Mirditor, zoti m’ka falë – Lek Gjonaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MIRDITOR, ZOTI M’KA FALË…..

Mirditor, zoti m’ka falë,
Dymbëdhjet malet kanë dasht djalë,
Shqipja nanë më ka bekue,
Tre herë pushka më ka pagzue…
Dymbëdhjet gurra më dhanë flladin,
Dymbëdhjet kreshta m’rritën shtatin,
N’xhamadan, dymbëdhjet gajtana,
Mi kanë thurun Orë e Zana….

Mirditor,zoti m’ka falë,
Në gji shqipen e kam marrë,
Se pë plang e pasuri,
Kam atdheun perëndi…
E për emër e bajrak,
Mbaj flamurin mbi oxhak,
Nën kët qiell e mbi kët tokë,
Nder e besë për miq e shokë….

Me piskamë prej Dukagjinit,
Që ka da m’dysh dhe ujit e Drinit,
Shpirti im kur ka me m’dalë,
Frymën kreshtës ka me i falë…
S’ka me u shu, ka mu përflakë,
Me u paqsu në dymbëdhjet bajrakë,
Malit Shejtë ku rrjedh Bargjana,
Përjetsisht t’vallzojë me zana…….

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com