Ulku Bardh Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ulku-bardh/ Poezi Laberia News Wed, 30 Sep 2020 17:42:13 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ulku Bardh Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ulku-bardh/ 32 32 Dialog përmes perdes… – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/09/30/dialog-permes-perdes-ulku-bardh/ Wed, 30 Sep 2020 17:42:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12926 DIALOG PËRMES PERDES… Ne ishim dikur të dashuruar Por ti, tashmë, je një grua e...

The post Dialog përmes perdes… – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DIALOG PËRMES PERDES…

Ne ishim dikur të dashuruar
Por ti, tashmë, je një grua e martuar
Madje ke dhe fëmijë, me atë burrë…!
E unë mbeta beqar, s’u martova kurrë
Ashtu siç ka një mashkull një mikeshë
Por që, për zemrën time, s’ngren dot peshë


Ah si qenka thyer korniza e babait,
a mos fryni era..?
Po fryni era shumë e madhe!
A ishin të hapura dyer e dritare..?
Jo, ishin gjithë të mbylluara..!
Por si ndodhi kjo ?
Babai im nuk binte asnjëherë!
……….
Stuhia që e shkaktuan fjalët e tua
Ishte e fortë, sikurse dallgë deti
Ajo e rrëzoi atë në dysheme…
S’e mbajtën dot kujtimet, as “kuveti”!?


Djali i dashuruar te vasha bukuroshe
Atë e kishte pritur plot njëzet vjet…
Ajo, një ditë, i tha: -mos mba më shpresë
Dashuria e jonë mbeti trëndafilave me vesë
Dhe, sapo e dëgjoi lajmin e papritur
Për kthimin e burrit të saj, sërish në shtëpi,
Nga mikesha e tij, …veshët i buçitën
Iu pre në mes dhe shpresa, iu thye qëndresa,
Kupa e qiellit i ra përmbi…
Këtë që nuk e priste, e tronditi fort
tek mbante në duar kornizën me fotografi
ajo i ra nga dora… pa dashjen e tij
dhe xhami, copë më copë, iu thy’,
u bë aq copësh të thyera…që ranë aty
po aq sa dhe vite kishte pritur në dashuri..!

© Ulku

The post Dialog përmes perdes… – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tipe meshkujsh – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/09/28/tipe-meshkujsh-ulku-bardh/ Mon, 28 Sep 2020 17:25:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12864 TIPE MESHKUJSH Ekzistojnë disa tipe meshkujsh, si për shembull: melankolik, patetik, i ashpër(brutal), i butë,...

The post Tipe meshkujsh – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TIPE MESHKUJSH

Ekzistojnë disa tipe meshkujsh,
si për shembull: melankolik, patetik,
i ashpër(brutal), i butë, i sjellshëm, i pasjellshëm,
i ndjeshëm, i pandjeshëm(akull), ledhatues
por dhe e ofendues, madje xhentil e rrezil,
me edukatë e pa edukatë të cilët,
për hiçgjë, bëjnë shamatë,
“për një plesht e djegin jorganin”
e pastaj fle në kashtë, rri e shikon tavanin..!
Pra, secili sipas rendit të vet sjell bukën në shtëpi
prodhon edhe bylmet, diçka për stanin e vet
e tjetrin për market.?!
Por, ka diçka që dua ta shpreh
sepse dot s’e fsheh se,
përshtypje më bëjnë
ata që brenojnë …..
si dhe ata që e bëjnë mizën buallicë..!
Thënë ndryshe,
ata meshkuj që mbulojnë dhe gëlltisin,
që e ruajnë qetësinë
t’mos e mbysin dashurinë…
dhe ata të cilët, çka zbulojnë edhe e vjellin,
që nuk durojnë dot as imtësirë,
shpesh ta ftohin dhe jetën
bile ta ngrysin edhe diellin
në ditët më të mira,…
siç e thot dhe populli ynë i urtë,
“ata që i ngre e mira”,
kur e lehta u duket e vështirë
kuese e keqja u bahet e mirë..!

© Ulku

The post Tipe meshkujsh – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tipe femrash – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/09/27/tipe-femrash-ulku-bardh/ Sun, 27 Sep 2020 08:17:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12823 TIPE FEMRASH Ekzistojnë…. disa tipe femrash, si për shembull: melankolike, patetike, të ashpra, të buta,...

The post Tipe femrash – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TIPE FEMRASH

Ekzistojnë….
disa tipe femrash,
si për shembull:
melankolike, patetike,
të ashpra, të buta,
të sjellshme, të pasjellshme,
të ndjeshme, të pandjeshme,
ledhatuese e ofenduese,
madje xhentile e frigide,
me edukatë e pa edukatë
të cilat, për hiçgjë,
bëjnë shamatë….!
Pra, secila sipas rendit të vet
bën edhe bylmet,
diçka për stanin e vet
e tjetra për market…?!
Por, ka diçka që
dua ta shpreh
sepse dot s’e fsheh,
përshtypje më bëjnë ato
që fikin pluhur si dhe
ato që ngrenë pluhur..!
Thënë ndryshe,
ato femra që mbulojnë
dhe gëlltisin,
që e ruajnë qetësinë
t’mos e mbysin dashurinë…
dhe ato të cilat,
çka zbulojnë edhe e vjellin,
që nuk durojnë dot as imtësira,
shpesh ta ftohin dhe jetën
bile ta ngrysin edhe diellin,..
siç thotë dhe populli vet,
“ato që i nge e mira”…!

© Ulku Bardh

The post Tipe femrash – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Melodia e shpirtit – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/09/25/melodia-e-shpirtit-ulku-bardh/ Fri, 25 Sep 2020 18:38:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12737 MELEDOIA E SHPIRTIT (fyelli, çiftelia, kavalli, lahuta…) Melodia që zemrën e plagosur ta shëron Dhe...

The post Melodia e shpirtit – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MELEDOIA E SHPIRTIT
(fyelli, çiftelia, kavalli, lahuta…)

Melodia që zemrën e plagosur ta shëron
Dhe shpirtin e hidhëruar ta ëmbëlson
Ta zgjon kujtesën e cila ka mbetur
Sikurse bukuroshja e fjetur
Që flen shtratit të lashtësisë
E mbyllur mbamendjes së njerëzisë.

Melodi që fryn erë të këndshme në behar
Si lule të bukura mbushur plot me nektar
Dhe është porsi metali i çmuar fisnik
Që kurrë nuk ndryshket por shkëlqen si ar
Që të bën për vete e s’të lë me ik
Kur e dëgjon melodinë e veglave muzikore
Në je i vdekur të ngjallin e i gjallë të kallin prore
Por dhe shpesh të dehin dhimbjet e shuara
Për një kohë tjetër, për do kohë të shkuara.

© Ulku

The post Melodia e shpirtit – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Durimi im – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/09/24/durimi-im-ulku-bardh/ Thu, 24 Sep 2020 21:56:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12707 DURIMI IM O zoti im… Më jep pak durim S’dua të bëhem trim Për do...

The post Durimi im – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DURIMI IM

O zoti im…
Më jep pak durim
S’dua të bëhem trim
Për do gomarë…
Që bëhen të palarë
Se zhgryhen në bar
E thuan edhe ne e bëmë
Po këtu s’do ta lëmë
Do të dalin në Pazar
T’i vëmë në kandar
Që të matemi me atëllarë!

© Ulku Bardh

The post Durimi im – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Uji i qetë bregun rrënon – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/09/23/uji-i-qete-bregun-rrenon-ulku-bardh/ Wed, 23 Sep 2020 18:22:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12678 UJI I QETË BREGUN E RRËNON Nga uji i rrëmbyeshëm Ti kurrë mos u tremb...

The post Uji i qetë bregun rrënon – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UJI I QETË BREGUN E RRËNON

Nga uji i rrëmbyeshëm
Ti kurrë mos u tremb
Veç ai që i rri në ballë
Pamëshirshëm e shemb.

Për çkado që e sfidon
Ai nuk ka pardon
Një forcë që bën të dalë
s’ka kohë as për valë.

Por ti të kesh drojë
Dhe nga uji i qetë…
Mos vëhesh në lojë
Në befasi të vërtetë.

Pranë tij mos rri palë
Dhe të presësh valë
Ai në qetësi vepron
Dhe bregun e rrënon.

© Ulku

The post Uji i qetë bregun rrënon – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mbase kështu – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/09/21/mbase-keshtu-ulku-bardh/ Mon, 21 Sep 2020 16:08:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12632 MBASE KËSHTU Çka kërkon prej meje më trego Dhe drejt në sy, të lutem më...

The post Mbase kështu – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MBASE KËSHTU

Çka kërkon prej meje më trego
Dhe drejt në sy, të lutem më shiko
Futem në fund të detit nuk bën..!
Ngjitem në majë të malit sërish s’bën
Si u bëre ortak me gënjeshtrën e tij…?
Atë çka e ndije për mua dikur në dashuri
Tani edhe unë për veten time s’e ndij
Portretin që ta njoha më herët më s’e ke
S’e kuptoj se çka po ndodh me ne të dy
Çdo degë le të shkojë në trungun e vet
Ndoshta kështu, dhe për ne,
Më mirë do të jetë.

© Ulku

The post Mbase kështu – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndërthurje dhimbjesh – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/09/20/nderthurje-dhimbjesh-ulku-bardh/ Sun, 20 Sep 2020 09:19:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12573 NDËRTHURJE DHIMBJESH Shpirti digjet, dhe Në flakën e zjarrit Ëndrrat mbështjellin Ndjenjën prush… Djegien e...

The post Ndërthurje dhimbjesh – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NDËRTHURJE DHIMBJESH

Shpirti digjet, dhe
Në flakën e zjarrit
Ëndrrat mbështjellin
Ndjenjën prush…
Djegien e përcjellin
Dhimbjet zharrë
Zemra, ky pusi i thellë
I dëshirave të athta,
Që kurrë s’u mbush!
A tamthi plot vrer.

© Ulku

The post Ndërthurje dhimbjesh – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Grave fatprera – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/09/18/grave-fatprera-ulku-bardh/ Fri, 18 Sep 2020 19:33:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12532 GRAVE FATPRERA (grave shqiptare që shkuan në Siri e gjetiu,në vendevt muxhahidiniste) Po çfarë kërkuat...

The post Grave fatprera – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GRAVE FATPRERA
(grave shqiptare që shkuan në Siri
e gjetiu,në vendevt muxhahidiniste)

Po çfarë kërkuat të shkoni atje ju fatprera
Të mbuluara fund e krye me të zeza…
A mos vallë jua mjegulloi sytë era…
Dhe fytyrëmbuluar s’e patë udhën brenda
Apo matanë detit ju përplasi dallgëzeza,
A tokës si somnabull ju drejtoi ëndrra.

E latë traditën e besimit tuaj të pastër
Dhe keni përqafuar një tjetër ngastër
Ku lëvrojnë e pllenojnë të huaj…!
Me kuaj hamshorë e me të çartur buaj
Mbjellin, korrin, të lashtat i fshijnë
Ashtu si kanë vetë dëshirë edhe si dinë
Në emër të fesë edhe të “allahut”
E luajnë bukur lojën e “Sllahut”!

© Ulku

The post Grave fatprera – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çka do zemra sheh syri – Ulku Bardh https://poezi.laberianews.com/2020/09/17/cka-do-zemra-sheh-syri-ulku-bardh/ Thu, 17 Sep 2020 19:38:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12468 ÇKA DO ZEMRA SHEH SYRI (njerëzve që shohin veç gabime, jo dhe vlera) I nderuari...

The post Çka do zemra sheh syri – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ÇKA DO ZEMRA SHEH SYRI
(njerëzve që shohin veç gabime, jo dhe vlera)

I nderuari ti miku im
Jo me kile por me drehem
Kisha dashur veç të ta them
Jo për sherr po për bonton
Të lutem pa ndonjë keqkuptim.

Mbase do kisha dëshiruar…
Ti veç njëherë të keshë komentuar
Për atë që shkrimi i ka dhe vlerat
Cila është porosia, kujt i është drejtuar?
Dhe jo veç t’i gjesh ku, pa dashje,
Mes lulesh kanë mbirë dhe ferrat!

© Ulku

The post Çka do zemra sheh syri – Ulku Bardh appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>