*Silver* Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/tre-yje/ Poezi Laberia News Fri, 01 Apr 2022 21:46:21 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg *Silver* Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/tre-yje/ 32 32 Të lutem – Rrahim Billa https://poezi.laberianews.com/2021/05/10/te-lutem-rrahim-billa/ Mon, 10 May 2021 17:56:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19516 Të lutem Të lutem ty , moj erë pranverore. Përse nuk më merr , në...

The post Të lutem – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të lutem

Të lutem ty , moj erë pranverore.
Përse nuk më merr , në krahët e tua?!…
Qytete , fshatra…male e bregore.
T’i bie kryq e tërthor dheut…dua.

Të ndalem shpesh , në male të harbuar.
Çdo grimcë magjie të tyre , ta ndjej.
Ku kënga e zogjve , s’ka të pushuar.
Qetësi e shpirtit më mungon , ta gjej.

Të sodis atë shpërthim , si me magji.
Të sytheve , të luleve…gjethnajës.
Çaste të bukura , gjer në madhështi.
Sikur gjëndesh , mu në mes të parajsës.

Hera – herës , nëpër pyll…dhe të vrapoj.
Pastaj të ndalem diku i magjepsur.
Disa drerë tek vrapojnë , ti shikoj.
Që me siguri , diçka i ka trembur.

Banorët e pyllit , gjithnjë nxitojnë.
Secili ka njê punë për të bërë.
Me lëvizjet , zërat …të befasojnë.
Si aktorë të zot , sillen të tërë.

Dua edhe natën , në pyll të qëndroj.
Në pyll dhe nata ka magjinë e saj.
Çfaqja e natës , ndyshon pakëz…besoj.
Mund të ketë edhe klithma , në thirra vaj.

Të pres…kur prek tokën , rrezja e parë.
Luftën në mes dritës dhe errësirës.
Pastaj era , le të vijë e të më marrë.
Ndoshta të më çojë…mes shkretëtirës.

Në fusha e në ara , le të më çojë.
Të mjella me misër apo me grurë.
Tek fryn era , gruri të dallgëzojë.
Kënga për to , më mbeti pa u thurë.

Të shkoj nëpër fshatra , kudo që gjënden.
Dua që njerëzit e punës t’i takoj.
Në shpirtin e tyre të lexoj dhëmbjen.
Më pastaj , melhem për plagët t’ju dhuroj.

Në qytete e fshatra , anë e kënd.
Mes njerëzve në gëzime e fatkeqësi.
Gjithësecilit në shpirt , t’i bëj pak vend.
T’i përjetësoj ndoshta…në poezi.

Me njerëzit , me zogjtë…dua të flas.
Po ashtu me bimët , drurët… e pastaj.
Vdekja po të dojë…le të vijë më pas.
E të më marrë në mbretërinë e saj.

Qershor , 2010
Rrahim Billa / Albania
Shk. nga lib. “Thërrime Diamanti”

The post Të lutem – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të jesh poet – Enver Reka https://poezi.laberianews.com/2020/06/07/te-jesh-poet-enver-reka/ Sun, 07 Jun 2020 20:28:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7832 TË JESH POET Rruga e poetit është të jesh krijesë e detit. Të jetosh në...

The post Të jesh poet – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË JESH POET

Rruga e poetit është të jesh krijesë e detit.
Të jetosh në tokë, e për të flutuar, të jesh i etur.
Të jesh poet është akt politik,
sepse e thua të vërtetën, pa pasur frikë.
E poezia është si një jehonë,
duke i kërkuar hijes vallen ta vallëzon.
Poeti shkruan të vërtetën që fshehet,
në ëndrra e vizion,
si një arkitekti, poezia i bëhet skeleton.
Poeti është këshillë që kalon dimensionet ,
e një këshille për adoleshent.
Është doktrinë në vete këshillë e saj/atij,
në zemra njerëzimi ajo hyn’.
Arsimtarë e arsimtare mblidhni ment’,
poetin nuk e dirigjon vota
për konkurse pune.
Poeti /poetja nuk ngrehet për hunde.
Kjo doktrinë ,në këshillin e vet
ka ëndrrat dhe me to flet,
disa i shkruan e disa i ndalë
por atë që e kupton,
atë e shpërndanë.
Dhe këshilla ime
për arsimtarë dhe arsimtare flet’,
mësoni adoleshentët
që ëndrra ime mos t’ju vret!
Ke dy këndvështrime ,
lartë ke artin ,filozofin’
këshillat merri si të mir’qena
dhe e mëson dashurin’.

The post Të jesh poet – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vendlindja – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/05/24/vendlindja-dhimiter-nica/ Sun, 24 May 2020 13:07:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6975 VENDLINDJA Kisha shumë kohë, pa shkuar në vendlindje… Te oborri në vend të nënës, më...

The post Vendlindja – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VENDLINDJA

Kisha shumë kohë,
pa shkuar në vendlindje…
Te oborri në vend të nënës,
më priti një trendafil i tharë…
Diku më tej,
në një kënd të shtëpisë,
në vend të babës,
më priti një tra i thyer…

Qeni kishte vite që kishte vdekur…
Një bashkëfshatar më thotë,
se pa dhënë ende shpirt,
një javë të tërë kishte kujisur,
ndoshta duke parë ëndërr me mua
dhe më pas i qetë,
nga kjo botë ishte nisur…

Si u katandisëm kështu!?
Në një botë të rrakëllzyer,
në një trendafil të tharë,
në një ëndërr e një tra të thyer!

Shënim: Kjo poezi u vlerësua me çmimin e tretë,
në edicionin e V-të të poezisë lirike “ Ditët Naimjane …“ Përmet, 25 maji 2019.

The post Vendlindja – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy pika loti… – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/dy-pika-loti-marina-prenga/ Sat, 16 May 2020 11:05:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6271 Dy pika loti.. Dy pika loti reja lëshoi, Në tokë ranë si me përti, Qenien...

The post Dy pika loti… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy pika loti..

Dy pika loti reja lëshoi,
Në tokë ranë si me përti,
Qenien time ajo e ndryshoi,
Mos ishin vallë lotët e mi?!.

Lotët e mija avulluan,
Në qiell u kthyen në re,
Në mëngjes ranë vesuar,
Si shiu kur bie mbi dhe.

I pyta pikat e shiut,
A jeni ju lotët e mi,
Apo jeni avujt e diellit,
Dhe në tokë vini si shi?!.

Lotët e tu ato janë,
Më foli reja nga qielli,
Mbaj t’i kesh pranë,
Lule në bahçe mbjelli.

Dhe unë, krahët i hapa,
Shiun e lotve të mi,
Retë me dorë i kapa,
Të derdheshin lotët shi.

Marina Prenga

The post Dy pika loti… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti Flamuri ynë – Zilfo Muco https://poezi.laberianews.com/2020/02/25/ti-flamuri-yne-zilfo-muco/ Tue, 25 Feb 2020 19:19:23 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=650 Ti FLAMURI YNË Krenaria e kombit Besa për ty mbajtur Mbi ballë gjithë lezeti Shqiponja...

The post Ti Flamuri ynë – Zilfo Muco appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti FLAMURI YNË

Krenaria e kombit
Besa për ty mbajtur
Mbi ballë gjithë lezeti
Shqiponja krahë hapur

Ti flamuri ynë
Në gjunjë e ul trimin
Ku ka gjak shqiptari
Për ty, bëjnë betimin

Ti gjithmonè valvitesh
Në vite e mote
Mbi gjakun e derdhur
Veshur ngjyra jote

Ai emri yt
Në zemër është shkruar
Sa shqiptarë, që ndjehem
Dhe pse i larguar

Sa lot që kam derdhur
Netëve pa’ zbardhur
Kur kam puthur Ty
Kujtoj nga kam ardhur

Në tryezë kur shkruaj
Ve¢ me Ty krenohem
Kur syrin ta mbyll
Me ty, të mbulohem

Zilfo Muco 28/12/2019

The post Ti Flamuri ynë – Zilfo Muco appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>