Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TI BESO..!
(Falënderoj piktorin në mërgim Ramë Smajlaj për dizajmim e fotos time!)

Ti beso në fuqinë e zemrës që të mban në jetë.
Ti beso në fuqinë e syve të tu ëndërrimtar.
Beso në duart e tua,se tek ato është një jetë.
Beso në shpirtin tënd plot dritë, si margaritar!

Ti beso diellin që çdo ditë të flet të përshëndet.
Beso zërat e fëmijëve të tu,si simfoni e arrirë .
Besoi jetës që në tik takun e zemrës të troket
Besoje agun e jetës,nesër do të bëhet më mirë.

Ti beso,në fjalën tënde,bëje atë nektar ,melhem,
Fjala shëron plagë,dallgë ngre në oqean e dete.
Beso se e nesërmja e bukur dhe e mirë po vjen
Veç ndaje gëzimin e dritën,mos e mbaj për vete

Ti beso në dritën hyjënore që na falet përditë.
Drita që në shekuj kurrë ,nuk ka për të shteruar.
Ti beso në zemrën tënde,aty janë dhe perënditë
Beso dashurinë,e mbetesh përherë i dashuruar.

Ti beso e thurri jetës dhjetëra këngë dhe poezi.
Sepse jeta është kënga dhe poezia më e mirë.
Nëse rrëzohesh një herë ngrihu sërish përsëri !
Jeta është tallaz dhe stuhi,jeta është ëmbëlsirë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com