Njeri s’je bërë përsëri! – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NJERI S’JE BËRË PËRSËRI !

Diku,larg në një fshat të vogël, dy prindër të moshuar jetonin.
Të varfër ishin sa më ska,por zemrën e kishin flori.
Dy djem ju kish dhënë Zoti ,për ta çdo ditë ata ëndërronin.
Tek djemtë ,kishin derdhur një det të tërë, me dashuri.

Djali i madh,ishte shumë lakmitar,si hynte në sy pasuria.
Dhe shumë shpesh, e shante rëndë, babain e gjorë.
Sepse donte, që e gjithë pasuria të ishte vetëm e tija.
Mbi të dy prindërit, një ditë e nxorri inatin edhe vuri dorë.!

“Ti bir,s’ke për tu bërë kurrë njeri”- i tha plaku i urtë i mirë.
Emrin njeri o bir, s’të jep në jetë ofiqi ,as grada e pasuria.
Emrin njeri ,e gdhënd vetëm zemra dhe shpirti i dlirë!
Bashkë me emrin “njeri”,gdhëndet në jetë edhe
dashuria!

I madhi një ditë,vëllanë e vogël e vrau ..e hodhi në humnerë!
Me duar e sy të përgjakur,iku kaptoi male dhe dete larg, në arrati.
Për pleqtë e vetmuar, jeta nuk kish më kuptim, u bë skëterrë.
Për vite të tëra shtëpia e vogël e vetmuar, jetoi në zi.

Djalit të madh,i eci pasuria, bashkë me piratët det më det.
Bleu anije, porte,banka kështjella,lundronte në një det me pasuri!
U bë ministër,u bë veziri më i lartë i mbretërisë,
…u bë mbret!
Në mendje i mbeti fjala e të atit”Ti bir nuk bëhej
kurrë njeri”!

Dha urdhër,që ta gjenin të atin,tek ajo shtëpia e
vogël përtej detit.
U nisën kalorësit dhe e gjetën plakun e gjorë të drobitur.
“Do vish me ne i thanë,në këmbë, është urdhëri i vetë mbretit “!
“Çfarë ka mbreti më mua të gjorin vetëm fillikat,
u tha plaku i habitur!

E lidhën pas kalit plakun urtë ,dhe e çuan në pallatin mbretëror.
“Nuk më njeh or plak,jam yt bir,dikur më thoshje nuk bëhem njeri”?
E shikon,ti mbete i mjerë, unë sot jam një mbret
madhështor.
I përlotur plaku ja ktheu”Mbret e shoh je bërë o
bir, njeri s’je bërë përsëri!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com