Dialog përmes perdes… – Ulku Bardh

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DIALOG PËRMES PERDES…

Ne ishim dikur të dashuruar
Por ti, tashmë, je një grua e martuar
Madje ke dhe fëmijë, me atë burrë…!
E unë mbeta beqar, s’u martova kurrë
Ashtu siç ka një mashkull një mikeshë
Por që, për zemrën time, s’ngren dot peshë


Ah si qenka thyer korniza e babait,
a mos fryni era..?
Po fryni era shumë e madhe!
A ishin të hapura dyer e dritare..?
Jo, ishin gjithë të mbylluara..!
Por si ndodhi kjo ?
Babai im nuk binte asnjëherë!
……….
Stuhia që e shkaktuan fjalët e tua
Ishte e fortë, sikurse dallgë deti
Ajo e rrëzoi atë në dysheme…
S’e mbajtën dot kujtimet, as “kuveti”!?


Djali i dashuruar te vasha bukuroshe
Atë e kishte pritur plot njëzet vjet…
Ajo, një ditë, i tha: -mos mba më shpresë
Dashuria e jonë mbeti trëndafilave me vesë
Dhe, sapo e dëgjoi lajmin e papritur
Për kthimin e burrit të saj, sërish në shtëpi,
Nga mikesha e tij, …veshët i buçitën
Iu pre në mes dhe shpresa, iu thye qëndresa,
Kupa e qiellit i ra përmbi…
Këtë që nuk e priste, e tronditi fort
tek mbante në duar kornizën me fotografi
ajo i ra nga dora… pa dashjen e tij
dhe xhami, copë më copë, iu thy’,
u bë aq copësh të thyera…që ranë aty
po aq sa dhe vite kishte pritur në dashuri..!

© Ulku

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com