Lek Gjonaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/lek-gjonaj/ Poezi Laberia News Sun, 04 Oct 2020 08:46:32 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Lek Gjonaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/lek-gjonaj/ 32 32 Loja e “Kalit”… – Lek Gjonaj https://poezi.laberianews.com/2020/10/04/loja-e-kalit-lek-gjonaj/ Sun, 04 Oct 2020 08:46:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13121 LOJA E ” KALIT “…… Ndonse butë duket një shalë, Në dorë mbani frerë e...

The post Loja e “Kalit”… – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LOJA E ” KALIT “……
Ndonse butë duket një shalë,
Në dorë mbani frerë e rripa,
Mos qëndroni shumë mbi “kalë “,
Se u zë kallo prapanica…..

Do ju djegë e do ju kruhet,
S’do ju lerë një herë të qetë,
Mund të ndodhë ajo që s’thuhet,
Sa fiqiri do verë fletë…..

S’do të ngopeni e s’ju rrihet,
Do të dilni në qorrsokak,
Fytyra s’skuqet, as nuk nzihet,
Dhe pse nudo, picullak…..

Kur namuzet ti lëshoni,
Edhe yrzi do ju bjerë,
“Kalin” prap ju do kërkoni,
Të mos i zbrisni asnjëherë……

The post Loja e “Kalit”… – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I dehuri – Lek Gjonaj https://poezi.laberianews.com/2020/10/03/i-dehuri-lek-gjonaj/ Sat, 03 Oct 2020 07:58:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13029 I DEHURI….. Klithnin korbat në thatësirë, Grindeshin mbi pellg të thatë… Kukuvajkat në errësirë, I...

The post I dehuri – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I DEHURI…..
Klithnin korbat në thatësirë,
Grindeshin mbi pellg të thatë…
Kukuvajkat në errësirë,
I bënin natës serenatë……

Çirrej rrugëve, këmbëzvarrë,
Një i dehur i bërë tapë:
Mu bë truri kurbetqar,
S’di në do rikthehet prapë…

S’mbahet truri me karfica,
Gjen të qarë e del mbi rrashtë,
Ndaj këtu ngeli ” prapanica “,
Edhe ” kokat” dergjen jashtë….

Do pres mëndjen të më vijë,
Ta mbledh top e ta bëj “okë”,
Do thyej gotë e të lë pije,
Mos na qasin në Europë……..

The post I dehuri – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ky qytet… – Lek Gjonaj https://poezi.laberianews.com/2020/10/02/ky-qytet-lek-gjonaj/ Fri, 02 Oct 2020 20:39:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13007 KY QYTET…… Kur ka lindur ky qytet, Kur të parët zunë vend….? Shkollarët thonë :...

The post Ky qytet… – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KY QYTET……

Kur ka lindur ky qytet,
Kur të parët zunë vend….?
Shkollarët thonë : ” ka dyqind vjet,”
Të pa shkollët: ” s’mbahet mend”….

Të tillë emër pse i dhanë,
Thua shkeli istikamet….? !
A u zemëruan diell e hanë,
Se në gji, mbajti tiranët…….

Këtu nën mëngë kush pati ” AS”,
Edhe luajti ” kungullore,”
Ai paratë i ka me thasë,
Dhe dashnoret, me tabore…..

Krimi mbetet halë në sy,
E del sheshit lakuriq,
Dhe pse ka një qeveri,
E në ç’do metër një polic… …

Jeta endet në agoni,
Ardhmëria është një ” hiq ”
Në karrige në qeveri,
Sa herë ulet, dhj…t. një kërriq…

Të papunët janë shkollarë,
Nëpër zyra gjen trutharë,
Nëpër vila rrojnë pronarë,
Në trotuare veq lypsarë……

Këtu plehrat s’rrinë në kosh,
Bëhen pre e fukarasë,
E kush kokën e ka bosh,
I jep mendje gjithë dynjasë….

Seq na zë një nostalgji,
Kami mall e digjet xhani,
Ndaj, në pafshi kund ” njerzi “,
Një ” të fala ” na i bëni…….

The post Ky qytet… – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Llogjika” e “arsyeja” – Lek Gjonaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/29/llogjika-e-arsyeja-lek-gjonaj/ Tue, 29 Sep 2020 18:42:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12905 “LLOGJIKA” E ” ARSYEJA”…… Ku humbi llogjika, ku gjendet arsyeja, Motrushet binjake, të lindura bashkë…?!...

The post “Llogjika” e “arsyeja” – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“LLOGJIKA” E ” ARSYEJA”……

Ku humbi llogjika,
ku gjendet arsyeja,
Motrushet binjake,
të lindura bashkë…?!
Se i adhuroj , i dua të dyja,
Në i shihni ,më thoni,
se do ju qeras……

Nën qiellin e ngrysur,
në shiun që bie,
Të ftohtit e dimrit,
ju hyri në palcë,
Më duhet një zjarr,
do i ngroh të dyja,
Do mbledh ca karthia,
pakëz dushk të thatë….

Mbi kasollen time,
kur të endet tymi,
Mi shuani shkëndiat,
të mos bien mbi kashtë,
Se unë do mbyll derën,
të mos hyjë ” tërbimi”,
I ligu ” satana” ,
që nxori motrat jashtë……

The post “Llogjika” e “arsyeja” – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mirditor, zoti m’ka falë – Lek Gjonaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/25/mirditor-zoti-mka-fale-lek-gjonaj/ Fri, 25 Sep 2020 17:10:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12717 MIRDITOR, ZOTI M’KA FALË….. Mirditor, zoti m’ka falë, Dymbëdhjet malet kanë dasht djalë, Shqipja nanë...

The post Mirditor, zoti m’ka falë – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MIRDITOR, ZOTI M’KA FALË…..

Mirditor, zoti m’ka falë,
Dymbëdhjet malet kanë dasht djalë,
Shqipja nanë më ka bekue,
Tre herë pushka më ka pagzue…
Dymbëdhjet gurra më dhanë flladin,
Dymbëdhjet kreshta m’rritën shtatin,
N’xhamadan, dymbëdhjet gajtana,
Mi kanë thurun Orë e Zana….

Mirditor,zoti m’ka falë,
Në gji shqipen e kam marrë,
Se pë plang e pasuri,
Kam atdheun perëndi…
E për emër e bajrak,
Mbaj flamurin mbi oxhak,
Nën kët qiell e mbi kët tokë,
Nder e besë për miq e shokë….

Me piskamë prej Dukagjinit,
Që ka da m’dysh dhe ujit e Drinit,
Shpirti im kur ka me m’dalë,
Frymën kreshtës ka me i falë…
S’ka me u shu, ka mu përflakë,
Me u paqsu në dymbëdhjet bajrakë,
Malit Shejtë ku rrjedh Bargjana,
Përjetsisht t’vallzojë me zana…….

The post Mirditor, zoti m’ka falë – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I pangopuri… – Lek Gjonaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/22/i-pangopuri-lek-gjonaj/ Tue, 22 Sep 2020 19:43:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12657 I PANGOPURI. … Ndrydhi shpirtin në kuletë, U burgos në një vetmi, Nuk pa ditë,...

The post I pangopuri… – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I PANGOPURI. …
Ndrydhi shpirtin në kuletë,
U burgos në një vetmi,
Nuk pa ditë, as gëzoi jetë,
S’njohu grua, as fëmijë. .
Zhvati qindarkën e fundit,
Pa e bërë qejfin qeder,
Fukarasē i vuri thundrën,
Preu biletën për në ferr. …
Vdiq i unshëm dhe i etur,
Lot në sy su pa askund,
Në pirg të varrit varur mbeti,
Veq kapelja mbi bastun. ….
Lind e vdes brenda një nate,
Ai që s’jep, por vetem merr,
Me një qelës, që quhet zhvatje,
E hap portën për në ferr. …….

The post I pangopuri… – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shokët – Lek Gjonaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/21/shoket-lek-gjonaj/ Mon, 21 Sep 2020 20:10:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12649 ” SHOKËT “…… Isha “lart” kur pata fat, Kisha shokë sa një armatë… Sa si...

The post Shokët – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
” SHOKËT “……

Isha “lart” kur pata fat,
Kisha shokë sa një armatë…
Sa si zinte derë e stanit,
E i mbaja “veshkë” mes dhjamit.
Mbanin nur, u qeshnin sytë,
Temena m’bënin ç’do ditë,
Pashë dyzina me urime,
Sa betoheshin në kokën time,

S’di më mori kush “më sy,”
A preva kashtën mbi kalli,
Shkela kallo në terr nate,
A mbi kurriz mbaja mëkate,
Ishte nata në të gëdhirë,
“Qyq “u gjenda n’shkretëtirë,
Këmbëzbathur n’rërën prush,
Nje gotë uji s’më zgjati kush. ..

Ikën shokët, nga më vanë,
Si zogj korbash u shpërndanë…
E lanë rërën, shkretëtirën.
Ca për shoqe, zgjodhën c’mirën,
Kush deshi pak të nxehtë,
Gjeti “klloçkë, hyri nën fletë,
Kush pati zemër të ligë,
Futi kokën në ” piramide, ”
Ca bënë kryq me këmbë e dorë,
Ranë në gjunjë, ndërruen “shënjtorë,”
Mua “qyq ” në shkretëtirë,
Ma bëj zot, si t’jetë më mirë…
S’kam fishkëllimë prej baritori,
S’kam as zërin prej tenori,
S’kam nje furçë prej llustraxhiu,
S’kam tupan daullexhiu,
S’do thërras shokët , do i lë qetë,
Se qudira ka kjo jetë. …
Vjen një qast e z’bathen vetë…..

The post Shokët – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një lule mimoze – Lek Gjonaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/20/nje-lule-mimoze-lek-gjonaj/ Sun, 20 Sep 2020 10:15:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12591 NJË LULE MIMOZE… Ndonse nuk jam shquar për shije të përkryer, Në përzgjedhje perlash, që...

The post Një lule mimoze – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË LULE MIMOZE…

Ndonse nuk jam shquar
për shije të përkryer,
Në përzgjedhje perlash,
që kallin ndjesi,
Një lule mimoze
shumë e kam pëlqyer,
Sa aroma vargjeve u mbeti stoli…..

Lules fantastike që kundermonte,
Bekon dëshira e dhuron magji,
Zoti i dha tagër
në Shkurt të lulëzonte,
Pranverës në prag
ti “shkilte” një sy…….

Era aromën ju përcolli stinëve,
Vesa mban përlotur
petalet në agim,
Ledhaton mimoza
brengat dashurive,
Dhuratë e bekuar
për Shën Valentin…….

The post Një lule mimoze – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jemi të gjallë përmbi të gjallë – Lek Gjonaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/20/jemi-te-gjalle-permbi-te-gjalle-lek-gjonaj/ Sun, 20 Sep 2020 09:17:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12571 Jemi të gjallë përmbi të gjallë, Moj Kosovë për ty kem mallë… Veshur me kurorë...

The post Jemi të gjallë përmbi të gjallë – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jemi të gjallë përmbi të gjallë,
Moj Kosovë për ty kem mallë…
Veshur me kurorë lavdie,
Në altar të kësaj lirie,
Buzëqeshjen mbajmë në buzë’
Ne, vëllezrit GJokaj, zemërshpuzë,
Se me shpirt kem dashtë lirinë,
Me Jasharë e Haradinë…

Qielli i ndritur përmbi krye,
Na stolis ballin me yje,
Vijnë pranverat , sjellin lulet ,
Vijnë shqiponjat edhe ulen,
Afsh i dheut na ndez shpuzë,
Ndaj buzëqeshje mbajmë në buzë,
Se në vatra e në pragje,
Më nuk shohim lot në faqe…….

Ç’do ditë rritemi o moj nanë,
Me flamurin që kem pranë,
Bashkë me shqipen që na dha emër,
Me Kosovën që na mban në zemër,
Me bilbilat lart në kreshta,
Ku mbrojt nderi , u dha besa,
Mes kreshnikësh që u ka hije,
Në altar të kësaj lirie……

Me shtat zemra lindëm moj nanë,
Kem prap jetë për ty me dhanë,
Nder e besë nuk shuhen kurrë,
Të kuq kem gjakun për flamur,
N’guxoftë kush me ty mu ndeshë,
Shpirti i të rënve qohet peshë,
N’llavë vullkani ka me u kthy,
Nga Preveza gjer n’Dardani………
Fotografia e Lek Gjonaj

The post Jemi të gjallë përmbi të gjallë – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’pata shpresën për të humbur… – Lek Gjonaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/12/spata-shpresen-per-te-humbur-lek-gjonaj/ Sat, 12 Sep 2020 14:43:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12375 S’PATA SPRESËN PËR TË HUMBUR… Gjashtêdhjet herë lulet kanë qelur, E aq herë petalet ranë,...

The post S’pata shpresën për të humbur… – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’PATA SPRESËN PËR TË HUMBUR…

Gjashtêdhjet herë lulet kanë qelur,
E aq herë petalet ranë,
Të numroj hapat që kam hedhur,
Botës rreth do i kisha ardhë…..

Të numroj shtigjet ku jam qasur,
Ndër dy shekujt ku jam endur,
Shtat prej guri të kem patur,
Unë besoj, do isha gdhëndur…..

Me sa dallgë do jem përballur,
Gaz e brengë mbajta në gji,
Veq ai zot që më ka falur,
E vetë shpirti im e di……

S’pata shpresën për të humbur,
S’pata ndjenjën për të tretur,
Ndaj dhe ëndrrës më të bukur,
Nuk i shfaqem hatërmbetur…….

The post S’pata shpresën për të humbur… – Lek Gjonaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>