Landa Molishti Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/landa-molishti/ Poezi Laberia News Mon, 19 Sep 2022 11:34:13 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Landa Molishti Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/landa-molishti/ 32 32 Më lërni të jetoj ndryshe këto çaste – Landa Molishti https://poezi.laberianews.com/2022/09/19/me-lerni-te-jetoj-ndryshe-keto-caste-landa-molishti-2/ Mon, 19 Sep 2022 11:34:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23661 MË LËRNI TË JETOJ NDRYSHE KËTO ÇASTE!.. Më lërni të qetë, këto çaste, Dua të...

The post Më lërni të jetoj ndryshe këto çaste – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË LËRNI TË JETOJ NDRYSHE KËTO ÇASTE!..

Më lërni të qetë, këto çaste,
Dua të flë, dua të ëndërroj,
Brigjeve detare, të humbas,
Në rrebeshet e dallgëve.!..

Të mbyll sytë dhe të prek hijen tënde,
Me duart e mia, të bëra prush nga mërzia!
Bota po më trajton me ironi, me sarkazëm,
Ndaj dua të kthehem në hije-zije në fantazëm të kësaj mizorie.

Dua të ndizem, nga ndjenjat e vala,
Duke të prekë fytyrën tënde me duar,
Të ëndërroj një botë, të pastër e kristaltë,
Për njē ideal, që dridhë si tërmeti fushë e mal.

Mos m’i lidhni duart as krahët me zinxhirë,
Më lërni të fluturoj, në qiellin- kaltërsi, në hapësirat-pa re,
Dua të prek diellin, të marrë shkëlqim,
Të prek dhe hënën, të marrë pak dritë.

Të përjetojë, ca çaste të lumtura, që aq shumë, më kanë munguar.
Çaste që kurrë nuk përjetova, në këtë botë Vërtetë njollosur; në këtë kohë të trazuar,
Mos më zgjoni, më tej mos më dëshpëroni.
Më lërni në “humbëtirën” time, të vetmuar.

(L. M)

09/7/2022

The post Më lërni të jetoj ndryshe këto çaste – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mallë – Landa Molishti https://poezi.laberianews.com/2022/07/04/malle-landa-molishti/ Mon, 04 Jul 2022 11:59:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23460 MALLË Jo! S’do ngopem kurrë së dashuruari, E shtrenjta Shqipëria ime! S’do ngopen kurrë, së...

The post Mallë – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MALLË

Jo! S’do ngopem kurrë së dashuruari,
E shtrenjta Shqipëria ime!
S’do ngopen kurrë, së shprehuri mallin
që më vlon në gji!
Më mungon, ah sa shumë më mungon!…

Në dhe të huaj, për ty mendoj, mendoj, mendoj…!
Të kërkoj, të kërkoj, e, të kërkoj!…
E s’gjej dot forcë që të mposht dhimbjen, mallin e pavdekshëm!…

Rrugëve në dhe të huaj, shpesh lotoj, Zemërplasur, kohën e kaloj.
Shpirti im, thërret atdhe!
Dëshpërimi, më burgos mendimet…

Se ç’ më duken vitet, sa shekujt….
Jeta ime merr kuptim veç tek ty,
Nënë Shqipëri dashuri mbi dashuri!
Në gjirin tënd dua të prehem.
(L. M)
29/6/2022

The post Mallë – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kujtimet tona, dua të harrohen!… – Landa Molishti https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/kujtimet-tona-dua-te-harrohen-landa-molishti/ Tue, 28 Jun 2022 11:05:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23419 Kujtimet tona, dua të harrohen!… Ty, ke jetën tënde, mos gabo!… Në vetminë time, Më...

The post Kujtimet tona, dua të harrohen!… – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kujtimet tona, dua të harrohen!…

Ty, ke jetën tënde,
mos gabo!…
Në vetminë time,
Më lë të ngushëllohem, mos më shqetëso!…

Mos më shiko!
As dua, të të shoh!

Kujtimet tona,
dua të harrohen!…
Vuajtja, le të mbajë
Mërrzinë, në emrin tonë.
(L.M)
23/6/2022

The post Kujtimet tona, dua të harrohen!… – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një ditë… – Landa Molishti https://poezi.laberianews.com/2022/06/17/nje-dite-landa-molishti/ Fri, 17 Jun 2022 10:39:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23354 NJË DITË…. Një ditë do takohemi përsëri, Se bota rrotullohet, ta dish, Do të të...

The post Një ditë… – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË DITË….

Një ditë do takohemi përsëri,
Se bota rrotullohet,
ta dish,
Do të të pres, në heshtje, kokën ulur si dikur…
Nuk e di?!
Vallë do më njohësh, kur të më shohësh me shami plakur?!
Ulur, pas portës në një gur.

O9/6/2022

The post Një ditë… – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më lërni të jetoj ndryshe këto çaste! – Landa Molishti https://poezi.laberianews.com/2022/06/07/me-lerni-te-jetoj-ndryshe-keto-caste-landa-molishti/ Tue, 07 Jun 2022 05:49:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23332 MË LËRNI TË JETOJ NDRYSHE KËTO ÇASTE!.. Më lërni të qetë, këto çaste, Dua të...

The post Më lërni të jetoj ndryshe këto çaste! – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË LËRNI TË JETOJ NDRYSHE KËTO ÇASTE!..

Më lërni të qetë, këto çaste,
Dua të flë, dua të ëndërroj,
Brigjeve detare, të humbas,
Në rrebeshet e dallgëve.!..

Të mbyll sytë dhe të prek hijen tënde,
Me duart e mia, të bëra prush nga mërzia!
Bota po më trajton me ironi, me sarkazëm, Ndaj dua të kthehem në hije-zije në fantazëm të kësaj mizorie.

Dua të ndizem, nga ndjenjat e vala,
Duke të prekë fytyrën tënde me duar,
Të ëndërroj një botë, të pastër e kristaltë,
Për njē ideal, që dridhë si tërmeti fushë e mal.

Mos m’i lidhni duart as krahët me zinxhirë,
Më lërni të fluturoj, në qiellin- kaltërsi, në hapësirat-pa re,
Dua të prek diellin, të marrë shkëlqim,
Të prek dhe hënën, të marrë pak dritë.

Të përjetojë, ca çaste të lumtura, që aq shumë, më kanë munguar.
Çaste që kurrë nuk përjetova, në këtë botë Vërtetë njollosur; në këtë kohë të trazuar,
Mos më zgjoni, më tej mos më dëshpëroni.
Më lërni në “humbëtirën” time, të vetmuar.

(L. M)
05/6/2022

The post Më lërni të jetoj ndryshe këto çaste! – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku je dashuria jonë?! – Landa Molishti https://poezi.laberianews.com/2022/05/14/ku-je-dashuria-jone-landa-molishti/ Sat, 14 May 2022 14:11:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23231 Ku je dashuria jonë?! Ku e “humbe rrugën” dashuria jonë?! Vite buzëplasura, dhëmbë-shtërnguar, të kërkojmë,...

The post Ku je dashuria jonë?! – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku je dashuria jonë?!

Ku e “humbe rrugën” dashuria jonë?!
Vite buzëplasura, dhëmbë-shtërnguar,
të kërkojmë, mos vallë je fshehur pas ndonjë reje?!

Bashkë na rrëmbyen stuhitë e kohës,
Si dallgët e detit; që anije gjigante fundosin,
Kjo kohë, me ato ngjason,
Po të kërkojmé dashuri në tokë, në qiell,
Do të gjejmë, o diell,
Νdonëse, kaq vonë.

Natët e errëta, me “bishta të syve,
Hedhin vështrimet nga ne,
Mornica ju shkojnë, kur larg teje na shohin,
Pse kaq të përçarë, bashkohen me dhimbjen tonë?!…

Lart në qiell, yjet dhe hëna po na përgjojnë, Po na shohin kokë-, ulur, diç kërkojnë?!
Po, ku ke “humbur” moj dashuria jonë,
Eja të na gëzosh, shpirtërat, të na freskosh si dikur…

Ku je?! Ku je?! Ku je?!

Veç ty, na bashkon zemrat si komb,
Të fluturojmë si shqiponjat, në qiellin e kaltër, pa re!
Mos na lër, të na përplasin stuhitë e kohës detare, pa krenari, trishtueshëm përdhe.

A nuk të vjen keq, për unitetin,
Kur na sheh, të humbur shtigjeve,
Ah! Nesër mund të fundosemi;
Dhe, si kripa, të jemi tretur.

Të shpërndarë, si zogjtë e korbit,
Ku këtu, e ku atje, mjerë për breznitë,
A po mendojmë se, për këto katrahura,
Ishim dhe jemi fajtorë,
Po, po, edhe ne?!

Ku je?! Ku je?! ku Je?!

Kemi mbetur “jetim”, kokë-ulur,
Të cfilitur, të degëdisur,
Pa Gjuhë,
Pa Flamur,
Pa identitet,
Pa atdhe.

Sunduesit, politikanët “demokratë”,
Nuk menduan, as fare s’ po mendojnë për breznitë e ardhmërisë,
bile, as për ne.
Veç si të pasurohen, babëzinjtë, pa fre…

Si kërcunjtë po na “djegin” në zjarr,
Shpirtërat tona, i kthyen në hi…
Ata, po festojnë, po ngrohen,
Ne po vajtojmê, në vitet akullnaja,
Prej tri dekatash, kombi po mërdhi…

Eja madhështorja dashuri!
Si mund t’i rrëzojmë,
Hienat qeveri “demokratike”, pa ty?!

Eja, eja, veç tok të gjejmë rrugën e shpëtimit, na lidhë si mishi me thoin,
Na i mbyllë plagët, drejt ribashkimit!

Kjo është forca, është ardhmëria jonë e shpëtimit!…

Na e kthe buzëqeshjen, në histori,
Të punojmë të gjithë, për një qëllim, të ecim të lumtur dhe krenarë, drejt përparimit.

E, të lulëzojë jeta, drejt ardhmërisë-barazisë,
Kjo është drejtësia shqiptare, është e vërteta!…

Hej, në ç’rrugë pakrye,
Je ngatëruar keq, moj dashuri?!
I gjithë kombi me lot sy, në heshtje,
Duarlidhur, me sytë drejtuar nga qielli,
po të kërkon…

Askush këtë popull heroik, me besnikëri s’e ndihmon?!
Përkundrazi, gjithnjë armiqsisht, dinakrisht e pengon.

Ku je?! Ku je?! Ku je?!
Eja, eja, moj dashuri; me unitet na Ribashko, si dikur në motet e mëdha,
Na forco edhe ne!

13/5/2022

The post Ku je dashuria jonë?! – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do të dëshiroja! – Landa Molishti https://poezi.laberianews.com/2022/05/14/do-te-deshiroja-landa-molishti/ Sat, 14 May 2022 13:42:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23217 Do të dëshiroja! Sa do të dëshiroja, në krahët e mi, Të mbështillja, gjithë fëmijët...

The post Do të dëshiroja! – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do të dëshiroja!

Sa do të dëshiroja, në krahët e mi,
Të mbështillja, gjithë fëmijët në nevojë,
Anë e mbanë botës, t’ju falja pafundsisht dashuri, t’ju lehtësoja, sado pak dhimbjet në zemrat, t’u dhuroja shkëlqesi…

T’ju ktheja buzëqeshjen, si me magji,
T’ju ngrohja shpirtin, t’ju falja gjithë rrezet diellore,
Bashkë të thurnim, vargje pambarim,
Pandalshëm, nga gjokset e tyre.

T’i përqafoja, t’i shtrëngoja të gjithë,
T’i mbështillja fort, rreth vetes,
Si nëna, që mbanë fëmijët në gji.
Pa dallime racore, në këtë kohë mizore.

Sa do të doja, në krahët e mi,
Të mbështillja, të gjithë gjyshërit
Të gjitha gjyshet, e humbura në vetmi, Ashtu, më e lehtê do t’u bëhej pleqëria.

Shumë janë ore, të braktisur,
Shumë kanë nevoja…
Anë e mbanë botës,
Në këtë shoqëri të “krisur” sa shumë po mungon respekti dhe dashuria.

Ah! Të moshuarit e devotshëm,
Janë “libra” më vete, në histori,
Vërtet, meritojnë nderime, dashuri!
Kudo, në rruzullin e përbotshëm…

T’ju largoja dertet, lodhjet e jetës,
T’ju qaja hallet, t’ju fshija lotët e shpirtit,
Të mos ndjenin dhimbje, t’ju qetësoja, Shpirtërat, t’ju dhuroja lulet më të bukura në botë.

Të gëzonim, me shpresat!…
Atje, ku s’ka arritur njeri.
Në mundesha, të ndërroja këtë botë,
Pamëshirë, do të luftoja çdo padrejtësi.

Do të punoja, heroikisht me ndershmëri,
Do të vlerësoja lart, shqiptarisht me e dashuri; fjalën e madhështore; Njeri.
Do të ikja nga kjo botë e lumtur, do të prehesha në paqe, me qetësi.

13/5/2022

The post Do të dëshiroja! – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’po gjej forca dot – Landa Molishti https://poezi.laberianews.com/2022/05/14/spo-gjej-forca-dot-landa-molishti/ Sat, 14 May 2022 13:30:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23208 S’PO GJEJ FORCA… S’po gjej forca dot, të të harroj, Çdo natë lëndohem, kur më...

The post S’po gjej forca dot – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’PO GJEJ FORCA…

S’po gjej forca dot, të të harroj,
Çdo natë lëndohem, kur më vjen ndërmed.
Një flutur shumëngjyrshe, qëndron në duart e mia…
Mos vallë, më sjell fatlajmin plot shend?!

E tronditur, hedh vështrimet lart në qiell.
Shoh hënën e plotë, yjet që shkëlqejnë.
N’mes yjesh, fytyra jote e bekuar,
Herë më del si mjegull, herë si dritë e kthjelluar.

Netëve të errëta, e tretur thellë në mendime…
As vet s’e di, ç’kërkoj?!…
Herë, dua të të fshij nga kujtimet,
Herë, përsëri dua të të shoh?!

Pritje në ëndrra, ëndrrat shpresë.
Nuk di ishte fat apo mëkat që të njoha përbesë?!
Shpirti im le të vuaj, si qiri të digjet,
Ditë e natë, gjithë jetën me shpresë,
ty do të pres…
11/5/2022

The post S’po gjej forca dot – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ty nënë! – Landa Molishti https://poezi.laberianews.com/2022/05/09/per-ty-nene-landa-molishti/ Mon, 09 May 2022 09:24:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23191 GËZUAR FESTËN PËR TË GJITHË NËNAT TONA TË SHTRENJTA, QË SAKRIFIKUAN E SAKRIFIKOJNË JETËN E...

The post Për ty nënë! – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GËZUAR FESTËN PËR TË GJITHË NËNAT TONA TË SHTRENJTA, QË SAKRIFIKUAN E SAKRIFIKOJNË JETËN E TYRE, PËR TË MIRËN TONË.

NËNOKJA IME E SHTRENJTË,
KËTEJ NGA MËRGIMI PO TË DËRGOJ:
1 MILION PUTHJE!
1 MILION PËRQAFIME!
1 MILION RREZE DIELLORE!
1MILION TRËNDAFILA!

PËR TY NËNË!

Për ty nënë, që ende jeton larg dhe afër meje!
Për ty nënë, miliona trëndafila janë pak,
Miliona puthje e përqafime, shkreptima hareje,
Të qetësojmë zemrat, që na digjen flakë!

Ëndrrimet më pushtojnë, fluturoj hapësirave qiellore.
Paprimtas dritat më afrojnë, mjegullat më largojnë.
Dua të vi pranë teje, ditë e natë,-prore…
Vallë, kur do vinë valët jetësore, pranë të na bashkojnë.

Kur zgjohem, mërzia më pushton, shpërthej në lot,
Dashuria e pa fund, që kam për ty moj nënë,
Me mijëra ëndrra dashurie, vërtetësinë nuk e pasqyrojnë…
Ah! Moj dashuri në largësi-afri, më ndihmo?!

E përhumbur, e palumtur nga ëndrrat mëngjesore,
E zhytur, në thellimet-agimet e mëngjezit,
E trishtuar nga ëndrrat e trazuara të natës.
I lutem zotit, o zot më ndihmo?!

Dua të shkruaj dy fjalë, me zjarr me mallë,
Për nënën time të dashur!…
Ty shkruaj dy fjalë, t´i dëshmoj si po digjem,
Pakufishëm, larg teje zemërplasur!

JO! Nuk ka fjalë, s´ka krahasime, e hidhur jeta ime.
Kur e kujtoj si më tha, kur përkohësisht u ndamë:
Ah, e mjera unë!… Vetmia po më rëndon!…
Mos jam përsëri në ëndërr, në trazime?!?!

Jo, jo, s´jam në ëndrrime!…
Ajo ka zënë ka zënë vend, kurdoherë,
Thellë në shpirtin, zemrën, mendjen time,
Jam në realitetin me dëshpërime.

Ajo, ngado që shkoj e ngado që vi,
Në ç’do kohë më drejton, pa gabime…
O sikur ta dëgjoja kurdoherë,
Kur merrja dhe kur marr vendime.

Oh, oh, sa kënaqësi!….
Mendimet rrjedhin, rrjedhin,
Si ujëvarat me miliona burime,
Të Tetorit të kuq, me ty pata qafime!…

Ty, nënë më hape derën,
E, furishëm më rrëmbeve,
Në gjoksin tënd të ngrohtë…
Me shpirtë,-bardhësi, e hape atmosferën…

Oh! Kjo lumturi e pakufi…
Dashuri zemre, s´ka vend për shpjegim….
Veç mund të quhet, tej, tej kënaqësi,
E thellë e gjerë, e pambarim!

Të heshtura, nga gjoksi yt i ngrohtë,
Rrëshqiten lotët, në faqet tona,
Kur nga buzët e tua nënë, belbëzoi fjala,
Të dua në shpirt! Rënkoi zemra jote, mos ik më!

Miljona buzëqeshje rreze diellore,
Shpërthyen në buzët tona,
Lumturi, gëzime, dashuri,
Pastërti zemrash, u mblodhën tok.

Ah! Ditët ikën vetëtimë, koha kaloi!…
Ndarja, përsëri, keq na përvëloi.

Ikja ime atij mëngjesi, me ngrica,
Qe një ditë e errët, e trazuar…
Më rrëmbeve, me përqafime
Në vesh më pëshpërite e përlotur…

Mos ik! Botës nuk i vjen fundi!
Vallë, a do më takosh përsëri?!
Shpërthyen! Mallëngjimi, trishtimi dhimbja,
Një tërmet i fuqishëm, zemrat tona i tundi.

Ah, ah, mor kurbet i mallkuar…
Përse më merr vajzën nga duart?!
Përse? Në jetë, ku paskam mëkatuar?!
Përse në pleqëri të thellë, jam kaq e vetmuar?!

S`më lë të shoh fëmijët, të çamallem me nipërit,
T´i shtërngojë në gji, t´i përkëdhelë me duar,
Për ne kjo është jetë zezone, me katrahura, rrebeshe…
Deri kur, mos qoftë e pambaruar, more i mallkuar!

Ah! Sikur të isha, vetëm unë kështu kërcure,
Po me dinakëri, shumë zemra nënash,
I ke helmuar, kazane pelimesh iu ke ofruar,
Shpirtërat ua more, pasi i ke sakatuar.

Ato ikën, me një amanet të pa realizuar,
Amanetin e të parëve, në vend duhet çuar!…
Për një Shqipëri të ribashkuar, jetën njerëzisht,
Jetën shqiptarisht, bashkë duam për ta gëzuar.
08/5/2022

The post Për ty nënë! – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’jemi njësoj! – Landa Molishti https://poezi.laberianews.com/2022/05/09/sjemi-njesoj-landa-molishti/ Mon, 09 May 2022 09:19:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23186 S’JEMI NJËSOJ! S’mund të bëhesh ti, si unë, Gjuhën dredh si gjarpëri, si nepërka,. Si...

The post S’jemi njësoj! – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’JEMI NJËSOJ!

S’mund të bëhesh ti, si unë,
Gjuhën dredh si gjarpëri, si nepërka,.
Si të duash, sa herë të duash,
Të të njoh kush je, të më mposhtësh,
Jo! S’do t’ja dalësh, kot e ke.

Jam shkëmb graniti unë,
Kam kaluar furtuna, kam mposhtur Vullkane, stuhi, këtë fort mirë ta dish,
O i panjerëzi! Atdheut tim, i thonë, Shqipëri.

S’mund të bëhem unë si ti,
Që dikur ike, kur frynte veriu…
Ti, s’ di se, ç’janë fjalët:
Besë, qëndresë, as ndershmëri…

Unë, këto i peshoj me dhimbje,
I rris, i zbukuroj me dashuri.
Ti, i shkelë vlerat, si kafsha bukën,
Ndaj, s’mund të jemi njësoj…

Jo! Kurrë s’mund të bēhem si ti,
Edhe njëmijë vite nëse rrojë.
Lëkurën e djallit ke veshur, tradhëton,
O Bukëshkalur, për atë që të rriti, të ushqeu, e dije të dha…

E, ti pas shpine ia ngule thikën,
E, i përdhose ato, që dje i quaje;
nënë e baba?!!!
Mjerë ti, o i shkalluar, mendje hata?!

Unë, s’mund të bëhem si ti,
Që për lakmi, mbanë “ujkun” në gji.
Nga frika heshtë edhe kur nënën e sheh
Té plagosur, e plandosur, kur kullon gjak…

E, ti qyqari, truthari, kokëderr i marri,
Në prehër të xhelatit zgërdhihesh…
Buzët katran, nga dehja e pushtetit,
të ndiejnë kënaqësi?!!!

Në ballë je, me damkën e zezë,
Emrin e ke tradhtar, o dinak i pacipë.
Pastroje shpirtin nga ligësitë,
Përulu i penduar, para nënës Shqipëri.

Kërko falje, pastro mëkatet,
S’e besoj, që ti ke forca për mirësi.
Të thërras përsëri, përsëri, e përsëri,
Eja në rrugën e drejtë, bashkë me vëllezrit e motrat.

Të fortë, si shkëmbë graniti,
Të bashkuar, të shohim ditë të bardha,
Në Shqipërinë Etnike, që na rriti.
Edhe shqiptari të buzëqeshë,
Të jetojë krenar, i gëzuar.
O7/5/2022

The post S’jemi njësoj! – Landa Molishti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>