Më lërni të jetoj ndryshe këto çaste! – Landa Molishti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MË LËRNI TË JETOJ NDRYSHE KËTO ÇASTE!..

Më lërni të qetë, këto çaste,
Dua të flë, dua të ëndërroj,
Brigjeve detare, të humbas,
Në rrebeshet e dallgëve.!..

Të mbyll sytë dhe të prek hijen tënde,
Me duart e mia, të bëra prush nga mërzia!
Bota po më trajton me ironi, me sarkazëm, Ndaj dua të kthehem në hije-zije në fantazëm të kësaj mizorie.

Dua të ndizem, nga ndjenjat e vala,
Duke të prekë fytyrën tënde me duar,
Të ëndërroj një botë, të pastër e kristaltë,
Për njē ideal, që dridhë si tërmeti fushë e mal.

Mos m’i lidhni duart as krahët me zinxhirë,
Më lërni të fluturoj, në qiellin- kaltërsi, në hapësirat-pa re,
Dua të prek diellin, të marrë shkëlqim,
Të prek dhe hënën, të marrë pak dritë.

Të përjetojë, ca çaste të lumtura, që aq shumë, më kanë munguar.
Çaste që kurrë nuk përjetova, në këtë botë Vërtetë njollosur; në këtë kohë të trazuar,
Mos më zgjoni, më tej mos më dëshpëroni.
Më lërni në “humbëtirën” time, të vetmuar.

(L. M)
05/6/2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com