Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të lutem

Të lutem ty , moj erë pranverore.
Përse nuk më merr , në krahët e tua?!…
Qytete , fshatra…male e bregore.
T’i bie kryq e tërthor dheut…dua.

Të ndalem shpesh , në male të harbuar.
Çdo grimcë magjie të tyre , ta ndjej.
Ku kënga e zogjve , s’ka të pushuar.
Qetësi e shpirtit më mungon , ta gjej.

Të sodis atë shpërthim , si me magji.
Të sytheve , të luleve…gjethnajës.
Çaste të bukura , gjer në madhështi.
Sikur gjëndesh , mu në mes të parajsës.

Hera – herës , nëpër pyll…dhe të vrapoj.
Pastaj të ndalem diku i magjepsur.
Disa drerë tek vrapojnë , ti shikoj.
Që me siguri , diçka i ka trembur.

Banorët e pyllit , gjithnjë nxitojnë.
Secili ka njê punë për të bërë.
Me lëvizjet , zërat …të befasojnë.
Si aktorë të zot , sillen të tërë.

Dua edhe natën , në pyll të qëndroj.
Në pyll dhe nata ka magjinë e saj.
Çfaqja e natës , ndyshon pakëz…besoj.
Mund të ketë edhe klithma , në thirra vaj.

Të pres…kur prek tokën , rrezja e parë.
Luftën në mes dritës dhe errësirës.
Pastaj era , le të vijë e të më marrë.
Ndoshta të më çojë…mes shkretëtirës.

Në fusha e në ara , le të më çojë.
Të mjella me misër apo me grurë.
Tek fryn era , gruri të dallgëzojë.
Kënga për to , më mbeti pa u thurë.

Të shkoj nëpër fshatra , kudo që gjënden.
Dua që njerëzit e punës t’i takoj.
Në shpirtin e tyre të lexoj dhëmbjen.
Më pastaj , melhem për plagët t’ju dhuroj.

Në qytete e fshatra , anë e kënd.
Mes njerëzve në gëzime e fatkeqësi.
Gjithësecilit në shpirt , t’i bëj pak vend.
T’i përjetësoj ndoshta…në poezi.

Me njerëzit , me zogjtë…dua të flas.
Po ashtu me bimët , drurët… e pastaj.
Vdekja po të dojë…le të vijë më pas.
E të më marrë në mbretërinë e saj.

Qershor , 2010
Rrahim Billa / Albania
Shk. nga lib. “Thërrime Diamanti”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com