Jemi të gjallë përmbi të gjallë – Lek Gjonaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Jemi të gjallë përmbi të gjallë,
Moj Kosovë për ty kem mallë…
Veshur me kurorë lavdie,
Në altar të kësaj lirie,
Buzëqeshjen mbajmë në buzë’
Ne, vëllezrit GJokaj, zemërshpuzë,
Se me shpirt kem dashtë lirinë,
Me Jasharë e Haradinë…

Qielli i ndritur përmbi krye,
Na stolis ballin me yje,
Vijnë pranverat , sjellin lulet ,
Vijnë shqiponjat edhe ulen,
Afsh i dheut na ndez shpuzë,
Ndaj buzëqeshje mbajmë në buzë,
Se në vatra e në pragje,
Më nuk shohim lot në faqe…….

Ç’do ditë rritemi o moj nanë,
Me flamurin që kem pranë,
Bashkë me shqipen që na dha emër,
Me Kosovën që na mban në zemër,
Me bilbilat lart në kreshta,
Ku mbrojt nderi , u dha besa,
Mes kreshnikësh që u ka hije,
Në altar të kësaj lirie……

Me shtat zemra lindëm moj nanë,
Kem prap jetë për ty me dhanë,
Nder e besë nuk shuhen kurrë,
Të kuq kem gjakun për flamur,
N’guxoftë kush me ty mu ndeshë,
Shpirti i të rënve qohet peshë,
N’llavë vullkani ka me u kthy,
Nga Preveza gjer n’Dardani………
Fotografia e Lek Gjonaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com