S’jemi njësoj! – Landa Molishti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

S’JEMI NJËSOJ!

S’mund të bëhesh ti, si unë,
Gjuhën dredh si gjarpëri, si nepërka,.
Si të duash, sa herë të duash,
Të të njoh kush je, të më mposhtësh,
Jo! S’do t’ja dalësh, kot e ke.

Jam shkëmb graniti unë,
Kam kaluar furtuna, kam mposhtur Vullkane, stuhi, këtë fort mirë ta dish,
O i panjerëzi! Atdheut tim, i thonë, Shqipëri.

S’mund të bëhem unë si ti,
Që dikur ike, kur frynte veriu…
Ti, s’ di se, ç’janë fjalët:
Besë, qëndresë, as ndershmëri…

Unë, këto i peshoj me dhimbje,
I rris, i zbukuroj me dashuri.
Ti, i shkelë vlerat, si kafsha bukën,
Ndaj, s’mund të jemi njësoj…

Jo! Kurrë s’mund të bēhem si ti,
Edhe njëmijë vite nëse rrojë.
Lëkurën e djallit ke veshur, tradhëton,
O Bukëshkalur, për atë që të rriti, të ushqeu, e dije të dha…

E, ti pas shpine ia ngule thikën,
E, i përdhose ato, që dje i quaje;
nënë e baba?!!!
Mjerë ti, o i shkalluar, mendje hata?!

Unë, s’mund të bëhem si ti,
Që për lakmi, mbanë “ujkun” në gji.
Nga frika heshtë edhe kur nënën e sheh
Té plagosur, e plandosur, kur kullon gjak…

E, ti qyqari, truthari, kokëderr i marri,
Në prehër të xhelatit zgërdhihesh…
Buzët katran, nga dehja e pushtetit,
të ndiejnë kënaqësi?!!!

Në ballë je, me damkën e zezë,
Emrin e ke tradhtar, o dinak i pacipë.
Pastroje shpirtin nga ligësitë,
Përulu i penduar, para nënës Shqipëri.

Kërko falje, pastro mëkatet,
S’e besoj, që ti ke forca për mirësi.
Të thërras përsëri, përsëri, e përsëri,
Eja në rrugën e drejtë, bashkë me vëllezrit e motrat.

Të fortë, si shkëmbë graniti,
Të bashkuar, të shohim ditë të bardha,
Në Shqipërinë Etnike, që na rriti.
Edhe shqiptari të buzëqeshë,
Të jetojë krenar, i gëzuar.
O7/5/2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com