëna gjumë në sy nuk vuri,
Jastëku i thatë plis.

Në njëmijë e një të liga,
E çon mëndjen nënë e gjorë,
Një vegim se ç’ja sjell drita,
Sikur djalit bën me dorë.

Kur t’ja shoh këpucët pragut,
Ti dëgjojë kollën e thatë,
Do ti thotë dy fjalë të birit,
Yt atë fle, mos bëj shamatë.

Do di fshijë lotët në heshtje,
Do ti thotë prapë vonë mor bir,
Dita është për të uruarit,
Për të ligjtë, errësirë,

Natë e gjatë shko gremisu,
Vallë ku djalin po ma fsheh,
Nëna s’bie kurrë në shtrat,
Nëse bir të saj nuk sheh.

Ja di nëna hapin djalit,
Ja ndjen frymën nëpër erë,
Kur t’ja dëgjoj zënë e shpirtit
Atëherë nëna shkon të flerë.

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, August 2020

The post Ja di nëna hapin djalit! – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kepuceve me majen perpjete – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/kepuceve-me-majen-perpjete-arjana-fetahu-gaba/ Sat, 01 Aug 2020 13:45:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10512 Kepuceve me majen perpjete, Me nje boje te shperlare kafe, Akoma ja ndiej zhurmen, Sikur...

The post Kepuceve me majen perpjete – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kepuceve me majen perpjete,
Me nje boje te shperlare kafe,
Akoma ja ndiej zhurmen,
Sikur te jem serisht atje.

Ti si nje tung I gjate shekullor,
Ndersa une nje trumcak pa fole,.
Klithmat e shpirtit ende degjoje,
Sikur te jem serisht atje.

Fjala te dua s’kish me kuptim,
Me the s’te dua e me ç’nuk the,
Me hidherojne ende fjalet e tua,.
Sikur te jem serisht atje.

Une ika pastaj ,koken kurre me s’ktheva,
Mbi çka kishim ndertuar,gjemuan rrufe,
Sa do isha lutur,te mos kisha jetuar,
Te gjitha ato çka ndodhen atje.

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, 2020

The post Kepuceve me majen perpjete – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jeto çastin, ji i lirë – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2020/06/06/jeto-castin-ji-i-lire-arjana-fetahu-gaba/ Sat, 06 Jun 2020 11:13:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7756 Jeto çastin, ji i lirë, Nga ngushtëtira, gjoksin zbërthe, Foli vetes me zë të lartë,...

The post Jeto çastin, ji i lirë – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jeto çastin, ji i lirë,
Nga ngushtëtira, gjoksin zbërthe,
Foli vetes me zë të lartë, thirri,
Nuk ke dy, po një jetë ti ke.

Mendo për sa jeton,
Mos mendo orët në janë të hidhura,
Mos rri me sy të perënduar,
As me këmbë të lidhura.

Jeto çastin, ji i lirë,
Të duash do të thotë, nënë , Atdhe,
Lufto sikur ke ditën e fundit,
Se nuk ke dy, po një jetë ti ke.

Jeto çastin, ji i lire,
Si zogjtë e malit në qiell lart,
Hidhi prangat, digji në flakë,
Ngujimin në shpirt kurrë mos e mbart.

Pastaj puthe atë tokë, puthe,
Eshtë toka e bukës mpleksur me gjak,
Eshtë qielli yt të fluturosh i lirë,
Jeto jetën se e ke me hak.

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, June 2920

The post Jeto çastin, ji i lirë – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>