Një muzg i frikshëm dhe një ere e ftohtë që të mbyt – Arjana Fetahu Gaba

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një muzg i frikshëm dhe një ere e ftohtë qê të mbyt,
Lagështirë vese me një diell ende të vonuar,
Rrugët plasaritur nga ethet e dimrit të thatë,
Dhe shpirtrat në gjumë akoma pa zgjuar.

Unë eci i vetëm në këtë qytezë kuturu dhe s’ndihem mirë,
Ashtu ngadalë, si ngahera dhe dielli u shtriq përdhe,
U ashfaq fytyra e qyteti të fjetur,
Dhe njerëz të lodhur, këtu e atje.

Një nënë me karrocë që shtyn ca banane,
Në fytyrën e saj vetem gjak që nuk sheh,
Damarë të dalë si rrënjët e një trungu,
Dhe këmbët që ecin zbathur në dhe.

Mu dhimb, dhe në shpirt ndjeva një ftohje,
I sigurt që kjo pamje, s’ka qënë ëndrra e saj,
Vazhdova të ecë me hapa të shpejtë,
Ligështuar brenda meje, nisa të qaje.

Përballë, kafeneja ku shkoja përditë pa munguar,
Futa dorën në xhep, kot instiktivisht,
E dija fare mirë që s’me ndodheshin më lek,
Dhe dora doli bosh, jo çuditërisht.

U zgjua kjo qytezë, e gjitha më në fund,
Njerëz që lëvizin dhe që shkojnë askund,
Unë në k’të mëngjes, hallit shkoj t’i fle,
Më vjen keq or mik, të lumtur më s’me sheh.

Arjana Fetahu Gaba

1

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com