Eduart Veli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/eduart-veli/ Poezi Laberia News Fri, 31 Jul 2020 12:01:08 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Eduart Veli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/eduart-veli/ 32 32 Sonte…! – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/07/31/sonte-eduart-veli-3/ Fri, 31 Jul 2020 11:59:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10406 SONTE..! Sonte mbi supe,erdhën dhe mu ulën ca yje . Hëna,zbrti nga qielli,dhe ul në...

The post Sonte…! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SONTE..!

Sonte mbi supe,erdhën dhe mu ulën ca yje .
Hëna,zbrti nga qielli,dhe ul në prehrin tim.
Si kjo hënë e re,prisja që edhe ti, të më vije.
Në “Kashtën e Kumtrit”të mbillje emrin tim!

Sonte valët e detit,një serenatë po këndonin.
Mes dhjetëra zërave,dëgjova edhe zërin tënd.
Ato i këndonin bregut,marrëzisht e dashuronin!
Mes valëve,si skluptor,portretin tënd e gdhënd!

Me bregun flas,bisedoj si me një mik të vjetër.
Vetëm bregut,nuk mund ti mbaj asnjë sekret!
Në miliarda vjet,ai veç valës,ska dashur tjetër.
I çmendur thërras,dhe unë veç njërën dua,o det

Shpesh,vetja më ngjan si kandil drtëshumë deti
Ty,unë të krahasoj,me më vezulluesen sirenë.
Në detin dallgë shumë,s’të ndjek dot,unë poeti.
Për ty sa deti,do të thurr përditë,nga një poemë!

Sonte,ca yje më pëshpërtën tek veshi një emër
Hëna,një det dritë jete,ju dha vargjeve të mija.
Pa u ndjerë,si drita e Hënës,mu fute në zemër!
Në çdo rrahje zemre më flisni..,ty edhe poezia!

The post Sonte…! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do të vij! – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/07/30/do-te-vij-eduart-veli/ Thu, 30 Jul 2020 15:34:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10353 DO TË VIJ ! Sonte,unë po vij tek ti,hipur në kalin e bardhë të poezisë....

The post Do të vij! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DO TË VIJ !

Sonte,unë po vij tek ti,hipur në kalin e bardhë të poezisë.
Të kërkoj si i marrë lëndinave tona të blerta të dashurisë.
Mes vargjesh,si balerinë me fustanin e bardhë vallzon .
Një puthje prush të zjarrtë,me vargjet e mija më dërgon!

Kalëroj me vargje ngarkuar,tek ti do të më sjellë vargu,poezia.
Tani që lulet kanë çelë,të gjej fare lehtë unë dhe vargjet e mia.
Vij në çast tek ti,atje ku lulet shpërndajnë më tepër aromë.
Në ballkonet ti dhe lulet më flasin,eja të presim
më thonë!

Do të vij me “Planetin e dashurisë “e dhjetëra të tjerë ngarkuar.
Tju japim pakëz nga “planeti ynë”,milionave që janë dashuruar.
Nëse njerëz që duhen ka shumë e nga “Planeti”
ynë, për ne s’mbetet asgjë.
Ti mos u mërzit e dashur, mes oqeanesh,mund të jetojmë përgjithënjë.

Do të vij,..duart i kam me kallo, nga gishtat pika gjaku më pikojnë .
Por zemra dhe vargjet e mija si askush tjetër…, dinë të dashurojnë.
Po vij me kalin e poezisë,me vargje kështjellën dashuri kam ndërtuar.
Kameleonët e shpirtërat e zbrazur,kurrë s’kanë për ta shkatërruar!

Mos ik,më prit ta bëjmë rrugën së bashku,me ty
rruga lehtë shkon.
Po vij,e ndjej se një zemër mes vargjeve më do,
më kërkon.
Pa ty.., poezia ime venitet,pa ty poezia ime s’ka më asnjë kuptim.
Bashkë në vargje,mes horizontesh e lëndinash lumturie pambarim!

“GARDEN VILLA VELI” Dt 27.07.2020

The post Do të vij! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hapi kanatat e dritares – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/07/17/hapi-kanatat-e-dritares-eduart-veli-2/ Fri, 17 Jul 2020 08:26:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9897 HAPI KANATAT E DRITARES! Hapi kanatat e dritares, nënë. Se dua të shikoj, nënë Çamërinë....

The post Hapi kanatat e dritares – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HAPI KANATAT E DRITARES!

Hapi kanatat e dritares, nënë.
Se dua të shikoj, nënë Çamërinë.
Dua të shikoj vatanin tënë.
Se atje ti nënë ke fëmijërinë!

Hapi kanatat e dritares,babush!
Së dua të shoh, të tuat sinore.
Pjellore e të begata,sa askush.
Një jetë i qëndisët, si vitore!

Hapi kanatat e dritares, grua.
Të dëgjoj si fëshfërijnë, ullinjtë.
Të flas me një dardhë, e një ftua.
Me bahçet ,me ngjyrë të florinjtë!

Hapi kanatat e dritares, biri im!
Me varret e të parëve,të bisedoj.
Tu flas e të më çmallet, shpirti im!
Të flas me ta çdo ditë,sa të rroj !

Hapi kanatat e dritares, o motër!
Të ndjej aromën e tokës, me vlagë.
Të shoh thëngjijtë e shuar, në votër.
Të shoh e të kuroj,me mijëra plagë !

Vëlla kanatat e dritares,mos i mbyll.
Malit të Bezhanit, ti them ca fjalë.
Të shoh gjurmët e gjakut ,në çdo pyll.
Të flas me të rënët, sa të jem gjallë!

Hapni kanatat e dritareve ,vëllezër!
E ndjeni erën e vatanit ,në shtëpija?
E kemi në shpirt,e kemi në zemër.
Na flet ,na mëkon nana jonë, Çamërija!

The post Hapi kanatat e dritares – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sonte…! – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/07/13/sonte-eduart-veli-2/ Mon, 13 Jul 2020 06:21:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9683 SONTE..! Sonte mbi supe,erdhën dhe mu ulën ca yje . Hëna,zbrti nga qielli,dhe ul në...

The post Sonte…! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SONTE..!

Sonte mbi supe,erdhën dhe mu ulën ca yje .
Hëna,zbrti nga qielli,dhe ul në prehrin tim.
Si kjo hënë e re,prisja që edhe ti, të më vije.
Në “Kashtën e Kumtrit”të mbillje emrin tim!

Sonte valët e detit,një serenatë po këndonin.
Mes dhjetëra zërave,dëgjova edhe zërin tënd.
Ato i këndonin bregut,marrëzisht e dashuronin!
Mes valëve,si skluptor,portretin tënd e gdhënd!

Me bregun flas,bisedoj si me një mik të vjetër.
Vetëm bregut,nuk mund ti mbaj asnjë sekret!
Në miliarda vjet,ai veç valës,ska dashur tjetër.
I çmendur thërras,dhe unë veç njërën dua,o det

Shpesh,vetja më ngjan si kandil drtëshumë deti
Ty,unë të krahasoj,me më vezulluesen sirenë.
Në detin dallgë shumë,s’të ndjek dot,unë poeti.
Për ty sa deti,do të thurr përditë,nga një poemë!

Sonte,ca yje më pëshpërtën tek veshi një emër
Hëna,një det dritë jete,ju dha vargjeve të mija.
Pa u ndjerë,si drita e Hënës,mu fute në zemër!
Në çdo rrahje zemre më flisni..,ty edhe poezia!

The post Sonte…! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të pres – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/07/07/te-pres-eduart-veli/ Tue, 07 Jul 2020 15:14:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9359 TË PRES…! Të pres ty unë natën,në ëndërr, Në fushat e blerta,të pres. Të pres…,i...

The post Të pres – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË PRES…!

Të pres ty unë natën,në ëndërr,
Në fushat e blerta,të pres.
Të pres…,i veshur si dhëndërr.
Buzë detit te kaltër,po të pres!

Të pres,në natën me hënë.
Tek pishat,lart në kodër, të pres.
Oh ,sa nur i bukur, të ka rënë .
Të veshur si nuse ,po të pres !

Të pres,në natën plot me yje .
Lëndinave,plot bar e lule,me vesë.
Si zanë e zbritur nga mali,më vije
Rrugëve të gurta,po të pres!

Të pres,netëve me shi dhe erë.
Tek streha jonë e vjetër, të pres.
Si gonxhe e çelur eja,si pranverë.
Unë brazdave,ndër ara,po të pres!

Të pres në valle,të pres në këngë .
Skenave të gurta e dashur,po të pres.!
Ti vallen e hedh aq bukur,tëvjetër,të rëndë.
Një jetë të terë vetëm ty,do të pres !

Çdo mëngjes të pres,çdo mbrëmje.
Oh,me sa shumë mall,po të pres.
Çdo ditë,që vjen e ikën,të pres me ëndje.
Sa të jem gjallë,veç ty moj,do të pres.!

Për ty,vargje do të thurr ,një jetë .
E ëmbël,e sertë,zemrën ma ke marrë mua.
Do të pres edhe në të përtejmen, jetë.
Nuk më mjafton një jetë,të të dua !

The post Të pres – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një zë.., një dorë…! – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/06/29/nje-ze-nje-dore-eduart-veli/ Mon, 29 Jun 2020 20:01:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9041 NJË ZË..,NJË DORË…! (Me rastin e ditës së babait…,nga vëllimi poetik “Planeti i dashurisë) Një...

The post Një zë.., një dorë…! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË ZË..,NJË DORË…!
(Me rastin e ditës së babait…,nga vëllimi poetik “Planeti i dashurisë)

Një zë,çdo natë e ditë, mëngjeseve më thërret.
Sa i ëmbël,sa i dashur,…sa i trishtë është ky zë .
Ngadalë,përmallëshëm,te koka ,lehtë më flet..
Zgjohu bir im,zgjohu nga gjumi ,akoma po flë ?!

Një zë hyjënor,si dikur,në djepin fëminor,më flet më mëkon…
Sa i dashur ky zë , sa i ëmbël ky zë ,sa i mirë ..!
Mëngjeseve plot ëndërra ,nga gjumi më zgjon..
Ta dëgjoj kete zë..,oh, sa kam dëshirë..!!

Ngadalë ,pranë shtratit,lehtë më pëshpërit…
Një dorë e ashpër,ëmbël,si në djep më përkund.
Dhe unë e ndjej.. dhe shpejt,ngrihem me vërtik.
Por të ashpërën dorë ..,nuk e shoh askund !

Edhe si në ëndërr ,bie prapë në gjumë…
Dhe prapë ajo dorë ..,lehtaz,më përkedhel…
Si gurgullima e ujit ..,atje tej në lumë…..
Në çdo ag mëngjesi ,këtë zë më sjell !

Zgjohu bir, puna fillon herët në mëngjes,zgjohu
bir me thua.
Ti punën,mëngjeseve,një jetë..,e nisje bashkë me yjet.
Shpesh,të ngatërroja me yjet,se yll polar do të mbetesh për mua.
I tokës mik i përjetëshëm …dhe shok i pandarë, me malet dhe pyjet !!

Dita fillon me emrin tënd ,se prane nesh.., në mushkritë tona frymon!
Nata mbaron me emrin tënd ,se natë per ty ,nuk kishte asnjëherë!
Sot nesër,përgjithemonë,kur dita lind,një zë ,një dorë,nga gjumi na zgjon.
Dhe pranë nesh qëndron..,si fllad i lehte,si erë mali,si pranverë !!

The post Një zë.., një dorë…! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëse një ditë…! – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/nese-nje-dite-eduart-veli/ Sun, 21 Jun 2020 10:36:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8621 NËSE NJË DITË…!! Nëse një ditë,pranë teje ,më s’do të frymoj.., Ti mos u mërzit...

The post Nëse një ditë…! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NËSE NJË DITË…!!

Nëse një ditë,pranë teje ,më s’do të frymoj..,
Ti mos u mërzit e dashur,se prapë.., unë tek ty ,do të jetoj.
Jam tek buzët e tua,që i putha aqë shumë ndër vite..,ngrohtësisht,
Jam tek sytë e tu,që i desha një jetë,marrëzisht!

Jam tek flokët e tua,që butësisht i përkëdhela..,
lehtë..,lehtë..,
Jam tek balli yt i menduar,tek loti yt i nxehtë!
Jam tek zëri yt..,se vitet që kaluan ,dy zërat tanë
i bashkuam në një,
Tek fryma jote,dua të jetoj,në mushkërinë tënde
përgjithënjë…!

Nëse një ditë ..,s’do ta dëgjosh më ,..zërin tim..,
Jam tek ajo era e mëngjezit,që në ballkonet lehtë..,fare lehtë..,fëshfërin !
Nëse një ditë,hapat e mi,në oborr,nëpër shkallë s’do ti dëgjosh,
Jam në çdo hap tëndin..,siç kemi qënë përherë,
kudo që të shkosh..!

Nëse ndonjë ditë,malli për duart e mija ,do të të marrë..,
Jam në çdo gur, në çdo tullë,në çdo pllakë,që me djersë,..e pika gjaku i kam larë!
Nëse një ditë…,s’do të jem..e aroma e trupit tim, të mungon ..,
Dil në baçe,tek pemët,tek lulet ,se aty ,bashkë me erë djerse..,është dhe e imja aromë!

Nëse ndonjë ditë…,e mira zemër,s’më bindet e
s’mundet më të punojë..,
Në zemrën tënde jam unë ..,e aty përjetësisht do të rrojë…!
Nëse një ditë..,laarg, shumë larg,do të jem në të pafundëmin qiell..,
Ti..,mos qaj e dashur..,pranë do më kesh,në sy në buzë,në çdo rrudhë,në zemrën tënde..Diell..!

The post Nëse një ditë…! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti beso – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/06/11/ti-beso-eduart-veli/ Thu, 11 Jun 2020 18:51:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8081 TI BESO..! (Falënderoj piktorin në mërgim Ramë Smajlaj për dizajmim e fotos time!) Ti beso...

The post Ti beso – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TI BESO..!
(Falënderoj piktorin në mërgim Ramë Smajlaj për dizajmim e fotos time!)

Ti beso në fuqinë e zemrës që të mban në jetë.
Ti beso në fuqinë e syve të tu ëndërrimtar.
Beso në duart e tua,se tek ato është një jetë.
Beso në shpirtin tënd plot dritë, si margaritar!

Ti beso diellin që çdo ditë të flet të përshëndet.
Beso zërat e fëmijëve të tu,si simfoni e arrirë .
Besoi jetës që në tik takun e zemrës të troket
Besoje agun e jetës,nesër do të bëhet më mirë.

Ti beso,në fjalën tënde,bëje atë nektar ,melhem,
Fjala shëron plagë,dallgë ngre në oqean e dete.
Beso se e nesërmja e bukur dhe e mirë po vjen
Veç ndaje gëzimin e dritën,mos e mbaj për vete

Ti beso në dritën hyjënore që na falet përditë.
Drita që në shekuj kurrë ,nuk ka për të shteruar.
Ti beso në zemrën tënde,aty janë dhe perënditë
Beso dashurinë,e mbetesh përherë i dashuruar.

Ti beso e thurri jetës dhjetëra këngë dhe poezi.
Sepse jeta është kënga dhe poezia më e mirë.
Nëse rrëzohesh një herë ngrihu sërish përsëri !
Jeta është tallaz dhe stuhi,jeta është ëmbëlsirë

The post Ti beso – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Njeri s’je bërë përsëri! – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/06/09/njeri-sje-bere-perseri-eduart-veli/ Tue, 09 Jun 2020 16:19:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7952 NJERI S’JE BËRË PËRSËRI ! Diku,larg në një fshat të vogël, dy prindër të moshuar...

The post Njeri s’je bërë përsëri! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJERI S’JE BËRË PËRSËRI !

Diku,larg në një fshat të vogël, dy prindër të moshuar jetonin.
Të varfër ishin sa më ska,por zemrën e kishin flori.
Dy djem ju kish dhënë Zoti ,për ta çdo ditë ata ëndërronin.
Tek djemtë ,kishin derdhur një det të tërë, me dashuri.

Djali i madh,ishte shumë lakmitar,si hynte në sy pasuria.
Dhe shumë shpesh, e shante rëndë, babain e gjorë.
Sepse donte, që e gjithë pasuria të ishte vetëm e tija.
Mbi të dy prindërit, një ditë e nxorri inatin edhe vuri dorë.!

“Ti bir,s’ke për tu bërë kurrë njeri”- i tha plaku i urtë i mirë.
Emrin njeri o bir, s’të jep në jetë ofiqi ,as grada e pasuria.
Emrin njeri ,e gdhënd vetëm zemra dhe shpirti i dlirë!
Bashkë me emrin “njeri”,gdhëndet në jetë edhe
dashuria!

I madhi një ditë,vëllanë e vogël e vrau ..e hodhi në humnerë!
Me duar e sy të përgjakur,iku kaptoi male dhe dete larg, në arrati.
Për pleqtë e vetmuar, jeta nuk kish më kuptim, u bë skëterrë.
Për vite të tëra shtëpia e vogël e vetmuar, jetoi në zi.

Djalit të madh,i eci pasuria, bashkë me piratët det më det.
Bleu anije, porte,banka kështjella,lundronte në një det me pasuri!
U bë ministër,u bë veziri më i lartë i mbretërisë,
…u bë mbret!
Në mendje i mbeti fjala e të atit”Ti bir nuk bëhej
kurrë njeri”!

Dha urdhër,që ta gjenin të atin,tek ajo shtëpia e
vogël përtej detit.
U nisën kalorësit dhe e gjetën plakun e gjorë të drobitur.
“Do vish me ne i thanë,në këmbë, është urdhëri i vetë mbretit “!
“Çfarë ka mbreti më mua të gjorin vetëm fillikat,
u tha plaku i habitur!

E lidhën pas kalit plakun urtë ,dhe e çuan në pallatin mbretëror.
“Nuk më njeh or plak,jam yt bir,dikur më thoshje nuk bëhem njeri”?
E shikon,ti mbete i mjerë, unë sot jam një mbret
madhështor.
I përlotur plaku ja ktheu”Mbret e shoh je bërë o
bir, njeri s’je bërë përsëri!

The post Njeri s’je bërë përsëri! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mua, s’me mund dot! – Eduart Veli https://poezi.laberianews.com/2020/06/06/mua-sme-mund-dot-eduart-veli/ Sat, 06 Jun 2020 19:23:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7789 MUA,S’MË MUND DOT ! Qysh sa linda,jam ndeshur me ty,moj koha ime përherë! Të munda,se...

The post Mua, s’me mund dot! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MUA,S’MË MUND DOT !

Qysh sa linda,jam ndeshur me ty,moj koha ime përherë!
Të munda,se linda në ditën e Ekuinoksit të parë në pranverë.
U përlesha me ty qysh i vogël,që kur isha ende fëmi i parritur.
Maleve të fshatit tim,mijëra herë,pas bagëtive u jam ngjitur!

Kur fare pak bukë kishim më dollapin e vjetër,ty prapë, s’ta pata frikën.
Tek”Lëmi i madh në Kurunë,me barkun bosh,ne lozëm”Taratitën”!
Në shkollën e fshatit tim,u përlesha me ty, s’më mbajte dot në hije.
Më opinga të çara e pantallona të arnuara,isha përherë në krye!

Eh sa u përlesha me ty në rini,shpirti im e di,por dhe zemra,që i ka shkruar.
Këngën dhe poezinë pata aleat,përjetësisht me to i dashuruar!
Dhe prapë më ndoqe në rrugët e jetës, kudo,në çdo qoshe e sokak!
U munda gjatë me ty, gishtërinjtë dhe fytyra më janë bërë me gjak!

Asnjëherë s’më munde dot,moj kohë,e s’ke për të më mundur kurrë!
S’më munde fëmijë e në rini,s’do më mundësh dot ,tani që jam burrë!
E di,të ka mbetur peng,që dot s’më munde dhe prapë, më fton në dyluftim.
Por prapë do të mund,se gjithë botën kam futur
në zemrën e shpirtin tim!

Më flasin çdo ditë rrugët e qytetit,malet, fushat
e fshatit ,më çojnë selam.
Ti je krejt e vetme,si hije ogurzezë,bir i thjeshtë
i Shalësit jam!
Nuk jam mësuar të jem në ring,nuk jam mësuar të më duartrokasin.
Gladiator i vargjeve të thjeshta jam unë ,vargjet e rrugët e jetës më thërrasin !

The post Mua, s’me mund dot! – Eduart Veli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>