Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AMANETI

Miku im, kur të ngjithesh me balonë siç e quan nëna ime,
Tre pika loti rrudhave, do ti kem fshirë,
Mos më harro, amanetin që ta kam dhënë,
Eshtë e vetmja, e zemrës dëshirë.

Tek rrugica pa shtruar ende, si në mesjetë,
Do të zbardhi vetmuar, shtëpia ime ,
Nje qiparis i lashtë, rrëzë gardhit diku duhet të jetë,
Dhe tek porta e pritjes, patjetër nëna ime.

Do të të dhimbsen sytë e saj, jo të kthjellët tashmë,
Të qarat, ja kanë zbehur shikimin asaj,
Po kur të të shoh, të vetëm pa mua,
Do të shkrehet në vaj, shpirti i saj.

Thoi, as kësaj here unë s’munda të vij,
Tregoi, se jamë mirë, veç meraku po më tret mbi dhe,
Thoi të më presë, se biri I saj një ditë do të vijë,
Përqafoje fort, sikur të isha atje.

Shikoma mirë të lutem shtëpinë, mik I shtrenjtë,
Se unë, dhe për gurët e sokakut tim , kam shumë mall,
Unë ty të kam, vëlla e kaluar vëllait,
Të kam të shtrenjtë, të kam të rrallë.

Futu brenda, puthja dorën nënës time,
Pi një kafe a raki, sikur të jem unë aty,
Zemra e saj,do të fluturojë dhe pse trishtuar,
Lotët, do të ti fshehi nga ata sy.

Shaminë e nënës të më sjllesh, siç të porosita,
Dhe fjalët nga gojë e saj, njejtë të renditura
hajde mi thuaj,
Mërgimi më vodhi nga ty nëna ime shumë te ri,
Ndaj dhe unë , kam një jetë që po vuaj.

Arjana Fetahu Gaba

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com