August 3, 2024

Jeto çastin, ji i lirë – Arjana Fetahu Gaba

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Jeto çastin, ji i lirë,
Nga ngushtëtira, gjoksin zbërthe,
Foli vetes me zë të lartë, thirri,
Nuk ke dy, po një jetë ti ke.

Mendo për sa jeton,
Mos mendo orët në janë të hidhura,
Mos rri me sy të perënduar,
As me këmbë të lidhura.

Jeto çastin, ji i lirë,
Të duash do të thotë, nënë , Atdhe,
Lufto sikur ke ditën e fundit,
Se nuk ke dy, po një jetë ti ke.

Jeto çastin, ji i lire,
Si zogjtë e malit në qiell lart,
Hidhi prangat, digji në flakë,
Ngujimin në shpirt kurrë mos e mbart.

Pastaj puthe atë tokë, puthe,
Eshtë toka e bukës mpleksur me gjak,
Eshtë qielli yt të fluturosh i lirë,
Jeto jetën se e ke me hak.

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, June 2920

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com